Showing posts with label Brumera. Show all posts
Showing posts with label Brumera. Show all posts

Saturday, 1 November 2014

Pasta Sfoglia

Pasta sfoglia është një petë e veçantë e bërë kryesisht me gjalpë. Kjo është një recetë e rëndësishme dhe e detyrueshme për tu ditur sepse kjo lloj pete gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Eshtë ideale si për torta të kripura, ashtu dhe për ato të ëmbla. Përgatitja e këtij brumi është pak i komplikuar por të gjithë mund ta provojmë ta bëjmë. Mund ta përgatisim kur të kemi kohë, e vendosim në ngrirje në frigorifer dhe e përdorim kur të na duhet për receta të ndryshme.Kjo lloj pete për vetë përgatitjen e saj ka shumë shtresa.

Thuhet që kjo petë e ka origjinën nga Egjipti i vjetër që më pas kaloi në Greqi ku gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën greke. Në kohët e sotme, përgatitja e saj kryhet me makineri të posaçme. Por gjithsecili nga ne mund ta provojë ta përgatisë edhe në kushtet e shtëpisë. Ka disa receta për përgatitjen e kësaj pete. Ne kemi sjellë këtu këtë recetë që na është dukur më e përshtatshme.

Përbërësit për Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

    Për brumin duhen:


  • 350 gr miell

  • 200 gr ujë

  • pak kripë

  • Për brumin me gjalpë duhen:


  • 250 gr gjalpë

  • 75 gr miell


  • Përgatitja

    Fillojmë me përgatitjen e brumit të parë. Në gotën me ujë hedhim kripën dhe e shkrijmë në të. Hedhim miellin mbi tavolinën e drurit, e bashkojmë me ngadalë me ujin. Vazhdojmë ta punojmë për disa

    Tuesday, 28 October 2014

    Brumi me vezë (për makarona, lazanja, ravioli, tortelini etj)

    Te besh makaronat e fresketa ne shtepi eshte nje luks te cilin jo shume amvisa e kane, me shume per shkak te kohes, sepse receta per ta realizuar eshte elementare. Sekretet kryesore per te arritur nje rezultat te perkryer jane disa si: raporti i sasise se miellit me vezet duhet te jete 100gr miell per cdo veze, brumi duhet te punohet per te pakten 10 minuta me dore ne nje siperfaqe pak te ashper, vezet duhet te rrihen lehtesisht me pirun perpara se ti hidhen miellit e te tjera truke te vogla te cilat mesohen gradualisht dhe me eksperience.

    Perberesit

    • 400gr miell 00 te bute
    • 4 veze mesatare (70gr secila) ne temperature ambjenti
    • 1 luge vaj ulliri
    • 1/2 luge te vogel kripe
    Ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim miellin e situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun, vajin e ullirit dhe pak kripe. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell.

    E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.
    E ndajme brumin ne dy pjese perpara se ta hapim me okllai dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
    E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise. E presim peten ne trashesine e deshiruar. Per te formuar Taljatele ose Taljolini, e rrotullojme peten rreth vetes dhe e presim me nje thike me maje te mprehte. Sapo i kemi prere, i crrotullojme, i hapim ne nje cep te tavolines se punes te lyer me miell dhe i perdorim brenda nje ore.
    Veprojme ne te njejten menyre edhe me pjesen e mbetur te brumit.
    I gatuajme makaronat ne uje te vluar me kripe per 4 minuta, kohe e cila varet gjithmone nga trashesia e tyre.
    Taljolini: 2mm
    Taljatele: 7mm
    Papardele: 2cm
    Lazanja: 20x15cm

    Sunday, 2 March 2014

    Buke e mbushur

    Per brumin : 

    • 700g miell,
    • vaj lule gjysem gote,
    • maja e bute25gn.q.se nuk keni e thate,
    • kos i holluar gjysem gote,
    • gjysem gote qumesht,
    • 1 veze dhe pak kripe,


    Pergaditja :



    • Ne nje tas te madh do hedhesh te gjitha materialet per vec miellit keto i trazon mire dhe pastaj hedh miellin pak nga pak mund te ta mari te gjithe miellin ose jo varet nga lloi i miellit brumi duhet te jete pak i bute jo si brume per byrek sepse pasi ta keshe lene te clodhet te mbuluar per 1 ore do shtosh edhe pak miell dhe behet si brume byreku kulacet e vegjel duhet te jene sa nje mandarine i hap me okllai si aty ne figure gjelle mund te hedhesh cfare te duash me mish me djthe etj.para se ti pjekesh i lyen me veze i pjek ne furre per 15min ose 20 varet nga fura ne tepsi me leter pjeks.kujdes kur ti hapni mos ju hidhni shume miell.

       Ju befshin mire

    Saturday, 1 March 2014

    Buke ne furre me proshute, domate, veze, qumesht, djath kackavall

    Foto e kesaj ideje te bukur hap pas hapi eshte marre nga interneti.

    1) Te tera fletet e bukes i lyen me galp..
    2) Trazon 4 veze me nje pirun edhe hedh 2 gota qumesht.. 
    3) Presim domatet fleta te holla.. 
    4) Ne nje tepsi shton fetat e bukes si ne foto, proshute ose sallam edhe nje flet domate.. 
    5) Per siper bukes hedh masen e trazuar me vezet edhe qumeshtin.. 
    6). Ne fund diath kackavall te grire ose djathe pice 
    7) Ne furre ne 180 celsius per 10-15 minuta .....

    Ju befte mire ...

    Saturday, 22 February 2014

    Pispili me dhalle - Receta + Fotografi

    Tituj alternative te recetes per regjionin e Kosoves (Leqenik me presh).

    Perberesit

    • Gjysem kg.miell misri
    • 1 kg presh (prasa) te zjerre
    • 200 gr djathe ose gjize
    • 2-3 veze
    • 3-4 luge kos (qe ia hedhim preshve)
    • dhe 2-3 filxhane caji kos qe ia hedhim persiper
    • 3-4 luge vaj ulliri (sipas deshires)


      Lyejme tepsine me vaj dhe shtrojme nje shtrese mesatare me miell misri,hedhim perberjen presh-gjize-veze-kos,pastaj shtrojme nje shtrese tjeter miell misri,me pas kosin ne te gjith siperfaqen e tepsise,ne fund 3-4 luge vaj ulliri dhe e veme te piqet ne 200 grade.

    Saturday, 1 February 2014

    Pite me Spinaq

    Pitja me spanaq ështe ushqim i preferuar i kuzhines kosovare. Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në truezat kosovare.



    Përbërësit: Për një pite të pjekur në furrë elektrike (për 6 persona)

    Brumi:

    1 kg. miell
    500ml. ujë (dy gota e gjysmë)
    200gr. yndyrë (tlyn ose vaj,ose të pëzira)
    1 lugë (gjelleje) kripë
    Yçi (mbushje):

    1kg. spanaq
    100gr. djath
    5 lugë (gjelleje) kos
    1 vezë
    2-4 qepë të reja
    1 lugë (gjelleje) kripë


    Përgatitja:

    Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min.

    Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me thollus. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë, i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë. Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë yçin ( përzierjen e spanaqit të grirë dhe kryposur, djathin,vezën, kosin dhe si pas dëshires qepët).Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë. Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

    Tuesday, 21 January 2014

    Byrek me spinaq

    Pitja me spanaq ështe ushqim i preferuar i kuzhines kosovare. Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në truezat kosovare.

    Përbërësit

    1. Brumi:
    • 1 kg. miell
    • 500ml. ujë (dy gota e gjysmë)
    • 200gr. yndyrë (tlyn ose vaj,ose të pëzira)
    • 1 lugë (gjelleje) kripë
    2. Yçi (mbushje):
    • 1kg. spanaq
    • 100gr. djath
    • 5 lugë (gjelleje) kos
    • 1 vezë
    • 2-4 qepë të reja
    • 1 lugë (gjelleje) kripë
    Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min.
    Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me thollus. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë, i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë. Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë yçin ( përzierjen e spanaqit të grirë dhe kryposur, djathin,vezën, kosin dhe si pas dëshires qepët).Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë. Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

    Thursday, 26 December 2013

    Buke e mbushur

    Perberesit:

    • 1 kg miell,
    • 4 luge vaj,
    • 1 maja birre, (tharme)
    • 600-650 ml uje i vaket,
    • 1 luge gjelle kripe, 1 luge gjelle sheqer.
    • Per mbushjen:
    • djathe e thermuar,
    • spinaq,
    • 2 veze,
    • kripe.


    Pergatitja :


    Zeme brumin dhe e punojme mire, derisa te na dalin duart e pastra. E perplasim disa here me force mbi tavoline, per ta bere me elastik dhe e leme te dyfishoje vellimin e saj. Nderkohe veme spinaqin ne tenxhere apo tigan, te zbutet me ujin e vete. Me pas e perziejme me djathin e vezen. Marrim brumin dhe hapim nje pete rreth 1 cm te trashe, sa eshte siperfaqa e taves dhe e shtrojme. Pjesen tjeter te brumit, e ndajme te toptha te njejte. Pas kesaj, cdo topth, e hapim si kulac dhe e mbushim me perzierjen me djathe e spinaq dhe e mbeshtjellim si top. I veme mbi peten e bazes, duke lene qendren bosh, te cilen e mbushim gjithashtu me spinaq e djathe. E leme te vije akoma per 1 ore, dhe pasi lyejme topat me te verdhen e vezes se rrahur, ose me qumesht, e pjekim ne 180°.

    Ju befte mire! 

    Monday, 23 December 2013

    BYREK ME KUNGULL

    Byreku eshte nje nga gatimet tradicionale me te njohura te kuzhines shqiptare, i servirur ne pothuajse çdo rast. Receta me kungull qe po ju paraqesim me poshte, mund te sherbehet si e
    embel (duke i shtuar 3 luge sheqer harxhes) ashtu dhe e kripur (duke shtuar pak djath te bardhe sipas deshires).

    Perberesit per nje tave me diameter rreth 40cm:

    15 peta byreku te gatshme (nese doni mund ti pregatisni vet)
    1kg tul kungulli
    300ml qumesht (rreth 2 filxhan; 1 filxhan per harxhen e byrekut dhe 1 filxhan per
    te sperkatur petet)
    300gr gjalp
    3 veze
    1 luge miell
    kripe
    copeza djathi sipas deshires per byrek te kripur ose 3 luge sheqer per byrek te embel

    Pergatitja:
    Grijme tulin e kungullit ne rende me pjesen me te trashe te saj. Ne nje tenxhere, shkrijme rreth 200gr gjalp dhe shtojme kungullin duke e gatuar ne zjarr te ulet per rreth 30 minuta; ne kete menyre kungulli do te zbutet dhe do ti avulloje lengu i tepert.
    Ne nje tas rrahim vezet, shtojme qumeshtin, miellin, pak kripe, 100gr gjalp te shkrire paraprakisht ne mikrovale dhe kungullin duke i perziere shume mire; kjo eshte harxha me te cilen do te mbushim byrekun. Lyejme me pak gjalp taven ku do te pregatisim byrekun, shtrojme 5 peta duke i sperkatur çdonjeren prej tyre me pak qumesht, shtojme gjysmen e harxhes me kungull, 5 peta te tjera (te sperkatura me qumesht), harxhen e mbetur dhe e perfundojme byrekun me 5 petat e fundit. I kthejme anet byrekut, hedhim mbi te qumeshtin e mbetur dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 30 minuta.

    Friday, 29 November 2013

    Kulac

                                                                                                          Perberesit:
    700 gr miell ,
    1 gote kos ,
    1 gote uje te ngrohte ,
    1 pako fryres embelsirash,
    kripe ,
    2 luge gjelle vaj ulliri.

    Pergatitja:
    Hedhim miellin ne tepsi dhe pluhurin fryres i perziejm, me pas ne mes krijojme nje boshllek, hedhim te gjithe perberesit e tjere, formojm nje brume jo shum te forte, me pas e lyejme brumin me vaj, e shtrojme ne tepsi , siper i bejme forma me pirun dhe e fusim te piqet ne tempertur 200 ° per 40 mint. Ju befte mire :)

    Sunday, 24 November 2013

    Byrek lule

    Per brumin  :

    300 gr mjell.
    Kripe.
    1 luge vaj .
    Uje te vaket sa te mare mielli.
    Mbushjen mund te perdorni: Spinaq me djathe , ose presh . Sipas deshires , Vete mbushja duhet te jeta pa leng fare brenda.
    Hampim nje hapsire ne miell, shtojme kripen, vajin , ujin pak nga pak sa te na behet brumi elastik. E leme te qendroje brumi per pak minuta .ndajme brumi ne dy pjese , nga cdo pjese e ndajeme ne 6 kulec te vegjel sa nje veze, kulecet i hapim pete te vogla , i lyejme me gjalpe , i renditim siper njeres tjetres dhe hapim nje pete te trashe 1 cm. Ne te njejten menyre bejme dhe me pjesen tjeter te brumit.
    Vendosim peten ne tepsi te ceket , shtojme mbushjen , vendosim dhe peten e dyte , me ndihmen e tasi te vogel bejme formen e mezit . Duke peshuar pak siper me duar, mbyllim anet me bishtin e thikes , dhe presim anembane ne feta , me pas i kethejme me radhe me nje kra . Lyjme mezin me te verdhen e vezes dhe pjekim ne 200 gr C sa te skuqet .

    Buke Shtepie

    Perberesit:
    500 gram mjell
    1 luge maja buke
    kripe
    2 lug vaj
    suzam per te hedhur siper

    Pergatitja:
    Ne nje tas te vogel, hedhim 1 luge sheqer, lugen e majase dhe 3 luge uje te vaket dhe e lem per 5 minuta sa te fryet!

    Ne nje tenxhere gatimi hedhim mjellin dhe majane qe ndertuam, kripen, vajin, dhe pasaj uje te vaket sa te formohet brumi, ta punoni derisa te mos gjitet ne duar!

    E leme 1 ore te fryet brumi, e punojme prape, e ndajme ne kulace sic tregon fotoja, e lem dhe gjysem ore te fryhet brumi ,hedhim na siper dhe suzamin ,dhe e veme ne furre me 180'grad reth 1 ore!

    Tuesday, 19 November 2013

    Pogace Lule

    Përbërësit: 1 kg miell,1/2 litër qumësht,2 vezë+1 për lyerje të pogaÇes,125 ml vaj,1-2 lugë s.sheqer,1 lugë e mesme kripë,1 qeskë sheqer vanileje,2 qeska tharmë buke,100 gr gjalpë.

    Ulet tharmi në ½ gotë qumësht të vakët(merret nga masa e qumështit)me 1 lugë miell dhe pak sheqer.Zinet brumi me përbërësit e sipërshënuar,përpos gjalpit dhe 1 veze.Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur,pastaj vendoset në enë ku është zënë,lyhet me një lugë vaj dhe i mbuluar qëndron në vend të vakët afro dy orë.
    Brumi i ardhur ngjeshet pak,pastaj ndahet në dy pjesë.Njëra pjesë e brumit ndahet në pesë kuleÇ. KuleÇët hapen sa tepsia ku do të piqet pogaÇja.Lyhen me gjalpë 4 kuleÇ,i pesti nuk lyhet,por i mbulon edhe anash të tjerët.Vendosen në tepsi dhe priten në tetë pjesë,duke i lënë skajet afro 2 cm të pa prera.
    Pjesët e prera përvilen nga mesi, deri në skaj të tepsisë duke formuar kështu petale lulesh.Nga brumi i dytë, ndahet një topth brumi për mes,kurse pjesa tjetër pritet në 5 kuleÇ dhe veprohet njëlloj sikurse me brumin e parë.Petët e lyera vendosen në mesin e zbrazët të tepsisë dhe priten në tetë pjesë,por prerja bëhet në mes të petales së përvjelur.
    Edhe këto 8 pjesë të prera përvilen në mes të petaleve të mëparshme.Në mes vendoset brumi në formë topthi ,i cili e formon lulen.PogaÇja mbulohet me pecetë për 30-40 min.pastaj lyhet me vezë,mbi i hidhet susam dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 200* C për tu pjekur për afro 30-35 min.

    Perpeq i zbuluar

    PËRBËRËSIT:
    • 800 gr miell,
    • Ujë,kripë,
    • 1 lugë vaj,
    • 300-500 gr djathë,
    • 100-150 gr mazë (ajke),
    • 2-3 vezë,
    • ½ lugë miell misri.
    Varësisht nga madhësia e tepsisë, ulet brumi me ujë të vakët, kripë dhe 1 lugë vaj. Ndërkohë djathi troshitet, i shtohen maza, vezët, ½ lugë miell misri dhe të gjitha përzihen mirë. Ngjeshet brumi dhe tëhollohet. Vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe mazë, kurse skajet depërtojnë përtej tepsisë. Mbi petë shtrihet djathi i përgaditur me përbërësit e tjerë, kurse skajet e petës palosen nga Brenda. Mesi mbetet i zbuluar. Nxehet furra në 250 gradë C, futet tepsia, pastaj ulet temperature në 200 gradë C. Piqet për 30-40 minuta. Në disa fshatra mesi i përpeqit ngjyhet me bukë të nxehtë mrume.

    Buke me peta

    Perberesit:
    4 gota miell
    1 luge caji krype
    4 luge gjelle sheqer
    maje buke
    1 gote qumesht
    gjysem gote vaj
    3 veze
    Pergaditja  :
    Zihet brumi, presim te fryhet dhe e punojme si ne foto. Pasi e leme te fryhet per rreth 2 ore, e pjekim ne furre te ngrohte ne 180°.( per me shume rreth menyres se pergaditjes shikoni fotografite e bashkangjitura )
    Ju befte mire                                                         

    Bukë me miell misri

    Buka e misrit,eshte nje zevendesuese shume e ushqyeshme e bukes se grurit per shkak te fibrave dhe vlerave ushqyese qe permban misri. Megjithese eshte e perhapur gjeresisht ne vendin tone, origjina e saj eshte amerikane, vend ne te cilin sherbehet per mengjes me recel apo gjalp kikiriku.
    Perberesit
    • 250gr miell gruri
    • 250gr miell misri
    • 310ml uje ose qumesht
    • 25gr maja birre
    • 50ml vaj ulliri
    • kripe
    • pak sheqer

    Fillimisht, vendosim ne nje ene te madhe miellin e misrit bashke me ate te grurit duke i perziere te dy me nje luge ne menyre qe te homogjenizohen mire njeri me tjetrin.
    Shkrijme majane e birres ne uje te ngrohte dhe ia shtojme miellit duke e punuar brumin me dore per te pakten 5 minuta. Pas kesaj, shtojme kripen, pak sheqer dhe vajin e ullirit duke vazhduar serisht perzierjen edhe per disa caste.
    Ne kete moment, e vendosim brumin te fryhet ne nje ambjent te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur) per rreth 3 ore derisa te dyfishoje vellimin e tij. Duke qene se mielli i misrit nuk permban niseshte, nuk eshte e lehte qe perberja te fryhet. Per kete arsye eshte mire te ruhet raporti i dy llojeve te miellit, apo te shtohet doza e atij 00.
    Kur te kete kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne 6 pjese te barabarta duke i dhene forme gjatesore, katrore, rrethore etj, dhe i vendosim serisht brenda ne furre te ndezur ne 50°C derisa te dyfishoje serisht vellimin (mund te nevojiten rreth 2 ore).
    I pjekim buket e misrit ne 210°C per rreth 20 minuta duke futur brenda ne furre dhe nje ene te vogel me uje qe i reziston nxehtesise; kjo nuk do te lejoje qe buka te thahet teper.

    Monday, 18 November 2013

    Buke gershete e mbushur me "Cfare ka frigoriferi"


    Perbersit :

    500 gr mjell.
    35 gr sheqer.
    50 gr gjalpe ne temperature dhome.
    1luge e vogel kripe.
    30 gr maja buke.
    150 Ml uje i vaket.
    100 Ml qumesht i vaket.
    Mbushja , djathra te ndryshme qe ju gjenden ne frigorifer,ullinj , domate te grire spec .


    Pergatitja:
    Marim miellin e vendosim ne nje ene hapim nje apsire ne mes shtojme sheqerin kripen (majane e zbutim me pare me pak uje te vaket ) shtojme dhe majane ujin qumeshtin,gjalpin, dhe e punojme mire e mire."Sa mos na ngjitet ne duar" e mbulojme me picete dhe e leme 30 minuta te fryhet.
    Ne siperfaqe me mjell hapim brrumin ne nje pete , ne dy anet e presim me thike si ne foto vendosim mbushjen nga brenda (Nese vini perime ,sigurishte qe duhen prere ne pjese te vogla).
    Ndjekim fotot me radhe si te formoni gersheten. Ne mbarim rahim nje te verdhe veze me oak qumesht dhe lyejme nga siper buken,pjekim ne 200 gr C per 30 minuta. Ju befte mire :)
    Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...