Showing posts with label Tradicionale. Show all posts
Showing posts with label Tradicionale. Show all posts

Tuesday, 15 July 2014

Patellxhana te mbushur

Menyra shqiptare e gatimit te patellxhaneve te mbushur (receta vegjetariane).

Perberesit

  • 4 patellxhan mesatar
  • 1 qepe e madhe e prere holle
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • 4 luge gjelle salce domatesh
  • majdanoz te fresket te grire
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
Parangrohim furren ne 200°C.
Pastrojme patellxhanet dhe i qerojme nje shirit po e nje shirit jo. I ndajme ne dy pjese per se gjati dhe i nxjerrim zemren duke i lene pak tul ne brendesi ne menyre qe kur te gatuhen te mos humbasin formen e tyre. E presim zemren ne copa te vogla dhe e leme menjane.
Ne nje tigan, kaverdisim qepen ne vaj ulliri per rreth 5 minuta apo derisa te zbutet, shtojme copat e patellxhanit dhe i gatuajme edhe per 5 minuta te tjera. Shtojme hudhrat, salcen e domateve, majdanozin, kripe, piper te zi dhe me kete perberje mbushim gjysmat e patellxhaneve. I vendosim ne nje tave te lyer me pak vaj dhe i pjekim per rreth 30 minuta. Shtojme pak uje nese shohim qe patellxhanet po thahen teper. I sherbejme te ngrohte.

Thursday, 29 May 2014

Qahi

Përbërësit :

  • 1 kg miell
  • 2 gota qumësht +1 gotë uj
  • 2 lugë krip
  • 1 lugë maj buke
  • 150 gr gjalpë
  • 300 gr djath apo gjizë
  • 2 vezë
  • 1 ajkë

Udhëzimet :

  • Brumi i qahisë nxinët me qumësht, ujë ,1 lugë krip, maj buke dhe miell. Pastaj e lëmë të qëndrojë 1-1orë e gjysmë i mbuluar në vendë të ngrohtë gjer sa të vije. Brumin e ardhur e ndajmë në 6-7 kuleqë të cilët i t’hollojmë dhe i palojmë një mbi një duke i spërkatur me yndyr dhe përzirjen e djathit me ajkë dhe vezë, ndersa peta e sipërme lyhet me më shumë yndyrë. Qahinë e pjekim afër 40 min. dhe e servojmë të nxehtë me kos, turshi apo specë te skuqur në vajë.

Friday, 16 May 2014

Bakllava

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne.

Përbërësit

  • 5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lugë të mesme sheqer
  • 1 maje thike kripë
  • Rreth 500 gr miell
  • Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
  • 200 – 300 gr. gjalpë
        Shërbeti
  • 2 kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1.2 kg
  • 2 kavanoza të mëdha me ujë

Udhëzimet :

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.
Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).
Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.
Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.
                                                                                                         Shërbeti :
Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar.

Saturday, 19 April 2014

Djath i bardhë

Djathi I bardh -  fitohët nga qumështi I lopës, deles apo I dhisë. Prej koëhrave të mëhërëshme gjër me sot djathi nuk mungonte në sofrat tona.


Përbërësit:

  • 3-5l qumësht
  • 1-2 lugë gjelle tharmë djathi
  • Kripë


Udhëzimet :

Qumshtit të vakët I hedhim 1-2 lugë tharmë djathi dhe pasi që fermentohet e hedhim në nape (cedillë) qe të kullohet. Pasi qe e lëshon hirrën, cedillën me shlirrë e vendosim në një drrasë siper cilës I vejmë një petë guri për të marë formën e shtypur. Djathin e njomë e prejmë në copëza të cilat I kryposim dhe I rreshtojmë në shekë(kacë). Në disa treva tona djathi I bardhë është zënë edhe pa tharmë djathi por vetëm me shllirë.

Monday, 7 April 2014

Tavë dheu tiranse

Tavë dheu tiranse

Perberesit
300g gjize,
250g mish ose melci,
3 domate,2 speca,
150g vaj ulliri,
3 thelbinj hudhra,spec i kuq
1 lug gjelle,
2 kokrra qepe dhe kripe…

Udhëzimet 
Marim nje tigan hedhim vajin, hedhim mbrenda ne tigan mishin qepen trazohen,,me pas hedhim domatet e grira, hudrat, specin e kuq,i trazojm dhe i lejme per 20 min derisa te ziejn me pas hedhim dhe gjizen.

Shërbehet për: 4 persona

Koha: 40 min

Friday, 28 February 2014

Ballokume Elbasani

Kjo recete gatimi eshte embelsire karakteristike e zones se Elbasanit. Ballokume gatuhet kryesisht ne diten e veres ne 14 mars

PERBERESIT:
1 kg miell misri
100 gr miell gruri
8 veze
400 gr gjalpe
50 ml qumesht
1 kg sheqer

PERGATITJA:
Ballokumet do te pergatiten ne kete menyre:

Tretim gjalpin ne nje tenxhere dhe me pas e bashkojme me sheqerin duke e rrahur derisa te formoje nje shkume te bardhe.

Ne nje tas, perziejme vezet e plota me qumeshtin dhe me pas i bashkojme me gjalpin duke rrahur vazhdimisht. bashkojme te dy llojet e miellit me masen e mesiperme dhe vazhdojme te rrahim me pirun.
Leme brumin e ballokumeve te pushoje perreth 20' Nese pas kesaj kohe

brumi na duket i qullet do ta punojme perseri duke shtuar dhe pakez miell.

Ndajme brumin ne rrathe me madhesi mesatare, i shtypim me dore dhe i vendosim ne enen e pjekjes.

Ballokumet, preferohet te piqen ne ene bakri ose qelqi. Pjekja do te behet ne furre te parangrohur ne temperature 170 °. Ju befte mire!

Wednesday, 19 February 2014

Gurabija 5 lekeshe

Kush nga ju nuk i hante me qejf keto gurabije ne pushimin e madh te mesimit?
Perberesit:
  • 400 gr gjalpe ose margarine ne temperature ambienti,
  • 9 ose 10 luge sheqer,
  • 3 filxhane niseshte,
  • esence vaniljeje,
  • 2 filxhane miell,
  • 1/2 filxhan sheqer pluhur.

Pergatitja:
Ne nje tas te bollshem, rrahim gjalpin apo margarinen e bute me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojme dale ngadale niseshtene dhe e trazojme akoma qe te behet homogjene. Hedhim brenda esencen e vaniljes e shtojme pak nga pak miellin derisa te krijohet nje brum i bute.Nuk duhet perdorur miell me teper se c’duhet, pasi na krijon veshtiresi ne dhenien e formes por edhe ne shije.



E veme te forcohet ne frigorifer per te pakten 40 minuta.E marrim pjese pjese dhe duke e rrotulluar mbi tavoline, i japim forme bastuni me trashesi sa gishti i madh, dhe i presim ne diagonal, ( kini parasysh ato qe hanim me aq qejf dikur). Me ndihmen e pirunit, siper bejme viza ne menyre delikate. Pasi mbarojme gjithe brumin keshtu, i veme ne tave mbi leter furre dhe i pjekim ne furre te ngrohte ne 160° per rreth 25-30 minuta e megjithate, derisa nga poshte te kene marre pak ngjyre, por siper duhet te jene te bardha. Lerini te ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas deshires, sperkatini me sheqer pluhur.

Tuesday, 28 January 2014

Tavë e Prizrenit – Tavë me bamje

Tava me bamje, është gjellë me shije të vëqantë e cila përgatitët kryesisht në Prizren.

Përbërësit:

1 kg mish viçi
1 kg bamje
2 kepë
200gr gjalpë
2 – 3 domate
2 limona
Kripë
Biber të kuq
Biber të zi

Përgatitja:

Mishin e presim në copëza dhe e kavërdisim me qepë, kripë, biber t’kuq dhe domate. Bamjet e pastruara i lëmë gjysmë ore në lëngë të limonit, pastaj i kullojmë, i përvlojmë, ua shtojmë mishit të kavërdisur dhe i rreshkim në furrë për afër 30 min. Tava me bamje servohet e nxehtë në kombinim me pilav, patate të skuqura etj.

Monday, 30 December 2013

SHEQERPARE

Sot po iu propozojme keto embelsira te shijshme me origjine turke te cilat jane shume te vleresuara edhe ne vendin tone:Sheqerparet. Sigurisht qe jane shume te embla (si te gjitha embelsirat turke), sepse permbajne shurup dhe se fundi receta plotesohet me nje kokerr bajame qe i vendoset siper.
Perberesit per 15 sheqerpare * 300gr miell * 60gr sheqer * 120gr gjalp ne temperature ambjenti * 2 te verdha vezesh * 1/2 luge te vogel maja birre * 20 kokrra bajame te plota (ose arra/lajthi)
Per shurupin * 450gr sheqer * 600ml uje * lengun e 1/2 limoni
Pregatisim si fillim shurupin (duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin, ujin dhe lengun e limonit) te cilin e ziejme per rreth 15 minuta duke e lene ne nje ane.
Perziejme gjalpin me sheqerin dhe te verdhat e vezeve, shtojme ngadale miellin e situr bashke me majane e birres dhe e punojme masen me duar derisa te formojme nje brume te bute qe e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e leme te pushoje per rreth Çerek ore.
Pasi te kete kaluar kjo kohe, formojme me brumin 15 sfera te vogla te cilat i veme ne nje tave te shtruar me leter furre, i shtypim fare pak ne siperfaqe dhe vendosim ne qender te seciles prej tyre nga nje kokerr bajame te qeruar. I pjekim ne furre te parangrohur ne 190°C per 20-25 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe.
Sapo te dalin nga furra, i hedhim siper shurupin e nxehte me ndihmen e nje luge derisa te zbuten plotesisht.
Keto embelsira turke serviren te ftohta dhe ruhen ne frigorifer ne nje ene te mbyllur me kapak. 
Ju bëfshin mire ..

SHEQEPARE ME ARRA

Përbërësit:
1 kg gjalpë të zbutur,1 kg miell,12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë,1 lugë Çaji sodë buke,200 gr arra të grimcuara,2 kg sheqer.
Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë.Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një.Pasi të bëhet masë e njëllojtë,hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën.Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla,të cilat hollohen sa një pjatë e vogël.Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë,në diametër 10 centimetra.Në mes të Çdo katrori qiten arra të grimcuara,bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë.Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë,ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.
Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili.Brumi hollohet dhe me anë të gotës nxirren nga 4 rrumbullakë,të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin,pastaj ndahen përgjysmë,hidhen arra në petën e parë dhe mbështillen trëndafilat.
Edhe sheqerparet e rrumbullakëta klasike,përgaditen me të njejtin brum.Këtyre mund tu vendoset mbi nga një thelp arre.
Sherbeti: Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta.Hidhet ½ limon i prerë në flegra.Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë,largohet nga zjarri,i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë. Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër Çdo sheqerpareje nga disa herë.Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë sherbetin.

Monday, 23 December 2013

ASHURE

Përbërësit:

1 gotë grurë i bardhë për ashure,
1 gotë sheqer,
pak kripë,
2-3 lugë gjellë niseshte,
1 lugë gjellë kanelle,
50 gr rrush i thate,
1 filxhan çaji me reçel fiku,
100 gr arra te grira,
4-5 karafila.

Përgatitja:

1) Marrim një tenxhere dhe hedhim grurin mbasi e kemi lare. Shtojmë 2.5 kg ujë, dhe e vejmë të zihet në zjarr të ngadaltë derisa të plasaritet gruri.
2) Hedhim kripën, sheqerin, rrushin e thatë, reçelin e fikut të gri
rë, kanellën, karafilat, dhe gjysmën e arrave të grira.
3) Marrim një enë dhe shtojmë niseshtenë bashke me pak ujë dhe e nakatosim masën duke ja shtuar tenxheres në zjarr.
4) Sa kthen një vale 2 min e zbrazim nëpër tasa dhe sipër i hedhim nga arrat e mbetura dhe nga pak kanelle. E lejmë në frigorifer për disa orë në mënyrë që të ftohet dhe të marr shijen e duhur.

Monday, 2 December 2013

Revani me Niseshte

PERBERESIT:
6 VEZE
2 GOTA TE UJIT SHEQER
2 GOTA TE UJIT VAJ
2 MARGARINA nga 250 gr.
800 gr. NISHESTE
1 PLUHUR PER PJEKJE (Peciv, baking powder, levito)
1 SHEQER VANILJE

Pergatitja:
Vezet se bashku me sheqerin dhe sheqer vaniljen dhe i tund me mikser , pastaj ja hedh vajin dhe margarinen e shkrire ne avull i tund dhe ne fund gradualisht ja hedh nishesten me pluhurin per pjekje.

I perzien mire dhe e hedhni ne tepsi te lyer me yndyre e pjekni per 30 minuta ne 180 C.

Pasi pjeket nese deshironi mund ta pluhurosni me sheqer pluhur ...

Fergese

Perbersit :
500 gr mish vicii ose melci
1 qepe
300 gr djath te bardh
4 lug salc kosi
3 domate
2 thelbin hudher
1/2 gote vere
3 luge gjalp
rigon,piper, majdanoz, gjethe dafine.

Pergaditja :

Grijme qepen imet dhe e hedhim ne tenxhere, shtojme mishin ne copa te vogla. Pasi pijne lengun e tyre shtojme veren. Pasi shteron vera shtojme domatet, erezat. Ne nje tas perzjejme djathin me salcen e kosit, deri sa te krijohet nje perberje si gjize e trashe. E shtojme ne tenxhere, dhe e perzjeme deri sa te behet nje mase uniforme. Ne tavat e dheut shtojm nga nje lug gjalp, hedhim perberjen, shtojme gjalpe dhe siper, e vendosim ne furre ne 220 grade deri sa te krijoj pete. Sipas deshires shtojme dhe spec djeges.

Sunday, 1 December 2013

Fergese e shpejte dhe e shijshme

Per receten na duhen:
Salce domatesh, ne kuti ose ti grijm vete,
rigon piper te zi,
majdanoz,
djathe te zakonshem,
djath te verdh, (i njohur si guda)
djath kackavall

Pergatitja:
Veme salcen te zjeje me pak vaj. Shtojme piperin, rigonin, majdanozin, i leme rreth 2 minuta te zjejne me salcen dhe shtojme djathrat qe thame me lart!

Sipas deshires mund te shtojme dhe pak piperke djeges!

Keshille: Ju rekomandoj te mos e trazoni me luge ,por duke levizur tiganin qe te lidhen djathrat njeri me tjetrin!

Tave Elbasani ( Tave Kosi )

Per 4-5 persona duhen :
Mish qengji ose dashi 500 gr,gjalpe 2luge gjelle,2 kokra veze,3 gota uji kos,miell 2 kuge gjelle,oriz 1 luge gjelle,dhe kripe.

Tava e Elbasanit pregatitet me mish qengji ose dashi.
Po te jete me mish qengji,ai piqet drejtperdrejt,ndersa me mish dashi zihet me pare.

Mishin e presim ne thela e vendosim ne tepsi i hedhim gjalpin lart dhe futet ne furre ose ne tave me korrent. Here pas here i hidhet pak uje qe te mos thahet,mbasi piqet hiqet nga furra.

Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa te zverdhet ( te mare ngjyre floriri),por jo te skuqet ; shtohet lëngu i mishit te pjekur i holluar me ujë,perzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salce e trashe,hiqet nga zjarri ftohet dhe pastaj i shtohet kos,veze ,kripë dhe bejme nje përzierje te mire,ne tave hidhet pak oriz gjysmë i zier,radhiten thelat e mishit,siper hidhet masa e pregatitur,pak gjalpe dhe e pjekim ne furre.

Menyra tjeter e thjeshte e njejta recete:
Nqs, ështe mish dashi,ai me pare duhet te zieje 10-15 min para perfundimit te zierjes së mishit,hidhet pak oriz.

Në tenxhere rrihen vezët, shtohet mielli,kos,lëng mishi,gjalp dhe kripe kaurdisen mire;copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin,mbi t'o hedhim masen e pregatitur dhe gjalp i freskët e pjekim ne furre derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe. "Shijim te kendeshem".


Ps. Foto eshte marre nga interneti sa per ilustrim!

Saturday, 30 November 2013

Kulackat 10 Lekshe

Perberesit:
1 kg miell
1/2 kg sheqer
150 ml vaj lule dielli
2 gota e gjysem me uje
1 luge (kafeje) me sode buke
2 te verdha veze

Veshja e sipeme:
Ngjyrues sipas ngjyres qe preferoni
1 e bardhe veze
200-300 gr sheqer pluhur

Pergatitja:
Ne nje ene perziejme miellin me soden e bukes, me pas hapim nje grope ne mes te miellit dhe shtojme me rradhe sheqerin, vajin, te verdhat e vezes, i perziejme...shtojme pak e nga pak edhe ujin...(brumi duhet te dali i lengshem)

Mbi tavoline hedhim pak miell dhe me ane te nje shkopi kuzhine fillojme te hapim brumin...peten e hapim me nje trashesi 1.5 cm...me pas me ane te nje forme ndajme me rradhe kulackat...

I shtrojme kulackat ne nje tave ku me pare kemi shtruar leter furre dhe i pjekim ne 250 grade per rreth 20 minuta.

Pergatitja e veshjes se siperme:
Ne nje ene qelqi hedhim te bardhen e vezes dhe fillojme rrahjen me tel kuzhine...shtojme edhe sheqerin pluhur dhe vazhdojme deri sa te behet nje mase homogjene...shtojme edhe ngjyruesin (pak e nga pak me kujdes)

Pasi kulackat jane ftohur i lyejme per siper me veshjen qe pergatitem. I leme te per 10-15 minuta sa te ngrije edhe veshja e siperme dhe jane gati

Tuesday, 19 November 2013

Mantia

Përbërësit: 1 kg.mish i bluar,3 qepë,1 lugë gjalpë,kripë piper,majdanoz i grirë hollë,1 kg.miell,250 gr.gjalpë.

Zinet brumi me ½ liter ujë, 1 lugë vaj dhe kripë.Brumi i butë ngjeshet mirë dhe mbulohet sa të pushojë pak.Në ndërkohë,pritet qepa imët dhe fërgohet në gjalpë ose vaj.Shtohet mishi,fërgohet me qepën gjersa ta ndërroj ngjyrën.Hidhet kripë sipas shijes,piper dhe majdanoz i grirë hollë.Brumi ndahet në 28 toptha.7 toptha tëhollohen sa një pjatë,pastaj duke i lyer me yndyrë vendosen njëri mbi tjetrin dhe rritet në katmer të rëndomtë.Katmeri hollohet duke ia dhënë formën katrore dhe pritet përgjysëm.Në dy pjesët vendoset mishi i përgaditur dhe mbështillen në role gjatësie sa tepsia.Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit dhe mishit.Lyhen mbi me yndyrë dhe priten në mantia të vogla.
Piqen në furrë të nxehtë në fillim me temp.250 gradë C pas 10 min.ulet temp në 200 gradë C për tu pjekur gjersa të skuqen pak.
Në vend se të mbështillen në formë roleje,brumi i holluar mund të pritet në katrorë madhësie të dëshiruar,të qitet nga një lugë yÇ dhe të mbështillen në formë boshqëze.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...