Showing posts with label Receta per Mengjes. Show all posts
Showing posts with label Receta per Mengjes. Show all posts

Wednesday, 5 November 2014

( Bukë lepurushi ) - Simite për mëngjes


 Këto bukë janë ideale për mëngjes si për fëmijë edhe gjithë familjen. Nëse dëshironi mund ti shoqëroni me pak reçel ose çokokrem sipër, ose thjesht siç janë. Janë shumë të shijshme dhe ngjajnë shumë me “croissant”.


Përbërësit për Simite për mëngjes - (Bukë lepurushi)


  • 1kg miell

  • 500 ml qumësht

  • 2 vezë + 1 të verdhë veze për lyerje sipër

  • 150 gr vaj

  • 3 lugë gjelle me sheqer ose mjaltë

  • 30 gr maja birre

  • pak kripë

  • pak lëkurë limoni

  • pak ujë i vakët

Përgaditja : 

Si fillim shkrijmë majanë në pak ujë të vakët. Hedhim miellin në banakun e punës dhe i hedhim pak kripë. I trazojmë pak.Më pas hedhim gjithë përbërësit me radhë. Fillojmë me vezët, i përziejmë ngadalë, pastaj shtojmë sheqerin ose mjaltin, dhe më pas qumështin e vajin. Shtojmë pas kësaj edhe majanë e shkrirë.

Zëmë brumin shpejt, e ngjeshim mirë. E punojmë me kujdes. E vendosim brumin në një enë qelqi dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lemë brumin të vijë përreth 1 orë ose derisa të shohim që masa dyfishohet. Më pas e marrim brumin dhe e bëjmë në formë roleje. E ndajmë në 20 pjesë. Çdo pjesë e bëjmë në formë roleje, si formë kërmilli dhe i vendosim në një tepsi ku kemi vendosur letër furri.

Pasi i kemi vendosur të gjitha pjesët mbulojmë tepsinë dhe e lemë që të vijë përreth 15 minuta. Më pas në një enë rrahim të verdhën e vezës me pak qumësht dhe i lyejmë sipër simitet me furçë. Vendosim tepsinë në furrë të nxehtë 180°C dhe i pjekim përreth 25-30 minuta, ose derisa të shohim që simitet sipër kanë marrë një ngjyrë të bukur të kuqërremtë.

Pasi kemi fikur furrën i lemë akoma në të përreth 10-15 minuta. Më pas i nxjerrim i lemë të ftohen pak dhe i ndajmë. I shërbejmë simitet të ngrohta, të shoqëruara me pak reçel ose i shijojmë ashtu siç janë.

Ju bëftë mirë !

Wednesday, 16 April 2014

Kroasant

Perberesit:
  • 3 veze
  • 3 luge sheqer
  • 200 gr gjalpe
  • 1 gote qumesht
  • 700 gr miell
  • lekure limoni
  • maje birre
  • nutella,ose recel
Pergatitja:
Perziejme te gjithe perberesit dhe formojme nje top.E leme per gati nje ore sa te vije brumi.
E ndajme topin ne disa topa te vegjel dhe me secilin top bejme nje rreth(jo te holle fare)duke e hapur.
E ndajme rrethin ne 8 pjese dhe ne cdonjeren veme nutellen ose recelin.
E rrotullojme nga lart -poshte dhe formojme molton.
Keto i veme ne tepsi dhe i leme gati nje ore sa te vijne prape.I pjekim ne furre me 180 grade per 30 min dhe jane gati per tu sherbyer.
Pune te mbare!

Saturday, 1 March 2014

KREPA ME BORONICE

Perberesit ( per 8 Krepa ) :


  • 2 kokrra Veze
  • 200 gr Miell
  • 25 gr Gjalp
  • 70 gr Sheqer
  • 200 ml Qumesht
  • 1 luge gjelle leng Limoni
  • 250 gr Boronice
  • 1 maje luge Kripe

Pregatitja:


Fillimisht hedhim ne nje ene vezet dhe i perziejme.Me pas i bashkojme miellin, sheqerin, lengun e limonit dhe qumeshtin duke vazhduar ti perziejme me shume kujdes qe mielli mos te krijoje topa te vegjel dhe e gjithe perzierja te behet homogjene.Se fundmi i bashkojme edhe gjalpin e shkrire duke vazhduar ti perziejme edhe per pak minuta.Me pas e mbulojme enen qe kemi perzierjen me nje kapak dhe e leme per 30 minuta.Pas 30 minutash ne enen me perzierjen e krepave i shtojme edhe boronicat qe ne kemi.Me pas veme tiganin ne zjarr dhe kur te jete nxehur e lyejme me gjalp dhe fillojme te hedhim perzierjen ne tigan per te bere krepat tone nje e nga nje .Duhet te kemi parasysh qe krepat duhet te kthehen nga te dyja anet per tu skuqur ne tigan.Pasi ta kemi skuqur te gjithe perzierjen e krepave me boronice i vendosim ne nje pjate dhe perpara se ti servirim mund ti sperkasim me mjalte,karamel, ose ndonje recel tjeter sipas preference tuaja qe te shkoje edhe me shijen e boronices. Tani cdo gje eshte gati per tu sherbyer.

Ju befte mire !

Friday, 21 February 2014

Petulla

Përbërësit



  • 0.5 L qumësht
  • 400 gr miell
  • 2 vezë
  • 1 lugë të vogël krip
  • 1 lugë pecivë


  • Qumështit ja shtojmë vezët, miellin, kripën dhe pecivën. Brumin që e fitojmë duke i përzier gjithë kta përbërës me lugë të madhe e hedhim në vaj të nxehtë dhe petullat i skuqim në të dy anët. Petullat servohen me djath, mjaltë, gjem etj…




    Sunday, 26 January 2014

    Keksa te Njelmet

    Perbersit :

    200 gr miell
    2-3 lugë qumësht
    100 gr margarin 
    100 gr djath
    1 e kuqe e vezës
    1 pluhur për pjekurina
    kim sipas dëshirës 

    Për lyerje:
    1 e kuqe e vezës
    1 lugë ujë
    krip
    susam apo fara të ndryshme

    Përgatitja:
    Të gjithë përbërësit përzihen mirë dhe formohet një brumë jo shumë i fortë.E lejmë të qëndroj rreth 15 minuta në vend të ngrohtë.
    Pastaj e marrim e tëhollojmë me tëhollues në trashësi rreth 1cm.Petën e lyejmë me të kuqen e vezës së përzier me ujë pastaj i qesim kripë dhe fara susami.E prejmë petën në shkopinjë apo forma tjera sipas deshirës.vezës së përzier me ujë pastaj i qesim kripë dhe fara susami.E prejmë petën në shkopinjë apo forma tjera sipas deshirës.

    Thursday, 23 January 2014

    Mini Pica

    Per nje pete te madhe duhen:

    3 gota miell
    uj sa te mbytet mielli
    kripe dhe maja i lug caji
    Per mbushjen duhen:
    2 pako salcice
    300 gr djathe pice
    200 gr salce
    vaj ulliri
    kripe
    rigon
    pak piper
    pak sheqer


    Pergatitja:


    Pergatisim brumin( si brum byreku) e lem te pushoje per 30 minuta.
    Nderkohe pergatisim mbushjen ne nje tenxhere te vogel shtojme salcen, vajin,rigonin,piperin dhe pak sheqer i lem te ziejne deri sa salca te dendesohet.
    Marrim brumin e hapim e bejme pete te madhe dhe siper i shtojme salcen e pergatitur salcicet e prera ne kubike te vegjel dhe e mbulojme me djathin e bejme peten rrole dhe e presim si ne foto e pjekim per 30 minuta ne 250°.

    Sunday, 29 December 2013

    Petulla te mbushura-krapfen

    Perberesit:
    300 gr miell 00
    130 ml qumesht
    1 maja birre ( tharme)
    2 te verdha veze
    2 luge gjelle sheqer
    50 gr gjalpe
    esence vaniljeje e lekura e nje limoni e grire.

    Pergatitja:

    Zeme brumin dhe e punojme mire, derisa te behet i njetrajtshem. E perplasim disa here mbi tavoline, qe te behet me elastik dhe e leme me pas qe te vije, per rreth 1 ore 1ore e gjysem. Pas kesaj, e ndajme ne dy pjese dhe e hapim me shkopin e byrekut, duke bere nje nga nje pete me trashesi rreth 4-5 mm. i presim me nje gote dhe ne qendren e cdo rrethi, veme marmalate ose kre, ose cokokrem, ose recel. Cdo rreth me mbushje, e mbyllim me nje rreth tjeter. sperkasim me miell nje mbulese tavoline ose vete tavolinen dhe veme petullat qe te vijne akoma, sigurisht te mbuluara, per 1 ore, 1 ore e gjysem akoma. Pas kesaj, i skuqim ne vaj te nxehte e te bollshem, por jo me zjarr te forte, dhe ne fund i sperkasim me sheqer pluhur. Ju befte mire!

    Monday, 16 December 2013

    Kifle pa veze

    Perbersit :
    • 1 liter qumesht
    • 4 filgjana vaj
    • 4 luge te mesme krype
    • 8 luge te mesme sheqer
    • 1 e gjysme luge te madhe maj
    • miell
      Te gjitha perzihen deri sa te formohet brumi. Lihet te qendroj deri sa te dyfishohet (afro 40-50 minuta). Pastaj ndahet ne kuleq te mdhej. Cdo kuleq shtrihet dhe pritet ne 8 pjes ne form trekendeshi. Ne mes te formes trekendesh hedhim (ajrokrem,ose ndonje lloj mermelate ) dhe mbeshtilleen , renditen ne tepsi, i leme 20 minuta te qendrojne dhe pastaj i fusim ne furre per tu pjekur. Pasi te piqen i lyejm me sherbet sa jan te nxehta .
      (SHERBETI :8 luge sheqer, 5 luge uj te nnxehet).
      Kaq kishte per ket recet.
      Faleminderit.

      Friday, 13 December 2013

      Club Sandwich

      Club Sandwich, emri i plote i se cilit eshteClubHouse Sandwich,eshte nje nga sanduiÇet me te njohura dhe me te pelqyera edhe ne vendin tone. Ideal per tu servirur ne nje darke joformale mes miqsh, apo edhe per tu marre me vete ne ndonje piknik.
      Perberesit per 4 persona :
      • 12 feta buke per tost (pancarrè) (3/person)
      • 4 feta fileto te holla pule (1/person) ose 12 feta proshute pule/gjel deti (3/person)
      • 12 feta panÇete (3/person)
      • 3 domate te medha
      • 8 gjethe sallate jeshile (2/person)
      • 150gr majoneze
      • 50gr gjalp ne temperature ambjenti
      • patate te skuqura si garniture (fakultative)
      Presim domatet ne feta te holla dhe i leme ne nje ane. Lajme gjethet e sallates, i fshijme mire me letra kuzhine dhe i leme edhe keto ne nje ane. Vendosim per tu pjekur ne grile ose ne nje tigan pa yndyre fetat e panÇetes derisa te rezultojne krokante. Te njejten gje bejme edhe me filetot e pules ose fetat e proshutes se pules.
      I lyejme me pak gjalp fetat e bukes per tost dhe i vendosim ne paisjen e tostit per tu thekur per rreth 5 minuta, apo brenda ne furre te parangrohur ne 100°C per te njejten kohe; fetat e bukes duhet vetem te marrin ngjyre, dhe jo te thahen.
      Pasi fetet e bukes jane pjekur, fillojme me pregatitjen e sanduiÇit: lyejme me majoneze feten e pare te bukes, vendosim mbi te sallaten jeshile, fetat e proshutes ose filetos se pules dhe disa feta domate. E mbyllim shtresen e pare me nje fete tjeter buke te lyer me majoneze. Siper saj vendosim nje tjeter gjethe sallate jeshile, fetat e pancetes se pjekur dhe disa feta domate. E mbyllim se fundi club sandwich me nje fete tjeter buke duke ushtruar pak presion.
      Me ndihmen e nje thike te mprehte, e ndajme ne 4 pjese te barabarta duke patur kujdes te mos dale mbushja. I vendosim ne nje pjate te ceket si ne figure, shoqeruar me patate te skuqura.
      *Keshille: Club Sandwich-it mund ti shtojme edhe veze te ziera te prera ne feta, feta te holla djathi, pak ketchup apo disa pika tabasko.

      Thursday, 28 November 2013

      Pogace e shpejte (sherbehet me caj)

      Perberesit:
      4 veze
      1 gote te ujit me vaj  (jo te plote)
      2 gota kos
      3 gota miell
      1 qese baking powder (pecive)
      1 luge caji krip
      Suxhuk ose djath te prera ne cope te medha.

      Pergatitja:
      Hidhen te gjithe perberesit e mesiperm, perzihen, hidhen ne tepsi te lyer me ydyre, pastaj renditen rradhet e suxhukut apo sipas deshires mundeni te rendisni edhe copa djathi. Mbi te hidhni vegete, origano dhe piper te zi. Tepsia nr. 36 (katrore). Piqet ne temperature te larte mbi 200 grade.

      Sunday, 24 November 2013

      Embelsire per Mengjes

      Per brumin mund te perdorni pete te gatshme (sfogliat) ose mund te perdorni kete Recete, dhe me pas veprono si ne foto 


      Pregatitet me brume biskotash ose pasta frolla i thojne ne Itali.

      Perberesit:

      250gr miell,
      150 gr gjalpe,
      2 veze,
      150 gr sheqer,
      1/2 e bustine (lievito) ose 1 luge kafe je me sode buke.
      Pergatitja:
      Pregatitet brumi dhe vendoset ne frigorifer per nje ore i mbeshtjellur ne cellofan ose plasmas ushqimesh.

      Thursday, 21 November 2013

      Petulla me shpejte

      Perbersit :

      4 ve 
      1 gote uji yogurt
      3 gota uji miell
      1luge sheqeri krip 
      1 luge sheqeri sheqer
      vaje per fergim

      Pergatitja :

      Vete i tund  mire me mikser ,pastaj i shton yogurtin,
      e shton miellin pasten pluhur (pecivo) kripen dhe sheqerin
      masa duhet te jete e goxha e trash ,por jo shum
      Vajin e qesim ne nje tengjere te pershtatshme jo te madhe 
      me mjaft voj , pasi te nxehet vaji ..kujdes mos e leshoni 
      temperaturen shum te madhe se mund te djegen shpejt e 
      permbrenda mbesin te pa ferguara ..
      I nxjerni petullat me luge te cilen e keni lage s´pari ne uje 
      e merni brumin me njenen luge e me tjetren e shtyni brumin 
      ne vaje , i leni te skuqen ne njenen ane e pastaj e rotulloni 
      ( ne te vertet ato rotullohen edhe vet se jan te rumbullaketa )

      Sherbehen sipas deshires .. une i dua me djathe por pjesa tjeter 
      e familjes time i duan edhe me nutella edhe me mjalt edhe me 
      marmellad ... e ju si te doni 

      Tuesday, 19 November 2013

      Petulla qe nuk pijne aspak vaj

      Perberesit:
      • 1 liter qumesht te vaket,
      • 4-5 veze,
      • gjysem luge te gjelles kripe gjysem sheqer,
      • 1 luge gjelle maja buke pluhur ose 2 qese te vogla,
      • pak vaj,
      • 2 peciva, (baking powder)
      • miell sa eshte e nevojshme.
      • Nese duam te pergatisim me pak petulla, perdorim gjysmen e masave ose cerekun.
      Pergatitja :

      Zejme brumin duke hedhur perberesit me rradhe. Hedhim majane bashke me sheqerin, mielli ne fund 
      bashke me peciven .Bejme nje brume me te bute se te byrekut dhe e leme te vije .Per nje rezultat me te mire mundemi brumin ta perziejme here pas here .Ne fund kur ka ardhur brumi mjaftueshem e hapim mbi tavoline te sperkatur me miell. Hapim nje pete ne trashesi 1 cm dhe i prejme ne forma me gote rrumbullak ose me thike katrore.Ne nje ene te thelle hedhim shume vaj se petullat fryhen me mire nuk duhet te prekin ne ene.Vaji sigurisht i nxehte dhe sa kemi hedhur po aq ka per te mbetur .Shijohen te ngrohta.

      Petulla me Sheqer

      E kush prej nesh nuk i ka provuar te pakten nje here keto petulla me sheqerkaq te shijshme qe na i pregatiste gjyshja per mengjes… Jane fantastike me nje gote qumesht te ngrohte apo nje filxhan caj, dhe kane nje shije qe as femijet tane nuk mund ta humbasin. Tek e fundit te skuqurat nje here ne kaq kohe nuk bejne dhe aq keq apo jo?

      Perberesit :
      • 500gr miell
      • 250ml qumesht
      • 100gr gjalp
      • 50gr sheqer
      • 25gr maja birre
      • 1 bustine vanilje
      • lekuren e 1 limoni
      • esence limoni
      • pak kripe
      Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme te zbutet ne temperature ambjenti per te pakten 3 ore.

      Shkrijme majane e birres ne qumeshtin e ngrohte dhe e perziejme me gishta derisa ne siperfaqe te formohet shkume. Nderkohe ne nje ene te thelle (ku do te punojme brumin) hedhim miellin, sheqerin, vaniljen, lekuren e limonit, esencen e limonit, pak kripe dhe qumeshtin e perziere me majane e birres. E punojme mire brumin me dore derisa te homogjenizohet, shtojme copat e gjalpit dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa minuta derisa te formohet nje mase e bute dhe elastike.

      Lyejme me vaj nje tas te madhe ne te cilin spostojme brumin dhe e leme te vije per rreth 1 ore e gjysme ne nje vend te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit. Kur brumi te kete dyfishuar vellimin e tij, me duar te lyera me vaj formojme sfera (rreth 100gr secila) te cilat i vendosim ne nje pecete te paster te barazlarguara nga njera tjetra dhe i leme te fryhen akoma dhe per 20 minuta.
      Pasi ka kaluar kjo kohe, secilen sfere brumi e hapim me dore duke formuar petulla te medha dhe te holla (gati transparente te qender) te cilat i skuqim ne vaj te nxehte. Duhet patur kujdes qe vaji te jete i nxehte dhe jo i vluar, pasi ne kete menyre rrezikojme qe petullat te digjen menjehere.
      I kalojme petullat e skuqura ne nje pjate ku kemi hedhur sheqer pluhur dhe i lyejme me te. I servirim te ngrohta brenda disa oreve nga gatimi.

      Krosiant

      Perberesit:
      • 3 veze
      • 3 luge sheqer
      • 200 gr gjalpe
      • 1 gote qumesht
      • 700 gr miell
      • lekure limoni
      • maje birre
      • nutella,ose recel
      Pergatitja:
      Perziejme te gjithe perberesit dhe formojme nje top.E leme per gati nje ore sa te vije brumi.
      E ndajme topin ne disa topa te vegjel dhe me secilin top bejme nje rreth(jo te holle fare)duke e hapur.
      E ndajme rrethin ne 8 pjese dhe ne cdonjeren veme nutellen ose recelin.
      E rrotullojme nga lart -poshte dhe formojme molton.
      Keto i veme ne tepsi dhe i leme gati nje ore sa te vijne prape.I pjekim ne furre me 180 grade per 30 min dhe jane gati per tu sherbyer.
      Pune te mbare!

      Buke me hudhra

      Buka me hudhraeshte nje recete tradicionale amerikane, shume e thjeshte per tu pregatitur dhe teper e shijshme sidomos per te shoqeruar supen, sallaten apo perimet ne zgare.
      Perberesit per 1 buke me hudhra
      • 1bagete te fresket
      • 125gr gjalp
      • 3-4 thelpinje hudher
      • pak majdanoz te grire (opsionale)
      • pak rigon (opsionale)
      Qerojme hudhrat dhe i presim shume holle. Shkrijme gjalpin ne zjarr te avashem apo ne mikrovale, shtojme hudhrat e grira dhe majdanozin e rigonin nqs i perdorim. I gatuajm per pak minuta ne zjarr shume te avashem ose ne mikrovale me fuqi te ulet.
      Presim bageten ne feta, por pa shkuar deri ne fund (si ne foto). Hedhim gjalpin me hudhren siper bukes dhe e vendosim ne furre derisa te marri nje ngjyre te arte. E servirim buken te ngrohte dhe krokante.

      Kulacka ne tigan

      Perberesit:
      1/2 kg miell,1 kub maja birre,
      250-300 ml uje,
      3 luge vaj,
      kripe e pak sheqer,
      vaj per skuqje.

      Pergatitja:
      Me perberesit e siperm, bejme nje brum jo shume te forte, por qe e punojme edhe pak minuta pasi na dalin gishtat e pastra e nuk na ngjitet me brumi neper dore. Pas kesaj, e perplasim disa here me force mbi tavoline qe te marre elasticitet. E veme brumin ne tas dhe e leme te mbuluar ne ambjent te mbyllur te pakten per 1 ore, derisa te dyfishohet vellimi i saj. Krijojme me pas toptha te vegjel e hapim pete me trashesi 2-3mm- natyrisht rregullohemi me sy.
      Me pas i skuqim nga te dy anet ne vaj te bollshem e te nxehur ne zjarr gradual. Nuk thithin shume yndyre dhe kur i heqim nga tigani, i veme mbi karte pecete. Sherbehen te ngrohta te shoqeruara sipas deshires me djathe, mish te grire (kime), me mjalte, recel etj.Jane shume te mira edhe te ftohta ose te ngrohura prape.

      Sufllaqe Shtepie

      Perberesit:
      Per 5 pite te medha( rreth 25 cm diametri):
      500 gr miell,
      1 luge rrafsh me kripe,
      5-6 luge vaj,
      1 gote rreth 200 ml uje te vaket

      Per mbushjen:
      mish gjeli, pule vici etj, sipas deshires por i prere me kubike te vegjel ose hapur me fije,
      sallate, feta domatesh, patate te skuqura,etj
      majoneze, kos,ketchup sipas deshires
      Pergatitja:
      Zeme nej brum siper byrek me perberesit e piteve dhe e perplasim fort disa here kur na shkeputet nga duart, qe ta bejme me elastik. E leme te vije rreth 1 ore te pakten. Pastaj hapim peta te holla rreth 25 cm te medhaja e i pjekim ne tigan te nxehte pa vaj mbi zjarr.Duhen rreth 2 minuta te piqen e natyrisht i kthejme ne te dy anet.Pasi i mbarojme se pjekuri, i leme te hapura e ne qender, bejme mbushjen me mish, patate te skuqura, sallate, qepe, domate, salca te ndryshme ( cdo gje qe na pelqen por e prere holle). E mbledhim si role dhe e sherbejme menjehere.Natyrisht, mishin e kemi keluar ne tigan mundesiht pa faj por me ereza e kripe. Nese mundim ta marinojme me pare, dek me i shijshem.
      Eshte shume e shpejte dhe e mire.

      Monday, 18 November 2013

      Pogace ne trekendesha

      Perbersit :

      500 gr miell
      2 veze plus nje te bardhe te vezes
      1 luge sheqer
      1/2 luge uthull molle
      1/2 luge krip
      250 ml qumesht te nxehte
      100gr Margarin (ose gjalpe)
      20 gr kfasac (maja) e fresket.
      Krijojme brumin dhe e leme qe te pushoje (vij).
      Nga ky brum formojme 8 kulece.
      2 pete nga 4 kulece

      Tre kuleceve te pare u hidhet margarine (gjalpe) kurse i fundit (4) nuk lyhet. 

      Ne menyre te njejte veprohet edhe me peten e dyte.
      Te dy petet mbeshtillen ne forme rolle vec e vec, me pas rollete priten ne copa, ne forme trekendeshi, vendosen ne tepsi dhe lihen qe te vijne.
      Permbi lyhet me nje te kuq te vezes te rrahur me nje luge vaj. Siper u hidhet susam apo mundeni edhe fare te zeze. Piqet 10 minuta ne temperature 180 grade, pastaj zvoglohet temperatura ne 160 grade dhe vazhdon pjekja edhe per 30 min.
      Proceduren e recetes mund ta ndiqni ne fofot qe besoj se do ju lehtesoj menyren e pergaditjes.

      Buke gershete e mbushur me "Cfare ka frigoriferi"


      Perbersit :

      500 gr mjell.
      35 gr sheqer.
      50 gr gjalpe ne temperature dhome.
      1luge e vogel kripe.
      30 gr maja buke.
      150 Ml uje i vaket.
      100 Ml qumesht i vaket.
      Mbushja , djathra te ndryshme qe ju gjenden ne frigorifer,ullinj , domate te grire spec .


      Pergatitja:
      Marim miellin e vendosim ne nje ene hapim nje apsire ne mes shtojme sheqerin kripen (majane e zbutim me pare me pak uje te vaket ) shtojme dhe majane ujin qumeshtin,gjalpin, dhe e punojme mire e mire."Sa mos na ngjitet ne duar" e mbulojme me picete dhe e leme 30 minuta te fryhet.
      Ne siperfaqe me mjell hapim brrumin ne nje pete , ne dy anet e presim me thike si ne foto vendosim mbushjen nga brenda (Nese vini perime ,sigurishte qe duhen prere ne pjese te vogla).
      Ndjekim fotot me radhe si te formoni gersheten. Ne mbarim rahim nje te verdhe veze me oak qumesht dhe lyejme nga siper buken,pjekim ne 200 gr C per 30 minuta. Ju befte mire :)
      Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...