Friday, 11 July 2014

Qepa e kuqe, ilaç për zemrën

Qepa e kuqe është e domosdoshme për sistemin kardiovaskular, rregullon sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, por ndikon edhe në forcimin e sistemit imun.

Edhe pse mund të jetë paska e pakëndshme, shkaku i aromës dhe shijes së saj, duhet ta dini që qepa e kuqe është ushqim shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut, sidomos për zemrën dhe sistemin kardiovaskular.

Është vërtetuar se substancat që i përmban mund ta ulin kolesterolin e keq, si dhe të forcojnë membranat e qelizave në rruazat e kuqe të gjakut.

Pikërisht shkaku i këtyre karakteristikave ndihmon në parandalimin e infarktit. Studimet kanë treguar se qepa e kuqe përmirëson dendësinë e eshtrave, prandaj sidomos u shkon për shtati femrave në menopauzë, të cilat ballafaqohen me humbjen e dendësisë së eshtrave.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...