- 400-500gr qershi te embla
- 180ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
- 65gr miell
- 60gr sheqer (mund ta rrisni sasine deri ne 100gr nese e doni me te embel)
- 2 veze te medha
- 2 luge gjalp + per te lyer taven
- 1 pako te vogel vanilje
- sheqer pluhur per sperkatje
- pak kripe
Udhëzimet :
- Lajme si fillim qershite nen uje te rrjedhshem, i thajme me nje pecete te paster dhe i heqim me kujdes berthamat.
- Ne nje tigan, shkrijme nje luge gjalp dhe kaverdisim per 1-2 minuta ne zjarr te ulet qershite derisa te avulloje i gjithe lengu qe mund te kene leshuar. I sperkasim me 1 luge sheqer dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 1 minute tjeter duke i perziere gjate te gjithe kohes.
- Lyejme nje tave me gjalp, e sperkasim me pak sheqer dhe hedhim qershite e kaverdisura nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e brumit.
- Rrahim ne nje ene vezet me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme vaniljen, miellin, qumeshtin, 1 luge gjalp te shkrire dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 1 minute. E hedhim brumin ne taven ku kemi vendosur qershite dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 40-45 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte.
- E nxjerrim embelsiren nga furra, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te ngrohte. Mund ta shoqerojme gjithashtu me pak pana te rrahur per embelsira, akullore me vanilje apo pak kos grek me sheqer.
- E ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.
- *Keshille: Nese embelsiren nuk do t’ia servirni femijeve, mund ti shtoni brumit edhe 2 luge konjak, rum apo liker qershie. Gjithashtu mund te zevendesoni gjysmen e qumeshtit me pana te lengshme per embelsira; ne kete rast embelsira do te rezultoje me kalorike.
Shërbehet për: 6 persona
No comments:
Post a Comment