Perberesit per koren:
5 te bardhe te vezes
5 luge sheqer
Nje vanilje sheqer
5 luge lajthi te bluara
Nje qese pluhur paste
5-6 luge uje te nxehet
Gjysem luge nescafe
Perberesit per kremin:
5 te verdha te vezes
5 luge sheqer
80 gr qokollate qumeshti
150 gr margarine
200 ml ajke e embel
Gllazura:
100 ml ajke e embel
100 gr qokollate
Te bardhet e vezes tundet me sheqer derisa te formohet nje shkume e forte dhe i qitet edhe sheqer vanilja dhe pastaj i shtohen lajthite e bluara duke e perzier ngadale qe te behet nje mase homogjene dhe kjo mase qitet ne kallep te vogel te mbuluar me leter per pjekje te lyer me yndyre, ne madhesi me 25 me 35 cm dhe piqet ne temp.180 grade per 15-20 minuta. Pastaj kjo mase laget pasi te piqet me ujin e vale dhe neskafen e tretur dhe lihet te ftohet.
Qumeshti perzihet me te verdhat e vezes dhe zihet ne ene metalike mbi tengjere qe vlon dmth zihet mbi avull dhe pasi te jete shkrire sheqeri i shtohet cokollata e coptuar e bardhe e qumeshtit dhe pastaj margarina e coptuar qe ka qendruar ne temperature dhome dhe e perziejme ngadale derisa te filloj te trashet. Ajka tundet veqmas por jo shume qe te mos trashet ajka shume dhe kete msae e perziejme me masen tjeter dhe e qesim mbi kore dhe e leme te ftohet. Pastaj lyhet me glazuren e pergaditur me perzierjen e qokollates te shkrire me ajke te emebel dhe lihet te ftohet ne frigorifer.
No comments:
Post a Comment