Friday, 31 October 2014

Kek me portokall dhe kanellë

Sot po ju paraqesim nje recete teper te pershtatshme si per mengjes ashtu dhe per zemer, kekun me portokall dhe kanelle, nje kombinim fantastik midis agrumeve dhe erezave!

Perberesit

  • 300gr miell 00
  • 150ml vaj luledielli
  • 200gr sheqer
  • 3 veze
  • 1 gote leng portokalli
  • lekuren e nje portokalli
  • 1 pako pluhur pjekes
  • 1 luge te vogel plot me kanelle
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje
Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 5 minuta vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak kripe, kanellen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda. Shtojme edhe lengun e portokallit dhe lekuren e tij duke vazhduar rrahjen.
Ne nje tas te madh, sitim miellin bashke me pluhurin pjekes dhe ja shtrojme pak nga pak perberjes se mesiperme duke e alternuar edhe me vajin e lulediellit.
Lyejme me gjalp dhe miell nje forme per kek, hedhim ne te brumin e perftuar dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta (bejme gjithmone proven e pirunit). E leme te ftohet plotesisht dhe e sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaqe.
*Keshille: Per ti dhene kekut nje shije akoma me te veçante, pasi kemi shtuar lengun e portokallit, shtojme edhe 2 apo 3 amareta te copetuara apo 1 luge pije Grand Marnier.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...