Showing posts with label Keshilla. Show all posts
Showing posts with label Keshilla. Show all posts

Friday, 18 July 2014

RECETA QE PASTRON GJAKUN

Një recetë e vogël që synon përmirësimin e qarkullimit, heqjen e toksinave, pastrimin e gjakun dhe largimin e yndyrnave kokëfortë.
Foto ilustrim
Kjo është një shpikje nga Natalia Rose, drejtoreshë nutricioniste në Elizabeth Arden Red Door Spa.
Përbërësit: ½ filxhan lëng limoni i freskët
  • ½ filxhan vaj lini ose vaj ulliri ekstra vergine
  • 1 luge (supe) polen blete
  • 1/3 filxhan hudhër e grirë
  • 3 luge (supe) xhenxhefil i grirë
  • 3 luge (supe) mjaltë i papërpunuar
Përgatitja:
  1. Vendosni të gjithë përbërësit në mikser, me përjashtim të vajit. Ngadalë shtoni vajin, derisa eliksiri të marrë ngjyrën e arit.
  2. Përdoreni si një salcë për sallatë, ose pijeni. Përdoreni si një locion për lëkurën ose si scrub për pastrimin e trupit.

Friday, 11 July 2014

Qepa e kuqe, ilaç për zemrën

Qepa e kuqe është e domosdoshme për sistemin kardiovaskular, rregullon sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, por ndikon edhe në forcimin e sistemit imun.

Edhe pse mund të jetë paska e pakëndshme, shkaku i aromës dhe shijes së saj, duhet ta dini që qepa e kuqe është ushqim shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut, sidomos për zemrën dhe sistemin kardiovaskular.

Është vërtetuar se substancat që i përmban mund ta ulin kolesterolin e keq, si dhe të forcojnë membranat e qelizave në rruazat e kuqe të gjakut.

Pikërisht shkaku i këtyre karakteristikave ndihmon në parandalimin e infarktit. Studimet kanë treguar se qepa e kuqe përmirëson dendësinë e eshtrave, prandaj sidomos u shkon për shtati femrave në menopauzë, të cilat ballafaqohen me humbjen e dendësisë së eshtrave.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Soda, sekret i bukurisë

Për lëkurë të butë, për këmbë sensuale, për një fytyre perfekte, për një buzëqeshje më joshëse dhe për flokë te shëndetshëm përdorni sodë.

Ndërkohe që gjyshet tona njihnin para se gjithash vetitë tretëse të sodës, sot ajo është bërë një element shumë i rëndësishëm i produkteve kozmetike natyrale dhe të atyre të përgatitura në shtëpi. Të mirat? Ka shumë të tilla dhe na ndihmon të kujdesemi për veten në mënyrë natyrale. Nga koka deri tek këmbët...

Shumë prej jush, të mësuara me kozmetikët mjaft të përpunuara, mund të dyshojnë për vetitë e këtij pluhuri të bardhë që shitet kudo nëpër dyqane dhe për me tepër është i lirë. Megjithatë duhet thënë se karakteristikat e tij janë mjaft të njohura. Doni shembuj për t’u bindur? Disa lugë sodë mbrojnë lëkurën e thatë, zbardhin dhëmbët dhe luftojnë zbokthin.

Për të pasur lëkurë të butë

Vuani nga tharja e lëkurës? Kur bëni dush ju irritohet lëkura? Të kruarat dhe skuqjet shkaktohen nga uji shumë gëlqeror. Një zgjidhje shumë e mirë për të mbrojtur lëkurën është të hidhni në vaskën e mbushur me ujë pas bikarbonat sode dhe më pas të futeni në të. Kur të dilni do e ndjeni që lëkura juaj është më e butë dhe ju do ndjeheni më të relaksuar.

Për këmbë të bukura

Të mbuluarë në dimër dhe shumë të zbuluara gjate verës, këmbët tona kanë tendencë të “vuajnë” për gjithë vitin. Soda mund të bëjë mrekullia: lufton kallot, zbut lëkurën, largon të kruarat dhe i çlodh. Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta. Do e shihni që nuk do i ndjeni më të rënda dhe të lodhura. Kjo mund të bëhet edhe për higjienën e duarve. I futim në një legen me ujë të ngrohtë në të cilin kemi hedhur 2 lugë të vogla me sodë dhe i mbajmë për 10 minuta. Thonjtë do bëhen më të shëndetshëm dhe duart më të buta.

Për një fytyrë përfekte

Mos iu besoni kur ju thonë se soda nuk i bën mirë fytyrës, përkundrazi ajo e bën atë më të butë dhe e hidraton. Përziejmë pak sode me ujë dhe e përhapim me mollëzat e gishtave në fytyrë duke e fërkuar dalëngadalë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ngrohtë dhe të pastër.

Për një buzëqeshje edhe më të bukur

Soda është një produkt shumë i mirë edhe për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve tanë. Ajo zbut gjen, parandalon shfaqjen e gurzave dhe kariesit si dhe i bën

Hurmat, nje nder frutat me te shendetshem ne bote

Hurmat, nje nder frutat me te shendetshem ne bote:

Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Gjithashtu përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur dhe sasi të konsiderueshme tanin etj.

Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminësh natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit.

Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.
Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.

Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.
Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme.
Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Thursday, 19 June 2014

Sëmundjet që shëron lëngu i aloe vera

Lëngu i aloes është një ilaç natyral shumë i rëndësishëm që del nga bima e aloe veras.
Janë të shumtë njerëzit që pohojnë të mirat e saj të shumta për sa i përket sëmundjeve të tilla si kapslleku, djegiet në stomak, kolesteroli i lartë, diabeti dhe infeksioni i kyçeve.
Nga ana tjetër, duket se ajo ka edhe efektin e lehtësimit të dhimbjeve të brëndshme. Por nëse aloe merret rregullisht, duket se është e dobishme edhe për stimulimin e sistemit imunitar.Gjë e nevojshme në këtë periudhë të vitit dominuar nga gripi sezonal si ftohjet dhe kollitja. Nëse merret në periudhë afat gjatë rrit edhe fuqinë muskulore dhe
përmiresimin e gjëndjes shendetësore, si dhe bukurinë e lëkures dhe të flokëve.
Siç ndodh shpesh, megjithatë kur flitet për ilaçe natyrore, nuk ekzistojnë akoma studime shkencore që dëshmojnë vlefshmërine e tyre, kështu që me siguri lëngu i aloes nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësoje trajtimin mjekësor (si për shembull ai i diabetit. apo kolesteroli i lartë), por me siguri mund të jetë e dobishme si mbështetje plotësuese, ose si formë e parandalimit në një regjimi të stilit të jetës së shëndetshme. Kërkimet shkencore të bëra deri me tani janë vetëm paraprake, akoma nuk janë mbështetur nga testimet klinike tek njeriu.
Disa teste laboratorike mbi qelizat humane, kanë identifikuar në lengun e aloe veras, një substance e aftë përtë rritur aktivitetin e NF-kappa B (një kompleks i proteinave që ka treguar se ka nje rol kyç në proçeset imunologjike). E njohur si aloeride, kjo substance është klasifikuar si një polisakaride (një lloj karbohidrati).
Së fundi, përtë dalluar lëngun e aloes nga xheli aloe vera (zakonisht përdoret për aplikime aktuale si, në rastin e djegies nga dielli). Ku mund t’a gjeni? Me siguri në farmaci, por edhe në dyqanet dhe supermarketët ushqimore.

Arsyet pse duhet të hani vishnje (qershi)

1. Mbrojnë nga disa forma të kancerit.
2. Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Vishnjat pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh vishnja.
3. Duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës, vishnjat sigurojnë që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.
4. Meshkujt që duan të kenë fëmijë, duhet shpesh të hanë vishnja.
5. Për shikim të mirë, hani vishnja, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy.
6. Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.

Friday, 13 June 2014

Shikoni si behet largimi i njollave kafe ( qukat )

Njollat kafe apo sic njihen dhe ndryshe quka jane pak shqetsuse per lekurat tona,ato vijne nga konsumimi duhanit,shtatzania apo nje kontakt me diellin..

Ju sygjeroj te merrni
1/2molle
1/2limon
1lug sode buke..

Grijm mollen e bejm si pure e shtrydhim limonin vec lengun i shtojm soden e bukes i perziejm derisa te behet mas homogjene.e vendosim ne fytyre per 30min dhe me pas e shplajm me uje te vaket..fytyra juaj do ket shkelqim dhe me quka te zbehura.beheni shpesh her pasi kjo mask ka vetin per te zbardhur lekuren.
Maska behet njehere ne jave ..

http://recceta-gatimii.blogspot.com/

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Thursday, 15 May 2014

Kivi zhduk vitet nga fytyra!


Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.

Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan. Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret.Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojëshkurt, dhe shpëlajeni mirë

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Lëngu çudibërës nga shtogu që shëron shumë çrregullime

E quajnë bimë të egër por është shumë e shërueshme. Pos kësaj zbut simptomat e gripit dhe organeve të frymëmarrjes, përmirëson edhe oreksin. M'u për këtë, është me rëndësi që ta posedoni në barnatoren popullore.

Me siguri se janë të paktë ata që nuk kanë provuar lëngun nga shtogu. Disa dëshirojnë shijen e saj disa jo. Por, ajo që është e sigurt, është se gjethet e shtogut janë të pasura me vajra eterik. Fryti i saj përmban taninë, sheqer, acide të pemëve dhe vitamina C, ndërsa pjesët e tjera të saj janë të pasura me hekur, natrium dhe kalium.

Çaji nga shtogu është i mirë kundër etheve, sepse stimulon punën e gjëndrave të djersitjes. Nëse çajit të shtogut i shtohen edhe disa gjethe me kamomil, zbutin simptomat e gripit dhe pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes, e po ashtu ndihmon edhe të reuma. I popullarizuar është edhe shurupi nga shtogu, si dhe është freskues gjatë ditëve të ngrohta të verës. Shtogu lulëzon nga muaji maj deri në qershor, shkruan Kosova Sot.

Nëse vuani nga sistemi i dobët imun, atëherë ju sugjerojmë që t'i mblidhni shtatë apo tetë gjethe dhe t'i vloni me dy decilitra ujë dhe t'i lini për tetë minuta në zjarr. Çajin e ëmbëltoni me mjaltë dhe e konsumoni në gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Saturday, 3 May 2014

Deshironi lekure te paster, pa akne, jo te irrituar dhe mbi te gjitha te bukur ?

Deshironi lekure te paster, pa akne, jo te irrituar dhe mbi te gjitha te bukur ?

Ju prezantojme nje super maske:

Perbersit:
1/2 e bananes
1 luge caji mjalte
1 luge caji leng limoni te fresket

Perziejini mire keta perbersit edhe vendosini ne fytyre per 15-20 minuta.Bejeni njehere ne jave per 2 muaj rresht.

Kjo maske eshte shume e mire per fytyren pasi te tre perbersit kane veti kuruese Banania(e pasur me vitamina A ,D dhe E .largon qelizat e vdekura), Mjalti(antibaktreial), Limoni(dipigmentues)

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Qumësht dhe mjalt, ilaç ideal kundër pagjumsisë!

Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra që mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, ton dhe jogurt.

Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin.

Ushqimet e sipërpërmendura përmbajnë tiraminë, molekula që stimulojnë lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.

Në vend të qetësuesve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela kanë ndikim të butë qetësues, por ajo që do t’ju ndihmojë më shumë është një gotë qumësht me pak mjaltë.

Friday, 2 May 2014

Specat djegse, ja përse duhet ti shtoni ne dieten tuaj

Speci djegës përdoret në mjekësinë moderne, në rend të parë, për zbutjen e dhembjeve të pacientëve që vuajnë nga artriti dhe diabeti.

Speci djegës përdoret në mjekësinë moderne, në rend të parë, për zbutjen e dhembjeve të pacientëve që vuajnë nga artriti dhe diabeti. Mirëpo, speci djegës nuk është e vetmja mëlmesë e cila ndikon pozitivisht në organizmin tonë.

Speci është i pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale.

Por përtej shijes pikante, speci ka edhe një sërë funksionesh terapeutike, të cilat jo të gjithë i njohim.

Mbron zemrën tuaj

Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, dhe reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq.

Ul presionin e gjakut

Është provuar shkencërisht se specat djegës ul presionin e gjakut dhe relakson enët e gjakut.

Parandalon kancerin

Studimet kanë treguar se kapsaicina në speca pikant vret qelizat e kancerit. Kjo perime me erëza gjithashtu ndihmon luftën nga ftohjet dhe ndalon trashjen.

Ka veti antiinflamatore

Speci ka veti antiinflamatore, madje rakomandohet në rastet e kollës. Ai lehtëson edhe dhimbjet reumatizmale. Për këtë mjafton zbutja e tij për një farë kohe në një sasi alkooli dhe aplikimi në vendin e dhimbjes.

Ndihmon në humbje peshe

Përveç kësaj ushqimi me erëza të çon në një reduktim të peshës trupore. Shija pikante e specit i detyrohet kapsaicinës, e cila gjithashtu favorizon tretjen, ndihmon trupin të djeg më shumë kalori.

Çliron nga zemërimi

Ushqimet pikante stimulojnë prodhimin e serotoninës, një hormon që i bën njerëzit të ndjehen mirë. Prandaj është e dobishme në luftimin e depresionit.

Rastet kur nuk duhet perdorur speci djeges

Speci nuk këshillohet të konsumohet nga ata që vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet, hemorroidet etj. Për fëmijët nën 12 vjeç, konsumi duhet të jetë i kufizuar, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu për të shmangur shqetësimet, në sasi të kufizuara duhet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Lëng frutash për humbje peshe

Ky lëng natyral është efikas për humbjen e peshës sidomos në zonën e barkut. Është një recetë efikase, e lehtë për t’u përgatitur dhe e shijshme.

Përbërësit që ju nevojiten janë:

4 kivi
¼ lugë gjelle me pluhur karafili
2 mollë
1 dardhë
1 tufë nenexhik
lëngun e 2 kokrrave limon
5 gota ujë
Përgatitja:

Merrini të gjithë përbërësit dhe hidhini në blender. Lërini të miksohen me njëra-tjetrën derisa të arrini një masë kompakte.

Kjo pije duhet të pihet çdo ditë para mëngjesit, drekës dhe darkës. Gjithashtu mund të pini një gotë edhe para se të flini gjumë.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Dhjetë fuqi të jashtëzakonshme të uthullës së mollës



Nga ndikimi në humbje të peshës, zbardhja e dhëmbëve e deri te ndalja e problemeve të stomakut, uthulla thjesht ka fuqi të madhe shëruese për të cilën as që keni ëndërruar ndonjëherë.

1.Ndikon në humbje të peshës

Shkencëtarët japonezë në një studim të kryer së voni kanë zbuluar që kur minjve u është dhënë ushqimi me nivel të lartë të yndyrave, por edhe uthull si shtesë e ushqimit, ata kanë zhvilluar rreth 10 për qind më pak të yndyrave trupore sesa minjtë të cilët kanë konsumuar vetëm ushqim të yndyrshëm. Hulumtuesit kanë zbuluar që uthulla ka funksionuar në nivel gjenetik, duke ndikuar në gjenet e lidhura me oksidimin e acideve yndyrore dhe djegien e yndyrave. Shkencëtarët besojnë që uthulla shtyp apo pengon akumulimin e yndyrave trupore, edhe pse duhen më shumë studime për të dëshmuar që uthulla ka efektin e njëjtë tek njerëzit.

2.Ul nivelin e sheqerit në gjak

Kur e lëshoni veten në magjinë e ushqimit me nivel të lartë karbohidrateve (pastat, patatet, orizi ose për shembull disa sallata), mundohuni që sallata apo salca të përmbajnë uthull. Konsumimi i një luge e gjysmë uthull mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak për 42 për qind, ka treguar një studim nga viti i kaluar.

3.Mund lodhjen e muskujve

Treningët intensivë dhe ndonjëherë edhe stresi i madh shkaktojnë rritjen e acidit laktik në trup, duke nxitur kështu lodhjen. Interesante është që aminoacidet që gjenden në uthullën e mollës veprojnë si kundërhelm. Për më shumë, uthulla e mollës përmban kalium dhe enzime që mund t’ju lirojnë nga kjo ndjenjë. Herën tjetër kur ndiheni që e keni tepruar me ushtrimet apo keni pësuar stres, shtoni një apo dy lugë uthull në gotën e pijes prej perimeve apo në gotë uji.

4. Dhëmbët e bardhë

Shpëlajeni fytin me uthull molle në mëngjes. Uthulla ndihmon në largimin e njollave, zbardh dhëmbët dhe vret bakteret në gojë dhe në mishin e dhëmbëve. Pas shpëlarjes së fytit me uthull, lani mirë me furçë dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Lani dhëmbët edhe me sodë bikarboni një herë në javë. Kjo do të ndihmojë të largoni njollat dhe të zbardhni dhëmbët tuaj. Përdoreni ashtu sikur do ta kishit përdorur edhe pastën për dhëmbë. Po ashtu, mund të përdorni kripën si alternativë për pastën për dhëmbë.

5. Redukton problemet e stomakut

Shtoni pak uthull në ujë. Nëse infeksioni bakterial është arsye e diarresë suaj, uthulla e mollës mund të ndihmojë në ndaljen e këtij problemi, duke iu falënderuar veçorive antibiotike. Për më shumë, sipas disa ilaçeve natyrale, uthulla e mollës përmban pektinë, e cila mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve në zorrë.

6. Lemza

Merrni një lugë kafe me uthull. Shija e saj acidike mund të ndalojë lemzën që në fillim.

7. Preventiva e tretjes së keqe

Merrni pak uthull para ushqimit. Nëse e dini që do të lëshoheni në ushqim, për çka do të pendoheni më vonë, provoni më parë këtë ilaç natyral. Shtoni një lugë të vogël uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pini 30 minuta para ushqimit.

8. Ngërçet e këmbëve natën

Këtë ilaç të vjetër natyral duhet ta provoni nëse keni shqetësime gjatë gjumit. Shtoni dy lugë uthull molle dhe pak mjaltë në gotën me ujë dhe pini për të lehtësuar ngërçet në këmbë natën. Sigurisht, më mirë do të ishte që këtë pije ta keni të gatshme në rast nevoje, sesa ta përgatisni gjatë natës.

9.Hunda e mbyllur

Përzini mirë një lugë uthull molle në gotën me ujë dhe pini. Kjo ndihmon kullimin e sinuseve, dhe me këtë do të ndikojë në zhbllokimin e hundës.

10. Dhimbja e fytit

Rrëmbejeni uthullën sapo të keni ndjesinë e djegies në fyt. Punësoni “vrasëset” në uthull dhe ajo me siguri do t’ju ndihmojë të shmangni infeksionet më serioze. Del që shumica e baktereve nuk mund të mbijetojnë në mjedisin acidik që e krijon uthulla.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Thursday, 1 May 2014

Çaji i dardhës largon temperaturën e lartë

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit. Prej saj romakët prodhonin një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese.

Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal.

Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara, ose 60-70 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysmë ore. Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët. Nuk duhet të përdorni sheqer por mjalti lejohet.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Fiqtë e thatë për diabetikët, kundër anemisë, për osteoporozë



Fiqtë e thatë janë meze e shijshme, por edhe e shëndetshme. Fiku u thatë është një burim i shkëlqyer i mineraleve, si kalciumi, bakri, kaliumi, mangani, hekuri, seleni dhe zinku. Ai përmban kalcium më shumë se qumështi i lopës.

Me konsumin e 100 gramëve fiq të thatë do të merrni 640 mg kalium, 132 mg kalcium, 2.03 mg hekur dhe 232 mg kalium.

Kaliumi është një komponent t rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore e cili ndihmon në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presion të gjakut. Bakri, si edhe hekuri, është i nevojshëm në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe oksidimin qelizor.

Për shkak të sasisë së madhe të bakrit, fiku u rekomandohet personave që vuajnë nga anemia për shkak se bakri e nxit prodhimin më të mirë të rruazave të kuqe të gjakut, dhe për shkak të përqendrimit të kaliumit, e rregullon shtypjen e gjakut.

Fiqtë e thatë janë luftëtar kundër osteoporozës dhe vetëm dhjetë nga këto fruta në ditë kanë efekt parandalues në humbjen e masës së eshtrave. Fiku u thatë ngadalëson plakjen, lufton radikalet e lira, është i pasur me antioksidantë, e përshpejton metabolizmin dhe shumë gjëra të tjera.

Me konsumimin e fikut të thatë duhet të jenë të kujdesshëm diabetikët, por edhe ata që kanë probleme me trashjen sepse fiku i thatë ka madje pesë herë më shumë kalori se fiku i freskët.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Mjalti dhe hudhra, kombinimi mrekullues



Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore. Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin “antimikrobik”.

Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit.

Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj.

Përbërësit:

Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë

Një kokërr hudhër organike

Metoda e përgatitjes:

Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat.

Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë.

Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Monday, 21 April 2014

Pija e “mrekullisë”

Qarkullon prej shumë kohësh, por është bërë publike dhe ka marrë përmasa të mëdha vetëm ditët e fundit!

Pija e “mrekullisë” siç e kanë pagëzuar është shpikje e z. Steo i cili pretendon se ajo ju ruan nga qelizat e infektuara që formohen në trupin tuaj apo të bllokoj zhvillimin e tyre.
Por, si e zbuloi z. Seto këtë pije?
Seto vuante nga kanceri në mushkri. Ia këshilloj këtë pije një botanistë shumë i njohur nga Kina. Kështu për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije, tashmë shëndeti i tij është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, padyshim që kanceri nuk ekziston më.
Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit të njeriut dhe nuk krijon komplikacione.
Është si një pije “mrekulli”! Është e thjeshtë.
Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët.

Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:
1. Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen.
2. Parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulçerë.
3. Fuqizon mushkrit, parandaluar sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.
4. Forcon sistemin imunitar
5. Bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron perden.
6. Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.
7. Desifikton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun. Pra, bënë lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të shndritshme.
8. Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioni në fyt.
9. Të qetëson nga dhimbjet
10. Ndihmomë të sëmurin nga riniti alergjik.

Mpiksja e gjakut / Goditja ne tru!

Unë i bëj thirrje gjithë miqve të mi për të lexuar & SHPERNDARE kete, ju mund të shpetoni jetën e te afermve tuaj duke ditur këtë informacion të thjeshtë!


Goditja ka një tregues të ri! 

Në qoftë se e shpërndani në dhjetë njerëz, ju keni një shans për të shpëtuar një jetë. 



Mpiksja e gjakut / Goditja ne tru!



Gjatë një feste mes miqsh ne natyre (BBQ), një grua u pengua dhe humbi pak ekuilibrin - ajo u siguroi të gjithëve se ishte mirë (ata menduan për të thirrur ambulancen) ... por ajo tha se ishte penguar mbi një tullë për shkak të këpucëve të saj të reja.
Ata e pastruan zonjen dhe ajo mori një pjatë të re të ushqimit. Ndërsa u shfaq pak tronditur, Xhejn shkoi për shijuar pjesën tjetër të mbrëmjes.

Burri i Xhejnit telefonoi më vonë duke u thënë të gjithëve se gruaja e tij u dërgua në spital - (ne oren 6:00 Xhejn vdiq). Ajo kishte pësuar një goditje në tru gjate kohes ne feste. Nese do te kishin njohur si të identifikonin shenjat e një goditje, ndoshta Xhejn do të ishte me ne sot. Disa nuk vdesin. Ato përfundojnë në një gjendje të pashpresë.

Kushtojini vetëm një minutë për të lexuar këtë shkrim.
Një neurolog thotë se në qoftë se ai mund të marre një viktimë qe ka pesuar goditje brenda 3 orësh, ai mund t’i eleminoje efektet e një goditje ... totalisht. 
Si ta njohim një goditje ne tru?
Ndonjëherë simptomat e një goditje janë të vështira për t’u identifikuar. Fatkeqësisht, mungesa e vetëdijes parashikon katastrofë. Viktimat e goditjes mund të vuajnë dëme të rënda në tru kur njerëzit pranë tyre dështojnë të njohin simptomat e një goditje.

Tani mjekët thonë se cdokush mund të njohë një goditje duke i pyetur tre pyetje të thjeshta:
Kerkojini personit te Buzëqeshë.
Kerkojini personit të thotë nje Fjali te
thjeshtë (koherente)
(p.sh. supë pule)
Kërkojini atij të ngreje lart te dy krahët.
Nëse ai ose ajo ka probleme me njëren nga këto, telefononi numrin e urgjencës dhe përshkruani menjëherë simptomat.

Shenjë e re e një goditje --- nxirrni jashtë Gjuhën

SHËNIM: Një tjetër "shenjë" e një goditje është kjo: Pyetni personin që te "nxjerrë" jashtë gjuhën e tij. Nëse gjuha është e "shtrembër", në qoftë se ajo shkon në një anë ose tjetren, është gjithashtu një tregues i një goditje.

Një kardiolog thotë se nëse gjithkush që merr këtë, e dërgon në 10 njerëz, ju mund të shpetoni te paktën një jetë.

Unë kam bërë pjesën time. Po ju?

Sunday, 20 April 2014

Uthulla e mollës mund të përfshihet shumë lehtë edhe në përditshmërinë tuaj të bukurisë

Acidi acetik i uthullës së mollës heq mbetjet dhe forcon flokët. Ajo eliminon bakteret, heq zbokthin nga lëkura e kokës dhe u jep shkëlqim flokëve.

-Tonifikon lëkurën
Njomeni në uthull pak pambuk dhe lyeni me të pjesën "T" të fytyrës (hundën, ballin). Ajo parandalon skuqjen dhe aknet e padëshirueshme.

-Banjo me uthull molle
Hidhni uthull molle në ujin e banjës së këmbeve për të qetësuar fryrjet e këmbeve në fund të ditës dhe për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

-Për zbardhjen e dhëmbëve
Shpëlani gojën me uthull molle në mëngjes dhe në mbrëmje për heqjen e njollave, zbardhjen e dhëmbëve dhe për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erën e pakëndshme të gojës.

-Për të mos u dukur varicet
Uthulla e mollës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pengon fryrjen, duke i bërë enët e gjakut të duken më pak.

-Ul njollat bojë kafe
Uthulla e mollës përmban sulfite që luftojnë efektet e moshës, duke i bërë të duken më pak njollat boje kafe, kësisoj duke e bërë lëkurën më të bukur.

-Hidhni uthull molle në vaske
Hidhni uthull molle në ujin e vaskës dhe lëreni ta çlirojë trupin tuaj nga toksinat. Ajo ju hidraton dhe tonifikon.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...