Showing posts with label Mishera. Show all posts
Showing posts with label Mishera. Show all posts

Wednesday, 16 July 2014

Pasha Qofte

Perberesit :

…per qoftet

  • 250gr mish i grire qengji
  • 1 qepe e madhe e grire holle
  • 4 luge gjelle oriz
  • 1 te bardhe veze
  • 1 luge gjelle gjalp pa kripe
  • 3 gota uje
  • majdanoz te fresket te grire
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe
…per salcen me veze dhe limon
  • 2 te verdha vezesh
  • lengun e 1 limoni
  • 1 gote uje
  • gjalp te shkrire per sperkatje
Ziejme orizin ne nje tenxhere me 3 gota uje per rreth 10 minuta, e kullojme mire dhe e vendosim ne nje tas. Shtojme qepen, mishin e grire, te bardhen e vezes, kripe, piper te zi te sapobluar, majdanoz dhe i perziejme shume mire. Me duar te lagura, formojme topa te vegjel me madhesine e nje arre.
Ne nje tjeter tigan hedhim rreth 2 gota uje, gjalp, kripe dhe qoftet mesiper duke i gatuar ne zjarr mesatar per rreth 30 minuta.
Per te pregatitur salcen e limonit, rrahim ne nje tas te verdhat e vezes me lengun e limonit dhe ujin. Ja shtojme dalengadale tenxheres ku kemi ziere qoftet e vogla dhe i perziejme me delikatese. E sherbejme supen te ngrohte te sperkatur me pak gjalp te shkrire.

Monday, 21 April 2014

Lazanja ala bolonjeze

Përbërësit për 4–6 persona:

12 peta lazanjash,
200 g Parmigiano Reggiano i grirë,
1kg krem beshamel.


Për kimën:

1 karotë,
1 kokërr qepë,
4 lugë gjelle vaj ulliri,
1 gotë qumësht,
50g gjalpë,
1 gotë verë e kuqe,
kripë,
piper sipas dëshirës,
100g pançetë,
mish i grirë viçi
250 g lëng mishi,
250 ml lëng domatesh,
1 degë selino.

Udhëzimet :


Fillojmë me përgatitjen e kimës. Pastrojmë dhe grijmë hollë karotat, selinonë dhe qepën dhe të tria i skuqim në një tigan të nxehtë me gjalpin dhe vajin e ullirit. Grijmë hollë pançetën dhe së bashku me mishin e grirë i hedhim në po të njëjtin tigan ku i skuqim së bashku në zjarr të fortë për disa minuta.

E shuajmë me verë të kuqe dhe e lëmë të avullojë gjithmonë në zjarr të fortë. Kur të jetë gati, shtojmë lëngun e domateve, lëngun e mishit, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere për rreth 2 orë. E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi dhe në fund ngadalë, qumështin. Në kohën që zien kima, përgatisim beshamelin duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i

hollë. Kur t’i kemi edhe kimën edhe beshamelin gati, nxehim furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat. Lyejmë me gjalpë një tavë drejtkëndëshe dhe shpërndajmë në të disa lugë kimë. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë kimë dhe i mbulojmë me një shtresë djathë Parmigiano të grirë. Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat.

Në fund përziejmë kimë dhe beshamel bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit. E pjekim për 50–60 minuta derisa të formojë një shtresë të artë. Kur të jetë gati, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta para se ta presim.

Shërbehet për: 4-6 persona

Koha: 1 orë

Tuesday, 25 February 2014

Peshk salmon në zgarë me salcë mango dhe avokado

Receta qe po iu paraqesim sot, perben nje pjate shume te veçante, e cila kombinon shijen e peshkut salmon te pasur me omega 3, dhe vitaminat C, fibrat dhe antioksidantet te gjendura ne salcen e frutave. Kjo pjate e dyte i pershtatet sidomos personave qe duan te humbasin kilet e teperta, por ne te njejten kohe te ushqehen shendetshem.

Perberesit

…per salmonin
  • 4 fileto peshku salmon
  • 50ml vaj misri
  • 2 luge salce soje
  • 1 luge te vogel salce pikante (Sriracha)
  • 1/2 luge xhenxhefil pluhur
  • 1 thelpi hudher te grire holle
…per salcen me mango dhe avokado
  • 1 mango e prere ne kubik te vegjel
  • 1 avokado e prere ne kubik te vegjel
  • 1 domate e prere ne kubik te vegjel
  • 1 qepe e njome e prere holle
  • 1 qepe e vogel e kuqe e prere holle
  • 2 luge vaj misri
  • lengun e 1 limoni
  • pak menderz
  • kripe
  • piper
Marinojme fillimisht salmonin per 2-4 ore duke hedhur te gjithe perberesit, pra filetot e peshkut, vajin e misrit, salcen e sojes, salcen pikante, xhenxhefilin dhe hudhren e grire holle ne nje tas te madh dhe e perziejme shpesh. Pasi te kete kaluar kjo kohe, heqim lengun e tepert nga filetot dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj misri per rreth 5 minuta, apo derisa peshku te shkeputet lehte nga zgara. Pregatisim salcen me fruta duke vendosur te gjithe perberesit ne nje ene dhe duke i lene ne nje vend te fresket per rreth 1 ore. I shoqerojme filetot e salmonit me salcen e frutave dhe ne vend te bukes mund te perdorim sipas deshires pilaf ose kus kus.

Sunday, 12 January 2014

HAMBURGER TE PERGATITUR NE SHTEPI(Qofte)

Perbersit :

10 gr gjalp
2 qepe te prera holle
450-500 gram mish vici ose qengji i grir
majdanoz prer holle
1 veze te rrahur
krip,piper

Porcedura eshte pak a shum e njejta si per qoftet normale, me diferencen qe ketu nuk shtojm buke te grir, dhe pasi kemi pleksur sebashku mishin me erezat dhe vezen ,nuk do ti bejm ne form topash si qoftet po do ti hapim me 1 thik duke i rrahur nga siper deri sa ato te behen te holla . Ashtu te holla si jan i skuqim ne tigan me pak vaj ulliri. Per ti dhen cik me shum shije sapo i keni skuqur dhe jan te ngrohta i hidhni siper 1 fet djathi per toast ose cfar do lloje tjeter djathi qe te shkri mbi to. Haen thjesht si cjan me perime ose dhe te bera ´´ hamburger

Monday, 23 December 2013

Mish me leng

Perberesit:
  • 1/2 kg mish me copa,
  • 1 luge miell,
  • 2 luge spec i kuq,
  • 2 luge vaj,
  • kripe, piper, spec djegez,
  • hudhra te grira e pak uthull


Pergatitja:

Kaverdisim mishin e lyer me miell, duke perdorur zjarr te embel. Shtojme specin e kuq dhe vazhdojme kaverdisjen. Kur te kete thithur 

lengjet, Shtojme uje dhe e leme te gatuhet derisa mishi te jete gati e te kete ngelur me pak leng. E rregullojme me kripe, piper e spec djegez e shtojme hudhrat e shtypura dhe uthullen. Sherbehet e ngrohte.
Ju befte mire! 

Monday, 9 December 2013

Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me garniturë dhe salcë)


Perberesit per 10-12 persona :

per gjelin e detit
  • 1 gjel deti rreth 7kg
  • 2 dege selino
  • 2 karrota
  • 1 qepe te ndare ne kater pjese
  • 50gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • gjysme limoni
  • kripe
  • piper
  • majdanoz
  • trumez
  • rozmarine
…per garnituren
  • te brendshmet e gjelit te detit
  • 350gr qepe te prera holle
  • 200gr selino te prere holle
  • 130gr arra te qeruara
  • 120gr rrush te thate
  • 10 ullinj jeshil pa berthame
  • 1 molle jeshile
  • 2 feta buke te ndenjura 1 dite (ose 2 feta buke te fresketa te thara ne furre per rreth 10 minuta)
  • 100gr gjalp
  • 1 tufe majdanoz te fresket
  • pak sherebele
  • kripe
  • piper te zi te fresket
PJEKJA E GJELIT TE DETIT
Gjeja e pare qe duhet bere perpara se te gatuhet nje gjel deti, eshte ta leme te shkrihet plotesisht dhe te arrije temperaturen e ambjentit. Per kohen e shkrirjes sipas madhesise dhe sekrete te tjera, shikoni foton …
 Gjelit i heqim qafen (te cilen mund ta perdorim per supe) dhe te brendshmet: zemren, stomakun dhe melcine, nga te cilat zemren dhe stomakun do ti perdorim ne pregatitjen e garnitures.
E lajme mire gjelin e detit brenda dhe jashte me uje te ftohte dhe te rrjedhshem dhe eleminojme cdo pupel sado e vogel qofte. E fshijme me letra kuzhine dhe ferkojme brendesine e tij me gjysmen e limonit dhe me pas me kripe.
Per ti dhene shije gjate pjekjes, fusim brenda gjelit te detit qepen e ndare ne kater pjese, nje tufe majdanoz dhe karrotat dhe selinon te prera ne copa jo shume te vogla. Ne zgavren me te madhe te gjelit, vendosim nje leter alumini si kapak, per te mos lejuar mbushjen te dale jashte dhe me pas e mbyllim me kunja dhembesh (apo e qepim me “gjilperen” e kuzhines). Ne te njejten menyre veprojme edhe me kavitetin tjeter te hapur, ate te qafes.
E lidhim gjelin me spango kuzhine, e ferkojme siperfaqen e tij me kripe te bollshme, e sperkasim me gjalpin e shkrire, e aromatizojme edhe me pak piper te zi te grire ne moment dhe e vendosim ne nje tave te madhe me gjoksin poshte. Anash taves vendosim edhe disa gjethe te fresketa trumeze dhe rozmarine.
E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth gjysme ore, me pas e ulim temperaturen ne 180°C per rreth dy ore dhe me pas ne 100°C per 1 ore e gjysme.
Ne momentin e fundit, nese deshirojme qe gjoksi i gjelit te marre ngjyre te arte, e kthejme nga ana tjeter dhe e pjekim per maksimumi 5 minuta ne 250°C.
E kuptojme qe mishi i gjelit eshte pjekur edhe ne brendesi ne momentin kur e presim pak lekuren e holle te kembes, dhe lengu qe del eshte i qarte (jo ngjyre roze!).
E nxjerrim nga furra dhe e leme te pushoje per 15-20 minuta ne temperature ambjenti perpara se ta presim ne copa.

PREGATITJA E GARNITURES
Pregatisim si fillim lengun e gjelit te detit duke ziere ne uje me pak kripe zemren, qafen dhe stomakun e tij per rreth 1 ore. E filtrojme dhe e leme menjane, ndersa te brendshmet i kaverdisim per rreth 5 minuta me nje luge gjalp ne zjarr te ulet.
Pjekim per pak minuta arrat ne furre ose ne tigan (pa yndyre!) derisa te kene marre ngjyre te arte (kujdes te mos digjen) dhe i presim ne copa. I leme ne temperature ambjenti nderkohe qe skuqim buken e prere ne kubik me gjysmen e gjalpit per pak minuta.
Ne nje tigan tjeter, kaverdisim me gjalpin e mbetur qepet e prera holle bashke me selinon per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet, shtojme copezat e arrave, te bukes se skuqur, mollen e prere ne kubik te vegjel, rrushin e thate, ullinjte ne copa te vogla, majdanozin e grire holle, te brendshmet e gjelit te detit, pak rozmarin, pak sherebele dhe kripe e piper. Shtojme gjithashtu pak nga pak lengun e perftuar nga brendshmet e gjelit dhe e gatuajme te gjithe perberjen per rreth 1 ore ne zjarr te ulet, apo derisa mollet te jene zbutur.

PREGATITJA E SALCES ME LENGUN E GJELIT
Lengun qe ka leshuar gjeli i detit i pjekur ne tave, e hedhim ne nje tigan qe nuk ngjit dhe e vendosim ne zjarr te ulet.
Ne nje ene te vogel, shkrijme 1 luge niseshte ne pak uje te ftohte dhe ia shtojme lengut te gjelit pak nga pak derisa te trashet. E rregullojme salcen me kripe, piper, trumez, pak sherebel dhe e sherbejme bashke me gjelin e detit te pjekur.

Saturday, 30 November 2013

Kaneloni me mish te grire

Perbersit per 6 persona :

250 gr Cannelloni

1 l Salce Domatesh
500 gr me Mocarella
500 gr Mish i grire
2 Veze
50 gr Parmigiano
250 ml Beshamel
Vaj, Kripe, Piper, Vere te bardhe.


Pergaditja :

 Ne nje ene vendosim mishin e grire, kripe, vezet, gjysmen e parmigianos qe ne kemi, piper, dhe i perziejme te gjitha bashke derisa te krijojme nje perzierje homogjene.E hedhim perzierjen e sapo bere ne nje tigan me pak vaj per tu skuqur dhe e perziejme me ndihmen e nje luge avash avash.Kur perzierja te jete skuqur e shuajme me vere te bardhe.Me pas i shtojme mocarelen e prere ne forma kubike, nje pjese te salces se domateve dhe nje pjese te beshamelit.Vazhdojme ti perziejme te gjitha bashke edhe per disa minuta.Ne nje tigan me uje te valuar me pak vaj dhe pak kripe hedhim cannelloni duke i lene per 3 – 4 minuta.Me pas heqim cannellonin nga uji dhe i heqim ujin e tepert me nje pecete.Me ndihmen e nje luge mbushim cannellonin me perberjen me mish te grire qe pregatitem pak me perpara ne tigan dhe i vendosim ne nje tave pjekjeje duke i sperkatur me salcen e domateve.Mbasi ti kemi vendosur te gjitha cannellonit ne tave i mbulojme me salcen e mbetur, me beshamel dhe me parmigiano.E vendosim taven ne furre ne temperature 180 °C per 30 minuta.Pasi pjekja te kete mbaruar e heqim taven nga furra dhe e leme te ftohet.Tani ju mund te ndani cannellonin me mish neper pjata dhe mund ta servirni ate.Ju befte mire

Tuesday, 26 November 2013

Pule me limon

Perberesit per 4 persona :

4 gjokse pule (rreth 500gr), 
2 veze 
miell
kripe vaj luledielli per skuqje

Per salcen me limon :
1 luge niseshte (ose miell)
200ml uje,
2 luge te vogla sheqer,
lengun dhe lekuren e 1 limoni
kripe

Pergatitja


Presim fillimisht gjoksin e pules ne shirita jo shume te holle, i kalojme ne vezen e rrahur me pak kripe, me pas ne miell dhe i skuqim per rreth 5 minuta ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim copat e pules ne nje tas me kapak ne menyre qe te jene akoma te ngrohte dhe pregatisim salcen. Shkrijme plotesisht niseshten ne nje gote me uje te ftohte duke e perziere vazhdimisht. Ne nje tigan te madh hedhim ujin me niseshte, shtojme menjehere , sheqerin, ujin e mbetur dhe lengun e limonit. Kur salca te jete trashur pak (duhet ta perziejme gjate gjithe kohes) shtojme edhe lekuren e limonit te grire ne rende dhe e leme ne kete menyre derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht dhe salca te trashet. Shtojme ne kete moment edhe copezat e pules dhe i gatuajme per rreth 2 minuta te tjera ne zjarr te ulet derisa perberesit te marrin shijen e njeri tjetrit. E sherbejme pulen me limon te ngrohte duke e zbukuruar pjaten me feta te holla limoni dhe gjethe majdanozi. E shoqerojme kete pjate me nje sallate jeshile ose me perime te ziera apo te pjekura ne furre.

Sunday, 24 November 2013

Fileto pule me speca

Pergatitja: 
Skuqim ne nje tigan nje thelb hudher dhe shtojme nje spec te kuq, nje te verdhe e nje jeshil te ndara ne rripa! 

I perziejme derisa te zbuten dhe pastaj shtojme 200 gr fileto pule te ndara ne rripa dhe te lyera ne miell.

Shtojme kripe dhe piper! I skuqim per 7-8 min rriskat e filetos se pules bashke me specat dhe pastaj shtojme nje luge gjelle mustarde, 1 gote me qumesht dhe 50 gr djathe gorgonzola!

I leme te ziejne se bashku ne zjarr te avashte dhe para se ta heqim nga zjarri i shtojme dhe pak majdanoz! Ju befte mire!

Pule e mbushur

1 Pule 1kg e 500 gr.

Per mbushjen :
100 gr bekon (mish i tymosur)
200 gr kerpudha.
100 gr kacakavall.
100 gr Parmezana.(lloj djathi)
1 qepe e fresket.
1/2 filxhan caji oria.
Per te marinuar pulen: Kripe ,piper te zi,Udher , mustardhe,pak gjalpe ,pak vaj ... leng pe portokalli.
Pergatitja:
Lajme pulen mire. Marinojme pulen qe ne darke me perbersit qe kemi shkruar me larte . Lyejme ne funt pulen nga siper me gjalpe qe gjate pjekjes te mare ngjyre te bukur.
Mbushjen. Zjejme orizin me pak uje per 5 minuta. Marim nje tigan shtojme pak vaj , qepen , kerpudhat,becon (eshte jjoj sallami si pancete e prere holle) i skuqim per pak. Shtojme dhe orizin e zjere me pare te kulluar. I leme te ftohen .
Mbushim pulen qe ne qafa nga pjesa e poshteme mbylleni me kruajtse dhembesh ose me pak spango .... E vendosim pulen ne gaster" tenxhere fure me kapak"ose ne tepsi te mbuluar me leter alumini. C'do 15-20 minuta e lyejeme me lengun e portokallit. Pjekja varet nga nxetesia e fures tuaj . Shikoni kur pula te jete skuqur ne te gjitha anet eshte gati .
Nese deshironi mund te shtoni dhe patate gjate pjekjes te pules. Sa per uje mos shtoni me shume se dy filxhane kafeje. Ju befte mire

Monday, 18 November 2013

Tave-Mish pule dhe perime te ndryshme

Perberesit jane:

1 kg mish pule
5 kokrra patate te vogle
1 karrote
200 gr bizele
200 gr lule laker
200 gr finoke
300 gr kerpurdha 
4 thelpi hudher
selino , majdanos ,
kripe,piper i zi
rigon, rozmarin dhe vaj ulliri.<br

Pergatisim mishin- Ne nje tenxhere me vaj te nxehte shtojme mishin e skuqim per 10 minuta me zjarre mesatare,, me pas e ulim flaken dhe shtojme te gjitha erezat pervec majdanozit.
Mishi leshon lengun e vete dhe i lem te zien per 15 minuta me pas shtojme nje gote uje me vegeta pule dhe i lem edhe per 20 minuta te tjera qe te marre mishi te gjitha aromat.
Nderkohe qe mishi zien presim perimet.
Patatet ne feta dhe kerpurdhen,karroten dhe finokun ne zhulien(fije).
Pasi mishi eshte zier marrin tepsin shtrojme mishin dhe perimet te gjitha siper u shtojme lengun e mishit dhe i pjekim ne temperature 250° per 30 minuta siper tepsin e mbulojme me leter furre qe te mos na digjen perimet dhe mos te dali aroma e erezave.
Para se ta servirim i shtojme majdanozin. Ju befte mire
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...