Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne.
Përbërësit
- 5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
- 1 gotë vaj
- 1 gotë qumësht
- 1 lugë të mesme sheqer
- 1 maje thike kripë
- Rreth 500 gr miell
- Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
- 200 – 300 gr. gjalpë
Shërbeti
- 2 kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1.2 kg
- 2 kavanoza të mëdha me ujë
Udhëzimet :
Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.
Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).
Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.
Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.
Shërbeti :
Kjo recete eshte marrur nga: http://receta.mesoshqip.org
ReplyDelete