Përbërësit:
140 gr gjalpë,
160 gr sheqer,
180 çokollatë,
8 vezë,
120 gr miell,
2 lugë keks të bluar,
1 sheqer vanilje,
Xhem kajsishë.
Glazura:
120 gr gjalpë,
2 lugë vaj,
250 gr çokollatë.
Udhëzimet:
Tundet gjalpi i zbutur me sheqer.
Shtohen sheqeri vanilje, të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundja.
Hidhet gradualisht mielli i përzier me keksa të bluar.
Masa tundet gjersa të kompaktësohet.
Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme.
Shtohen dhe përzihen me lugë me masën e tundue më parë.
Pasi të bëhet masë e njëllojt,ajo derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër kuzhine, kurse anët e kallëpit lyhen me gjalpë dhe përmillen.
Futet në furrë të nxehtë me temperatur 160 C, për t’u pjekur për 50-60 min.
Mirë është furra mos të hapet gjersa të ftohet torta.
Xhemi nxehet pak sa të vaket, përzihet mirë që të hollohet pak dhe pastaj lyhet torta në mes.
Bashkohen koret.
Me një shtresë shumë të hollë lyhet edhe sipër dhe anash.
Torta vendoset në tel të shtruar me letër kuzhine, para se t’I hidhet glazura.
Glazura:
Shkrihet gjalpi, nxehet gjersa të shtresohet shkuma.
Veçan në enë coptohet çokollata dhe duke e përzier vazhdimisht i shtohet gjalpi I nxehtë dhe vaji.
Përzihet mirë me lugë, derisa të bëhet masë e njëllojtë.
Glazura i hidhet sipër nga mesi, e njëkohësisht lyhet edhe anash.
Pasi të mpikset çokollata, hidhet edhe një shtresë çokollate sipër dhe rrafshohet mirë.
Çokollata e derdhur në letër, pasi të forcohet largohet me thikë dhe përdoret për kek të ndryshëm.
No comments:
Post a Comment