Showing posts with label Embelsira. Show all posts
Showing posts with label Embelsira. Show all posts

Sunday, 2 November 2014

Tiramisù dietike (pa vezë dhe maskarpone)

Jeni ne diete por nuk doni te hiqni dore nga embelsirat? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte shume me e lehte (me rreth 200 kalori me pak) sesa Tiramisuja klasike. Menyra e pregatitjes eshte e njejte, pervec faktit qe perdoret krem djathi i tipit filadelfia ose rikota ne vend te kremit maskarpone dhe eleminohet perdorimi i vezeve.

Perberesit :

  • 400gr krem djathi filadelfia ose gjize pa kripe (rikota)
  • 1 filxhan çaji kafe ekspres e pregatitur+ 2 luge sheqer (mund ta eleminoni nese deshironi)
  • 400gr biskota savoiardi (ose mund ti zevendesoni me biskota te tjera te tipit Pavesini)
  • 4 luge sheqer pluhur
  • 1 luge rum ose esence rumi
  • 2 luge grimca çokollate te zeze
  • kakao e hidhur pluhur
  • pak qumesht
  • pak kripe
Kafene e pregatitur me ekspres ose moka, e hollojme me pak uje ose qumesht ne menyre qe shija e saj te mos rezultoje shume e koncentruar, dhe e leme te ftohet ne nje pjate te thelle.

Ne nje tas te thelle, punojme me pirun kremin filadelfia, ose rikoten me sheqerin derisa kremi te rezultoje i njetrajtshem. Shtojme nje luge rum dhe nje luge grimca çokollate te zeze duke i perziere mire.
Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht.
Zhysim biskotat savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqe me kakao te hidhur pluhur. E vendosim tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

Friday, 31 October 2014

Kek me portokall dhe kanellë

Sot po ju paraqesim nje recete teper te pershtatshme si per mengjes ashtu dhe per zemer, kekun me portokall dhe kanelle, nje kombinim fantastik midis agrumeve dhe erezave!

Perberesit

  • 300gr miell 00
  • 150ml vaj luledielli
  • 200gr sheqer
  • 3 veze
  • 1 gote leng portokalli
  • lekuren e nje portokalli
  • 1 pako pluhur pjekes
  • 1 luge te vogel plot me kanelle
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje
Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 5 minuta vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak kripe, kanellen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda. Shtojme edhe lengun e portokallit dhe lekuren e tij duke vazhduar rrahjen.
Ne nje tas te madh, sitim miellin bashke me pluhurin pjekes dhe ja shtrojme pak nga pak perberjes se mesiperme duke e alternuar edhe me vajin e lulediellit.
Lyejme me gjalp dhe miell nje forme per kek, hedhim ne te brumin e perftuar dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta (bejme gjithmone proven e pirunit). E leme te ftohet plotesisht dhe e sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaqe.
*Keshille: Per ti dhene kekut nje shije akoma me te veçante, pasi kemi shtuar lengun e portokallit, shtojme edhe 2 apo 3 amareta te copetuara apo 1 luge pije Grand Marnier.

Tuesday, 28 October 2014

Krem Nutela e bërë në shtëpi

Nese edhe ju (ashtu si une) nuk e çoni me shume se nje jave kavanozin e Nuteles, atehere jeni duke lexuar receten e duhur! Kombinimi i lajthive te pjekura me çokollaten e zeze te nje cilesie te mire, do tju japin nje variant jo vetem me te shendetshem te Nuteles, por edhe me te shijshem! Prandaj mos u ndjeni ne faj qe sa here te hapni frigoriferin te hani nga nje luge, te pakten e dini qe po konsumoni diçka te pregatitur nga duart tuaja!

Perberesit per nje kavanoz

  • 250gr lajthi natyrale te qeruara
  • 100gr çokollate te zeze te nje cilesi shume te mire (ose çokollate me qumesht per femijet), te grire
  • 2 luge kakao pluhur pa sheqer te nje cilesie shume te mire
  • 2 luge sheqer kaf (kane)
  • 1 luge mjalt shumelulesh
  • 1 luge gjalp te nje cilesi shume te mire, ne temperature ambjenti
  • 1 luge te vogel vanilje
  • nje maje luge kripe
Parangrohim furren ne 150C.
I vendosim lajthite ne nje tave te shtruar me leter furre pa i mbivendosur me njera tjetren dhe i pjekim per rreth 20 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe te mos digjen. I heqim nga furra dhe i veme ne nje pecete te paster, i ferkojme mire me peceten per ti hequr lekuren e jashtme, por edhe nese ngel ndonje mos u shqetesoni: kjo nuk do te ndikoje ne shijen e Nuteles.
I hedhim lajthite e qeruara dhe te pjekura ne enen e mikserit elektrik dhe i grijme derisa te na formohet gjalpi i lajthive, mund te nevojiten deri ne 5 minuta. Shtojme gjalpin, sheqerin, vaniljen, kakaon pluhur dhe pak kripe. Vazhdojme perzierjen edhe per 2 minuta te tjera derisa e gjithe masa te homogjenizohet.
Shkrijme çokollaten e grire ne mikrovale dhe ja shtojme perberjes me siper bashke me mjaltin. Vazhdojme perzierjen edhe per 5 minuta te tjera derisa kremi te jete plotesisht i bute dhe pa asnje kokerriz te voegl lajthie apo çokollate.
Nutela e bere ne shtepi mund te jete pak e holle, por kini parasysh qe do te trashet nderkohe qe ftohet.
E ruajme ne frigorifer ne nje kavanoz hermetik per maksimumi 1 jave.

Krem pastiçerie i lehtë (pa vezë)

Edhe pse po mundoheni te kontrolloni kalorite qe konsumoni ne dite, kjo nuk do te thote qe te hiqni dore nga nje cope embelsire... aq me mire nese e pregatitur me krem pastiçerie. Pse? Sepse ne ju tregojme nje tjeter menyre per te pregatitur kremin e pastiçerise te lehte, pa veze dhe pa qumesht lope, por me qumesht soje.

Perberesit

  • 1l qumesht soje
  • 4 luge plot sheqer
  • 4 luge plot miell ose niseshte
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1 limoni
  • pak shafran indie ose nje maje luge shafran per ti dhene ngjyre
Ne nje tas perziejme miellin me sheqerin dhe dy filxhan qumesht te ngrohte derisa masa te rezultoje pa kokerriza.
Vendosim ne zjarr nje tenxhere me qumeshtin e mbetur te cilit i kemi shtuar vaniljen dhe lekuren e limonit. Sapo te arrije piken e vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojme perberjen me qumesht, miell dhe sheqer duke e perziere shpesh.
E rivendosim serisht ne zjarr te ulet dhe vazhdojme perzierjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. Nese duam ti japim kremit tone nje ngjyre te bukur te verdhe, shtojme ne sekondat e fundit pak shafran te tretur ne nje filxhan kafe qumesht.
Eleminojme lekuren e limonit dhe e perdorim ne embelsira te ndryshme.

Wednesday, 8 October 2014

Torte me Lajthi

Perberesit per koren:

5 te bardhe te vezes
5 luge sheqer
Nje vanilje sheqer
5 luge lajthi te bluara
Nje qese pluhur paste
5-6 luge uje te nxehet
Gjysem luge nescafe



Perberesit per kremin:

5 te verdha te vezes
5 luge sheqer
80 gr qokollate qumeshti
150 gr margarine
200 ml ajke e embel


Gllazura:

100 ml ajke e embel
100 gr qokollate


Te bardhet e vezes tundet me sheqer derisa te formohet nje shkume e forte dhe i qitet edhe sheqer vanilja dhe pastaj i shtohen lajthite e bluara duke e perzier ngadale qe te behet nje mase homogjene dhe kjo mase qitet ne kallep te vogel te mbuluar me leter per pjekje te lyer me yndyre, ne madhesi me 25 me 35 cm dhe piqet ne temp.180 grade per 15-20 minuta. Pastaj kjo mase laget pasi te piqet me ujin e vale dhe neskafen e tretur dhe lihet te ftohet.

Qumeshti perzihet me te verdhat e vezes dhe zihet ne ene metalike mbi tengjere qe vlon dmth zihet mbi avull dhe pasi te jete shkrire sheqeri i shtohet cokollata e coptuar e bardhe e qumeshtit dhe pastaj margarina e coptuar qe ka qendruar ne temperature dhome dhe e perziejme ngadale derisa te filloj te trashet. Ajka tundet veqmas por jo shume qe te mos trashet ajka shume dhe kete msae e perziejme me masen tjeter dhe e qesim mbi kore dhe e leme te ftohet. Pastaj lyhet me glazuren e pergaditur me perzierjen e qokollates te shkrire me ajke te emebel dhe lihet te ftohet ne frigorifer.

Torta “Sacher”

Përbërësit:

140 gr gjalpë,
160 gr sheqer,
180 çokollatë,
8 vezë,
120 gr miell,
2 lugë keks të bluar,
1 sheqer vanilje,
Xhem kajsishë.
Glazura:

120 gr gjalpë,
2 lugë vaj,
250 gr çokollatë.
Udhëzimet:

Tundet gjalpi i zbutur me sheqer.
Shtohen sheqeri vanilje, të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundja.
Hidhet gradualisht mielli i përzier me keksa të bluar.
Masa tundet gjersa të kompaktësohet.
Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme.
Shtohen dhe përzihen me lugë me masën e tundue më parë.
Pasi të bëhet masë e njëllojt,ajo derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër kuzhine, kurse anët e kallëpit lyhen me gjalpë dhe përmillen.
Futet në furrë të nxehtë me temperatur 160 C, për t’u pjekur për 50-60 min.
Mirë është furra mos të hapet gjersa të ftohet torta.
Xhemi nxehet pak sa të vaket, përzihet mirë që të hollohet pak dhe pastaj lyhet torta në mes.
Bashkohen koret.
Me një shtresë shumë të hollë lyhet edhe sipër dhe anash.
Torta vendoset në tel të shtruar me letër kuzhine, para se t’I hidhet glazura.
Glazura:

Shkrihet gjalpi, nxehet gjersa të shtresohet shkuma.
Veçan në enë coptohet çokollata dhe duke e përzier vazhdimisht i shtohet gjalpi I nxehtë dhe vaji.
Përzihet mirë me lugë, derisa të bëhet masë e njëllojtë.
Glazura i hidhet sipër nga mesi, e njëkohësisht lyhet edhe anash.
Pasi të mpikset çokollata, hidhet edhe një shtresë çokollate sipër dhe rrafshohet mirë.
Çokollata e derdhur në letër, pasi të forcohet largohet me thikë dhe përdoret për kek të ndryshëm.

Thursday, 17 July 2014

Tortë e zezē

Perbersit : 

  • 4 veze
  • 14 luge ( supe ) sheqer
  • 14 luge ( supe ) miell
  • 14 luge ( supe ) vaj luledielli
  • 14 luge ( supe ) qumesht
  • 2 luge   ( supe ) kako
  • 1 bakin powder ( pecive )
  • 1 sheqer vanilje ( 10 g )
  • 2 çokollata kuzhine ( te zeza )


Pergaditja :

Se pari ne ene te thelle i hedhim vezet i tundim mire e mire , pastaj te gjithe perbesrit e mbetur perpos çokollates i hedhim ne enen e njete ku me pare i kishim hedhur vezet ( duke i perzier dal nga dal ) .
Masen e fituar e hedhim ne nje tepsi dhe e pjekim ne temperatur 200 grade celcius , 15 deri 20 minuta .
Perderisa masa piqet  , ane ne anen tjeter ne nje ene hudhim çokollaten e grimcuar  qe te shkrihet .
Pasi qe masa eshte pjekur dhe cokollate eshte shkrire , masen e prejme ne forma katrore apo sipas deshires suaj dhe krejt ne fund cokollaten e hedhim mbi masen .

Torta eshte gati JU BEFTE MIRE !

Receta e derguar nga : Xheneta Ndrecaj

Krem brulè me vanilje dhe salcë luleshtrydhe

Kremi brulè eshte vleresuar gjithmone si nje recete e thjeshte, por e rafinuar. Ne momentin qe e shoqerojme me salcen e luleshtrydheve, shnderrohet ne nje delikatese tipike verore!

Perberesit


…per kremin brulè
  • 7 te verdha vezesh
  • 250ml qumesht me yndyre te plote
    750ml krem pana per embelsira
  • 100gr sheqer te bardhe
  • 1 pako te vogel vanilje
  • 50gr sheqer kane (ngjyre kafe)
…per salcen me luleshtrydhe
  • 250gr luleshtrydhe te fresketa
  • 1 luge te vogel niseshte
Pregatisim kremin brulè duke rrahur ne nje ene te verdhat e vezeve me sheqerin dhe vaniljen derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme qumeshtin, kremin pana dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda.
E hedhim kremin e perftuar neper forma qeramike te cilat i vendosim ne nje tave te thelle. Kremin do ta gatuajme ne banjomari, prandaj veprojme ne kete menyre: e mbushim taven me uje derisa uji te arrije gjysmen e lartesise se formes dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 250°C per rreth 1 ore. Ne raste se shohim se uji po vlon, shtojme 3-4 kuba akull.
E nxjerrim taven nga furra dhe e leme kremin te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti brenda ne uje. Me pas, i fusim format ne frigorifer per te pakten 2 ore.
Reduktojme ne purè luleshtrydhet me ndihmen e nje mikseri elektrik, e sitim purène ne menyre qe te eleminojme farat dhe lengun e perftuar e vendosim ne zjarr me 1 luge te vogel niseshte derisa ti japim trashesine e deshiruar.
Ne momentin e servirjes, e sperkasim kremin brulè me sheqerin kaf te cilin e karamelizojme me paisjen perkatese ose i vendosim format per pak minuta ne pjesen e siperme te furres shume te nxehte.
E sherbejme te shoqeruar me salcen e luleshtrydheve.

Monday, 14 July 2014

Biskota me cokollate dhe banane ose dardha

Pregatitet me brume biskotash ose pasta frolla i thojne ne Itali.

Perberesit:
250gr miell,
150 gr gjalpe,
2 veze,
150 gr sheqer,
1/2 e bustine lievito ose 1 luge kafeje me sode buke.

Pergatitja:


Pregatitet brumi dhe vendoset ne frigorifer per nje ore i mbeshtjellur ne cellofan ose plasmas ushqimesh. Nevojitet nutella dhe banane ose dardha siq e bej une.

Piqen ne furre ne temp 170 grade per rreth 15-20 min.

Me pas veproni si ne foto

Thursday, 29 May 2014

Klafuti (Clafoutis) me qershi

Perberesit per 6 persona :

  • 400-500gr qershi te embla
  • 180ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
  • 65gr miell
  • 60gr sheqer (mund ta rrisni sasine deri ne 100gr nese e doni me te embel)
  • 2 veze te medha
  • 2 luge gjalp + per te lyer taven
  • 1 pako te vogel vanilje
  • sheqer pluhur per sperkatje
  • pak kripe

Udhëzimet :


  1. Lajme si fillim qershite nen uje te rrjedhshem, i thajme me nje pecete te paster dhe i heqim me kujdes berthamat.
  2. Ne nje tigan, shkrijme nje luge gjalp dhe kaverdisim per 1-2 minuta ne zjarr te ulet qershite derisa te avulloje i gjithe lengu qe mund te kene leshuar. I sperkasim me 1 luge sheqer dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 1 minute tjeter duke i perziere gjate te gjithe kohes.
  3. Lyejme nje tave me gjalp, e sperkasim me pak sheqer dhe hedhim qershite e kaverdisura nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e brumit.
  4. Rrahim ne nje ene vezet me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme vaniljen, miellin, qumeshtin, 1 luge gjalp te shkrire dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 1 minute. E hedhim brumin ne taven ku kemi vendosur qershite dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 40-45 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte.
  5. E nxjerrim embelsiren nga furra, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te ngrohte. Mund ta shoqerojme gjithashtu me pak pana te rrahur per embelsira, akullore me vanilje apo pak kos grek me sheqer.
  6. E ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.
  7. *Keshille: Nese embelsiren nuk do t’ia servirni femijeve, mund ti shtoni brumit edhe 2 luge konjak, rum apo liker qershie. Gjithashtu mund te zevendesoni gjysmen e qumeshtit me pana te lengshme per embelsira; ne kete rast embelsira do te rezultoje me kalorike.


  8. Shërbehet për:  6 persona                                            
       
    Koha: 55 min

Tuesday, 27 May 2014

Tortë ‘reform’

Përbërësit


  • 150 gr çokollatë
  • 300 gr arra
  • 1 lugë e gjysmë miell
  • 8 lugë sheqer
  • 100 gr rrush i thatë
  • 10 vezë
  • 150 gr gjalpë
  • 30 ml rum
  • 300 ml shtalpë
  • 10 lugë sheqer
    Udhëzimet :


  1. Të bardhat e vezës i rrahim me mikser, duke shtuar 10 lugë sheqer. I rrahim derisa të shkrihet sheqeri dhe derisa të bëhet kremi.
  2. Miellin e hedhim mbi arrat e thërrmuara dhe i përziejmë me dorë. Miellin dhe arrat i shtojmë në krem. Përziejmë me lugë, e shtojmë rrushin e thatë dhe rumin dhe përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene.
  3. Tavën për pjekje e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për

Tiramisù


Këto kohë, në disa vende të ndryshme, më ka takuar të ha përshesh me vezë dhe sheqer të emëruar në meny si tiramisù. (Në mungesë të vullnetit për tu konfrontuar me kuzhinier) Ky postim është protesta ime për abuzimin me emërtimet dhe recetat klasike, në këtë rast me tiramisù-në.


Historia e tiramisù-së nuk është shumë e definuar por supozohet se për herë të parë është gatuar në shek. e XVII në Sienna të Italisë së sotme, për nderë të vizitës se Cosimo de Medici, dukës së Toskanës. (nuk e di historinë as unë kaq mirë, por kështu më tha google).
Mund t’ju them më tepër për emrin, tiramisù në shqip mund të përkthehet si më kthjello (ose siç do ta kishte përkthyer ndonjë nga yjet e estradës tonë: më ngre lartë :p ). Këtë emër më së miri e arsyeton sasia e madhe e kafesë që ndodhet në këtë ëmbëlsirë.
Personalisht tentoj të mos gatuaj tiramisù në sasi shumë të mëdha, për arsye të mungesës së vetëkontrollit. Për të njëjtën arsye, si dhe për të hequr përgjegjësinë në abuzimet e mundshme me sasitë, po ju tregoj recetën për një tiramisù mesatare (i.e. për 6 persona), anipse sapo kam përgatitur një tepsi të madhe…
Përbërësit janë:IMAG8814
3vezë,
60gr sheqer,
ekstrakt vanileje,
250gr djathë mascarpone,
200gr biskota sa

Tuesday, 20 May 2014

Tortë me dardha dhe çokollatë


Kohë pas kohe, të gjitha këshillat për ushqyerje të shëndetshme bien poshtë; fitojnë tundimet, të cilat vijnë në të gjitha trajtat dhe përbërjet por më së shpeshti janë prej çokollate, të paktën për mua. Në vazhdim, më lejoni t’ju prezantoj një tortë me çokollatë dhe dardha! është një tortë e çmuar nga ata që kuptojnë në ushqim dhe mund të jetë një qerasje shumë e veçantë sepse të lë përshtypjen e diçkaje të kuruar me kujdes. Si dhe, përfundimisht nuk kërkon shumë mund për t’u përgatitur.


Ata që kan lexuar ndonjë nga publikimet e mia në këtë bllog, mund ta kenë vërejtur që më pëlqen të ngazëllehem për përbërësit, kështu që normalisht nuk do të bëja protagoniste të një torte dardha dosido. Dardhat që kam përdorur janë marrë nga kopshti ynë para pak kohësh, prezantimi i tyre kërkon pak vëmendje, ju lutem:IMAG6061
Për t’i përdorur në tortë duhet që të pastrohen, të qërohen dhe tu hiqen farat.IMAG6064Më pas, dardhat vendsen në një tenxhere bashkë me 1 gotë ujë, 1 lugë gjelle sheqer dhe lëngun e

Sunday, 18 May 2014

Shpërthim çokollate (tortë)

Arsyeja pse e kam titulluar këtë publikim/tortë Shpërthim çokollate nuk do shumë mund për tu kuptuar, kemi të bëjmë me një nga ëmbëlsirat më çokollatë-plote që mund të imagjinoni.
Por nëse po prisni diçka super të ëmbël dhe të rëndë, gaboheni. Teprimi në këtë rast është ekskluzivisht me çokolatë.
Mund t’ju them që është një tortë me të vërtetë e shijshme, me të cilën mund ta qerasin denjësisht këdo. Imagjinoni një petë të shkrifët, të butë dhe të lëngshme e mbytur në kakao çka e bënë atë të pasur, e mbuluar pastaj me krem të dendur nga çokollata e zezë…është me të vërtetë e pamundur t’i rezistohet sidomos nëse jeni dashamirës të çokollatës.

Nuk po e zgjas sepse kam përshtypjen që fotografitë e mëposhtme do të më ndihmojnë të sqaroj më mirë se për çka bëhet fjalë.
Për këtë tortë duhen:
IMAG8243
Për petët:
50 gr kakao pluhur,
100 gr sheqer kafe(i errët),
250 ml ujë të vluar
225gr miell,
½ luge çaji sodë bikarbonati,
½ luge çaji pluhur për pjekurina,
125gr gjalpë,
150gr sheqer,
2 lugë çaji esencë vaniljeje,
2 vezë.
Për kremin:
125ml ujë,
30gr sheqer,
175gr gjalpë,
300gr çokollatë të zezë.
Filloni duke e përvëluar kakaon dhe

Friday, 16 May 2014

Çokollatë e nxehtë!!


Para se të filloj të shkruaj dhe të bashkangjis fotografi, më lejoni të ju kërkoj falje për atë që do të shihni (do ta kuptoni më tutje se pse kërkimfalja ishte e domosdoshme!).


Qëllimi i këtij publikimi nuk është t’ju bëjë që t’u shkoj goja lëng por t’ju prezantoj rekuizitën më të mirë për t’i përballuar dimrit me hijeshi, ajo është pikërisht çokollata e nxehtë.  Nuk e kam fjalën për qumështin me kakao, por për çokollatën e dendur të shkrirë, atë që mund të shëroj dhe t’ju rrotullojë për së mbari ditën.
Nuk po e zgjas më shumë- ja përbërësit për qerasjen më të mirë që mund t’i bëni vetes këto ditë të ftohta:
IMAG6409
Këtë radhë, unë kam gatuar 3 filxhana të mëdhenjë(200ml) çokollatë, për të cilët më janë dashur:
2 lugë gjelle kakao pluhur
¾ e lugës së gjellës nisheste (amidon)
1 lugë gjelle sheqer
600 ml qumësht
150 gr çokollatë
½ shkop vanilleje
Një sqarim i vogël: çokollata e nxehtë do t’ju dali aq e mirë sa edhe përbërësit e zgjedhur, kështu që kushtoni kujdes çokollatës dhe kakaos,  më së miri është të jenë me rreth 60% kakao.
Fillimisht, vini 500ml qumësht në zjarrë bashkë me farat e shkopit të vanillës.
IMAG6430
-Dy fjalë për këtë të fundit:IMAG6411
detyra vanillës në këtë recetë është ta neutralizoj aromën e qumështit, çka lejon pastaj që çokollata të bëhet protagonisti i vetëm. 

Unë për vete, shumë shpesh vanillën e zëvendësoj me lëvore portokalli, e cila ofron edhe pak ashpërsi dhe karakter në çokollatë, përveç që e neutralizon qumështin. Kështu që mund të

Bakllava

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne.

Përbërësit

  • 5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lugë të mesme sheqer
  • 1 maje thike kripë
  • Rreth 500 gr miell
  • Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
  • 200 – 300 gr. gjalpë
        Shërbeti
  • 2 kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1.2 kg
  • 2 kavanoza të mëdha me ujë

Udhëzimet :

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.
Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).
Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.
Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.
                                                                                                         Shërbeti :
Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar.

Wednesday, 23 April 2014

Tortë me kakao


Përbërësit:

  • 1 ve
  • 80 gr sheqer
  • 1 vanill sheqer
  • 100 gr margarin(në temperaturë dhome)
  • 2 lugë qumësht
  • gjysëm luge e qajit me sodë bikarboni
  • 300 gr miell
  • 3 lugë buke kakao
Filli:

  • 9dcl qumësht
  • 8 lugë sheqer
  • 10 lugë miell
  • 2 kese vanill sheqer
  • 130 gr margarin

Udhëzimet : 


Vezët,sheqeri dhe vanill sheqeri përzihen me pirun,i shtojmë kakon dhe qumështin,ne fund e shtojmë miellin të përzier me sodë bikarboni.I përziejmë të gjitha dhe në fund e qesim margarinen e coptuar në katrorë të vegjël.E ngjeshim brumin me dorë dhe e ndajmë në

4 pjesë.I tëhollojmë dhe i pjekim në tepsi të lyer me yndyrë dhe të kthyer mbrapsht.Petët piqen në temperaturë 180*C nga 5 minuta sepse janë të holla.(Mos u brengosni nese behen te forta sepse do zbuten pas 1 apo 2 oresh pasi qe te lyhen me fill)

Përgatitja e fillit:

7 dcl qumësht ,sheqeri dhe vanill sheqeri qiten në zjarr të vlojnë.Në 2 dcl e mbetura të qumështit e qesim miellin dhe e përziejmë mirë që mos të mbeten kokrra.Kur vlon qumështi e qesim miellin dhe e ziejm fillin.E lëjmë fillin te ftohet pak (të jetë pak i vakët) dhe i qesim margarinën e tundur me mikser.Me këtë fill i lyejmë petat .Përmbi lyhet me qokoladë të shkrirë.


Shërbehet për: 6-8 persona

Koha: 45 min

Tuesday, 22 April 2014

Embelsire me luleshtrydhe

Embelsira me luleshtrydhe eshte e thjeshte dhe e shpejte per tu realizuar, por mbi te gjitha ka efekt befasues pasi paraqitet ne forme shume te kendshme dhe te bukur per syrin. Mund ta pergatitni me rastin e festave speciale. Une e pergatita per festen e nenes dhe rezultati final ishte i shkelqyer.

Si te pergatitim kete torte apo embelsire me luleshtrydhe:

Përbërësit :
3-4 filxhane luleshtrydhe te pera ne copa si ne figure
2 pete rumbullake brumi sfoliat
1/2 filxhan sheqer
1/2 filxhan uje
3 luge niseshte
1 e verdhe veze
Recete e shpejte per embelsire me luleshtrydhe
embelsire me luleshtrydheembelsira me luleshtrydheembelsira me luleshtrydhe receta

Udhëzimet:


Ne nje tenxhere presim luleshtrydhet, e lara dhe te qerruara, ne copa dhe i perzjejme me sheqerin. Me pas bashkojme me ujin dhe niseshten .Leme te vloje ne zjarr te ngadalte per 10′ derisa te formohet nje mase e trashe si reçel. Nderkohe njeren nga petet e brumit sfoliat e presim ne forma zemre si ne figure
Leme te ftohet masen me luleshtrydhet dhe me pas ne nje tave me diameter pak me te vogel se peta shtrojme leter furre dhe mbi te brumin sfoliat.
Mbulojme te gjithe siperfaqen me kremin e luleshtrydheve dhe mbulojme si ne figure me brumin e prere ne forma zemre.
Me ndihmen e nje peneli lyejme me te verdhe veze te gjitha zemrat dhe me pas sperkatim me sheqer.
Futim ne furre te paranxehur ne temperature maksimale perreth 20′.
Torta duhet te rezultoje e kuqeremte si ne figure. Mund ta servirni ne pjate me panna ose çokollate te shkrire.

Sunday, 20 April 2014

Torte me puding..

Perbersit : 
  • 1 liter qumesht,
  • 2 puding(nje me vanilje dhe 1me kakao)
  • 1pako biskota savojardi 
  • fruta sipas deshires ( me banane behet e mire )
Pergaditja :

Marim nje tenxhere ne te hedhim budingun me kakao,3luge sheqer dhe 500ml qumesht e trazojme deri sa te filloje te nxjeri bulza .
Pra te trashet,me pas e leqim dhe e lem sa ti iki nxehtesia te njejten gje bejme dhe me pudingun tjeter..pastaj ne nje tepsi shtrojme biskotat
Siper i hedhim bud. me kakao shtrojme biskota serish dhe siper budingun e vaniljes e lem disa minuta sa te mpikset dhe e zbukurojme me fruta siper
E lem 4 ore ne frigorifere dhe pastaj esht gati! esht embelsire shum e thjesht dhe shum e mir.

Receta eshte derguar nga nje mikeshe e faqes sone :)

Monday, 14 April 2014

Revani me Sherbet

Përbërësit:
  • 10 vezë të freskëta fshati
  • 10 lugë sheqer
  • 10 lugë miell
Perberesit per sherbetin:
  • 1 kg sheqer
  • 5 gota ujë,
  • 1 qeskë sheqer vanilje
  • 4 rrathë të hollë limoni.
Sherbeti pasi të fillojë të vlojë,vazhdon zierjen edhe pesë min.në zjarr të ulët,largohet nga zjarri,i shtohet edhe një filxhan k.ujë i ftohtë.

Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë.Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi.Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur.Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin.Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 160-170* C për t’u pjekur për afro 1 orë.Gjatë pjekjes furra nuk hapet.Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët.Pritet në delima.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...