Tuesday, 22 April 2014

Embelsire me luleshtrydhe

Embelsira me luleshtrydhe eshte e thjeshte dhe e shpejte per tu realizuar, por mbi te gjitha ka efekt befasues pasi paraqitet ne forme shume te kendshme dhe te bukur per syrin. Mund ta pergatitni me rastin e festave speciale. Une e pergatita per festen e nenes dhe rezultati final ishte i shkelqyer.

Si te pergatitim kete torte apo embelsire me luleshtrydhe:

Përbërësit :
3-4 filxhane luleshtrydhe te pera ne copa si ne figure
2 pete rumbullake brumi sfoliat
1/2 filxhan sheqer
1/2 filxhan uje
3 luge niseshte
1 e verdhe veze
Recete e shpejte per embelsire me luleshtrydhe
embelsire me luleshtrydheembelsira me luleshtrydheembelsira me luleshtrydhe receta

Udhëzimet:


Ne nje tenxhere presim luleshtrydhet, e lara dhe te qerruara, ne copa dhe i perzjejme me sheqerin. Me pas bashkojme me ujin dhe niseshten .Leme te vloje ne zjarr te ngadalte per 10′ derisa te formohet nje mase e trashe si reçel. Nderkohe njeren nga petet e brumit sfoliat e presim ne forma zemre si ne figure
Leme te ftohet masen me luleshtrydhet dhe me pas ne nje tave me diameter pak me te vogel se peta shtrojme leter furre dhe mbi te brumin sfoliat.
Mbulojme te gjithe siperfaqen me kremin e luleshtrydheve dhe mbulojme si ne figure me brumin e prere ne forma zemre.
Me ndihmen e nje peneli lyejme me te verdhe veze te gjitha zemrat dhe me pas sperkatim me sheqer.
Futim ne furre te paranxehur ne temperature maksimale perreth 20′.
Torta duhet te rezultoje e kuqeremte si ne figure. Mund ta servirni ne pjate me panna ose çokollate te shkrire.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...