Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts
Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts

Friday, 18 July 2014

RECETA QE PASTRON GJAKUN

Një recetë e vogël që synon përmirësimin e qarkullimit, heqjen e toksinave, pastrimin e gjakun dhe largimin e yndyrnave kokëfortë.
Foto ilustrim
Kjo është një shpikje nga Natalia Rose, drejtoreshë nutricioniste në Elizabeth Arden Red Door Spa.
Përbërësit: ½ filxhan lëng limoni i freskët
  • ½ filxhan vaj lini ose vaj ulliri ekstra vergine
  • 1 luge (supe) polen blete
  • 1/3 filxhan hudhër e grirë
  • 3 luge (supe) xhenxhefil i grirë
  • 3 luge (supe) mjaltë i papërpunuar
Përgatitja:
  1. Vendosni të gjithë përbërësit në mikser, me përjashtim të vajit. Ngadalë shtoni vajin, derisa eliksiri të marrë ngjyrën e arit.
  2. Përdoreni si një salcë për sallatë, ose pijeni. Përdoreni si një locion për lëkurën ose si scrub për pastrimin e trupit.

Thursday, 22 May 2014

SHPUTAT E KEMBEVE - PERGJEGJESE PER ORGANET



Prej kohësh është vërtetuar se në shputat e këmbëve janë përqëndruar fundet nervore, të cilat janë përgjegjëse për organet e ndryshme të trupit.

Për këtë arsye, rrethet e shkencëtarëve të shëndetit rekomandojnë ecjen zbathur, pasi një sipërfaqje jo e lëmuar e kontaktit më shputat e këmbëve i ngacmon dhe masazhon këto funde nervore dhe në këtë mënyrë ato vitalizojnë organet përgjegjëse me to.

Sa herë që iu paraqiten raste oportune për të ecur zbathur, mos u kurseni: hiqni këpucët, lidhni lidhëset e tyre me njëra-tjetrën, varini ato në qafë dhe ecni zbathur! Këto raste mund të paraqiten gjatë ditëve të pushimeve në resortet malore ose në bregdet; gjatë udhëtimeve përgjatë një asfalti të ashpër, ose në një lojë futbolli.

Mos hezitoni, pasi organizmi juaj do t’ju jetë mirënjohës për këtë!

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Monday, 21 April 2014

Pija e “mrekullisë”

Qarkullon prej shumë kohësh, por është bërë publike dhe ka marrë përmasa të mëdha vetëm ditët e fundit!

Pija e “mrekullisë” siç e kanë pagëzuar është shpikje e z. Steo i cili pretendon se ajo ju ruan nga qelizat e infektuara që formohen në trupin tuaj apo të bllokoj zhvillimin e tyre.
Por, si e zbuloi z. Seto këtë pije?
Seto vuante nga kanceri në mushkri. Ia këshilloj këtë pije një botanistë shumë i njohur nga Kina. Kështu për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije, tashmë shëndeti i tij është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, padyshim që kanceri nuk ekziston më.
Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit të njeriut dhe nuk krijon komplikacione.
Është si një pije “mrekulli”! Është e thjeshtë.
Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët.

Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:
1. Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen.
2. Parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulçerë.
3. Fuqizon mushkrit, parandaluar sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.
4. Forcon sistemin imunitar
5. Bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron perden.
6. Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.
7. Desifikton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun. Pra, bënë lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të shndritshme.
8. Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioni në fyt.
9. Të qetëson nga dhimbjet
10. Ndihmomë të sëmurin nga riniti alergjik.

Mpiksja e gjakut / Goditja ne tru!

Unë i bëj thirrje gjithë miqve të mi për të lexuar & SHPERNDARE kete, ju mund të shpetoni jetën e te afermve tuaj duke ditur këtë informacion të thjeshtë!


Goditja ka një tregues të ri! 

Në qoftë se e shpërndani në dhjetë njerëz, ju keni një shans për të shpëtuar një jetë. 



Mpiksja e gjakut / Goditja ne tru!



Gjatë një feste mes miqsh ne natyre (BBQ), një grua u pengua dhe humbi pak ekuilibrin - ajo u siguroi të gjithëve se ishte mirë (ata menduan për të thirrur ambulancen) ... por ajo tha se ishte penguar mbi një tullë për shkak të këpucëve të saj të reja.
Ata e pastruan zonjen dhe ajo mori një pjatë të re të ushqimit. Ndërsa u shfaq pak tronditur, Xhejn shkoi për shijuar pjesën tjetër të mbrëmjes.

Burri i Xhejnit telefonoi më vonë duke u thënë të gjithëve se gruaja e tij u dërgua në spital - (ne oren 6:00 Xhejn vdiq). Ajo kishte pësuar një goditje në tru gjate kohes ne feste. Nese do te kishin njohur si të identifikonin shenjat e një goditje, ndoshta Xhejn do të ishte me ne sot. Disa nuk vdesin. Ato përfundojnë në një gjendje të pashpresë.

Kushtojini vetëm një minutë për të lexuar këtë shkrim.
Një neurolog thotë se në qoftë se ai mund të marre një viktimë qe ka pesuar goditje brenda 3 orësh, ai mund t’i eleminoje efektet e një goditje ... totalisht. 
Si ta njohim një goditje ne tru?
Ndonjëherë simptomat e një goditje janë të vështira për t’u identifikuar. Fatkeqësisht, mungesa e vetëdijes parashikon katastrofë. Viktimat e goditjes mund të vuajnë dëme të rënda në tru kur njerëzit pranë tyre dështojnë të njohin simptomat e një goditje.

Tani mjekët thonë se cdokush mund të njohë një goditje duke i pyetur tre pyetje të thjeshta:
Kerkojini personit te Buzëqeshë.
Kerkojini personit të thotë nje Fjali te
thjeshtë (koherente)
(p.sh. supë pule)
Kërkojini atij të ngreje lart te dy krahët.
Nëse ai ose ajo ka probleme me njëren nga këto, telefononi numrin e urgjencës dhe përshkruani menjëherë simptomat.

Shenjë e re e një goditje --- nxirrni jashtë Gjuhën

SHËNIM: Një tjetër "shenjë" e një goditje është kjo: Pyetni personin që te "nxjerrë" jashtë gjuhën e tij. Nëse gjuha është e "shtrembër", në qoftë se ajo shkon në një anë ose tjetren, është gjithashtu një tregues i një goditje.

Një kardiolog thotë se nëse gjithkush që merr këtë, e dërgon në 10 njerëz, ju mund të shpetoni te paktën një jetë.

Unë kam bërë pjesën time. Po ju?

Saturday, 5 April 2014

Dieta e supës magjike

Ndoshta nuk do të besoni se një supë e thjeshtë mund t’ju ndihmoj që të dobësoheni, por kjo tashmë është vërtetuar te shumë njerëz

Përbërësit e supës magjike, për humbje në peshë:

n 6 karota
n 6 qepë të mëdha
n 1 kuti salce domatesh
kokërr – 1 kg
n 1 lakër e vogël ose, në mungesë një lulelakër
n 2 kuti bishtaja ose bizele
n 2 speca jeshilë
n 1 tufë selino,
në mungesë – majdanoz

Pritni perimet në copa të vogla dhe veni në një tenxhere të madhe.
Mbulojini me ujë dhe ziejini për 10 minuta, pastaj uleni zjarrin dhe
lëreni të ziejë derisa të zbuten perimet (rreth 20 min). Ndërkohë që zien uji, zëvendësoni dy filxhanë uji me lëng mishi ose pule, apo nëse preferoni, dado supe.
Këtë supë mund ta hani sa here të keni uri. Mund ta hani sa herë të
doni, sepse me të nuk shton kalori. Sa më tepër ha, aq me shumë humbë në peshe.
Trupi humbë më shume kalori për ta tretur këtë supë, në krahasim me kaloritë që përmban vetë supa.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni bukë, alkool apo pije te gazuara.

Dita e parë
Merrni vetëm supë (sa te doni) dhe fruta përveç bananes (pjepri, shalqiri, kanë më pak kalori se të gjitha frutat e tjera). Mund të pini çaj ose kafe pa sheqer. Ujë sipas dëshirës.

Dita e dytë
Vetëm perime. Hani derisa te ngopeni perime të
pa-gatuara. Përpiquni të hani sa më shumë perime me gjethe jeshile, por qëndroni larg nga bishtajat, bizelet dhe misrat. Pini sa më shume supë që të mundeni. Në darkë, hani një patate të madhe, të pjekur në furrë me një lugë të vogël vaj. Mos hani fruta.

Dita e tretë
Pini supë, si dhe hani fruta dhe perime sa të doni. Mos hani patate. Nëse keni ngrënë sipas udhëzimeve dhe nuk e keni thyer dietën, do të shihni që keni humbur 2-3 kg.

Dita e katërt
Banane dhe qumësht krejtësisht pa yndyrë. Hani 3 banane dhe pini
qumësht pa yndyrë sa të doni gjatë gjithë ditës dhe padyshim, pini supë. Banania dhe qumështi pa yndyrë kanë një sasi të madhe kalorish, por gjatë këtyre ditëve keni nevoje për kalium, karbohidrate, proteina për ta zvogëluar dëshirën për ëmbëlsira.

Dita e pestë
Mish dhe domate. Mund të hani 300-400 g mish (në skarë) dhe 6 domate.
Përpiquni të pini të paktën 6 gota ujë, për të eliminuar acidin urik nga trupi juaj. Merrni supë të paktën një herë.

Dita e gjashtë
Mish dhe perime. Hani mish dhe perime sa të doni. Mund të hani 2 deri në 3 biftekë me perime me gjethe jeshile. Jo patate. Pini supë të paktën një herë.

Dita e shtatë
Oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund të hani sa herë të doni. Pini supë sa më shumë që të keni mundësi.
Në fund të shtatë ditëve, nëse nuk i keni thyer rregullat e dietës, do të keni humbur 5-7 kg. Nëse keni humbur më shumë se 7 kg, ndërpriteni dietën 2 ditë, para se ta rifilloni nga dita e parë.

Kjo diete 7 ditore mund të zbatohet sa herë te doni. Nëse e zbatoni në mënyrë korrekte, do ta pastroni trupin tuaj nga papastërtitë dhe do t`ju japë një ndjenjë mirëqenieje dhe lehtësie që nuk e keni pasur më pare.
Vetëm pas 7 dite diete, do të filloni të ndjeni një bollëk energjie. Kjo është një dietë e shpejte dhe djeg dhjamërat. Sekreti i dietës është se ajo djeg më shumë kalori nga ato që merr.

Kjo dietë është përgatitur nga spitali “Sacro Cuore Memoriar” dhe
është përdorur tek të sëmurët nga zemra me mbipeshë, për t’ua mundësuar që të
humbasin peshë shpejt, para ndërhyrjeve kirurgjike.

Bananet me njolla të erreta dhe kanceri !?

Bananet plotesishte te pjekura me njolla te erreta ne mbeshtjellesin e tyre te verdhe prodhojne nje substance e cila quhet FNT ( Faktoret nekrotizues te tumorit), e cila ka aftesi per te luftuar qelizat jo normale apo qelizat kanceroze.
Sa me shume njolla te erreta qe ka bananja, aq me e larte do jete edhe rritja e fuqise se imunitetit pasi me e larte eshte edhe permbajtja e ketij faktori.
Pra sa me e pjekur te jete bananja aq me e larte do jete veprimi anti-kanceroz i saj.
Mbani ne mendje- bananet me njolla te erreta ne levoren e tyre me te preferushme.

Friday, 28 February 2014

26 mrekullite e mjaltit

1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken
2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.
3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.
4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup
6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).
7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.
10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për

15-20 ditë ajo do të shërohet.
14. Mjalti largon ngërçin e nervave.
15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar
17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.
18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.
19. Nëse me mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.
21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë do të vërehet përmirësimi.
22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.
Dr. Kolosau thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. ”
24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.
25. Mjalti i bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet.


Per me shume keshilla ju ftojme ne : https://www.facebook.com/gatuaj
                                                         https://www.facebook.com/Tryeza.org

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Sunday, 9 February 2014

Si të shtoni në peshë?

Jo shpeshherë takojmë persona që dëshirojnë të shëndoshen dhe ankohen për peshën e ulët të tyre.
Obeziteti dhe mbipesha, siç e dimë, nxisin shfaqjen e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë artritin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Por, po aq e rrezikshme sa të jesh i shëndoshë është edhe të jesh i dobët. Rënia e flokëve, tharja e lëkurës, lodhja, depresioni, probleme të ciklit (tek femrat), janë vetëm disa nga ankesat e personave të dobët.
Kur përkufizojmë dobësinë shohim mesataren e yndyrës së personit në trup. Nëse kjo mesatare është nën 9 -10 për qind tek femrat dhe nën 7 - 8 për qind tek meshkujt atëherë personat e tillë cilësohen si të dobët. Nëse mesatarja e yndyrave është nën këto vlera, atëherë duhet të kërkoni shkaqet dhe të bëni analizat përkatëse. Në mesin e shkaktarëve mund të jenë:
·        ju harxhoni më shumë kalori se sa merrni;
·        ju keni ndonjë problem të lidhur me sistemin endokrin;
·        ju keni mungesë të disa mineraleve të caktuara.
Nëse nuk keni ndonjë problem tjetër shëndetësor atëherë ju duhet të ndryshoni zakonet e ushqyerjes për të shtuar në peshë. Por, duhet të keni parasysh se nuk është një mënyrë e drejtë të përpiqeni të shëndosheni duke konsumuar ushqime me shumë kalori. Këto ushqime kanë nivel të lartë sheqeri dhe yndyre dhe mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, ndërkohë që synimi juaj është vetëm të shëndosheni.
Krahas kësaj, ushqimet me yndyrë do të shtojnë ndjesinë e ngopjes dhe të pakësojnë oreksin tuaj. Për t’u shëndoshur, ju sigurisht se duhet të shtoni sasinë e kalorive, por këtë duhet ta bëni vetëm duke shtuar sasinë e ushqimeve të shëndetshme.
Disa rregulla që duhet t’i keni parasysh rreth ushqyerjes së shëndetshme janë:
·        Mesatarja e proteinave, yndyrave, karbohidrateve duhet të jetë e ekuilibruar; ju duhet të konsumoni çdo ushqim në masën e duhur.
·        Konsumoni tre vakte kryesore dhe tre vakte të tjera ndërmjetëse.
·        Shtojini ushqyerjes suaj yndyra të shëndetshme, veçanërisht acide yndyrore omega -3.
·        Konsumoni fruta arrore si bajame, arra dhe lajthi ndërmjet vakteve.
·        Përpiquni të konsumoni vetëm proteina gjatë një vakti në ditë. Për këtë ju mund të zgjidhni mish pule, mish të kuq ose bishtajoret e thata.
·        Ushqimet tuaja gatuajini në furrë të pjekura ose të ziera dhe jo të
skuqura (fërguara në vaj). P.sh. patatet e skuqura nuk do t’ju trashin në mënyrë të shëndetshme, por ju mund të shtoni në peshë edhe nëse i konsumoni të ziera. E rëndësishme është të konsumoni porcione më të mëdha.
·        Mos kini frikë të konsumoni sallatë gjatë vakteve, të cilën mund ta pasuroni me proteina dhe kalori duke i hedhur karotë, misër, avokado, djathë, e të tjera.
·        Shtoni konsumin e bukës bashkë me sasinë e ushqimit ose konsumoni makarona apo pilaf në vend të saj.
·        Supave mund t’u shtoni lëng mishi, krem ose qumësht…
·        Edhe konsumi i ujit është i rëndësishëm, por këtë mos e bëni bashkë me ushqimin por gjysmë ore para ose pas tij.
·        Pijet me acid mund të shtojnë sasinë e kalorive por kini parasysh se ato nuk janë një zgjidhje e shëndetshme. Në vend të tyre mund të konsumoni qumësht, jogurt me fruta, lëng frutash, dhallë.
·        Sasia e kalorive të ushqimeve të konsumuara duhet të jetë e lartë por në të njëjtën kohë e mjaftueshme për të përballuar nevojat tuaja ushqyese.
·        Disa sëmundje mund të pengojnë shëndoshjen tuaj sado që të hani ju. Nëse vuani nga një sëmundje kronike në fillim kurohuni dhe më pas përpiquni të shtoni sasinë e kalorive.
Si ndihmë ndaj ushqimit të shëndetshëm, ju mund të zhvilloni edhe ushtrime të caktuara fizike për të forcuar muskujt. Por kujdes, për të shtuar në peshë ju duhet të ngrini pesha dhe të lini mënjanë ushtrimet tjera aerobike si ecja, vrapimi, ngasja e biçikletës apo noti, sepse ato mund t’ju dobësojnë më shumë.
Mos harroni shëndoshja është më e vështirë se dobësimi por me pak durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni.


Saturday, 8 February 2014

Stentat, çfarë janë dhe si ndihmojnë?

Stenta është një gyp i rrjetëzuar që përdoret për të trajtuar arteriet e ngushta ose të dobëta. Arteriet janë enë gjaku të cilat dërgojnë gjakun nga zemra në pjesë të ndryshme të organizmit.

Stentat, çfarë janë dhe si ndihmojnë?
Stenta është një gyp i rrjetëzuar që përdoret për të trajtuar arteriet e ngushta ose të dobëta. Arteriet janë enë gjaku të cilat dërgojnë gjakun nga zemra në pjesë të ndryshme të organizmit.
Stanta vendoset brenda një arterie si pjesë e një procedure të quajtur angioplasti. Angioplastia rikthen qarkullimin normal të gjakut nëpër ndonjë arterie të ngushtë ose të bllokuar. Stenta ofron një ndihmë mbështetëse për murrit e brendshëm të arteries për disa muaj ose edhe disa vite pas angioplastisë.
Mjekët po ashtu mund të vendosin stenta në arterie të dobëta për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të parandaluar arteriet nga shpërthimi.
Stentat zakonisht përbëhen prej rrjetëzave metalike, por ndonjëherë mund të ndërtohen edhe nga pëlhura. Këto lloj stentash, që njihen edhe si stenta shartuese, përdoren te arteriet më të mëdha.
Disa stenta mbështillen me ilaçe që lëshohen ngadalë vazhdimisht brenda arteries. Këto stenta njihen edhe si stenta ilaç-lëshuese. Medikamentet që lëshohen gradualisht nga stenta parandalojnë arterien të mos bllokohet sërish.
Si përdoret stenta?
Trajtimi i sëmundjes koronare të zemrës
Mjekët mund ta përdorin stentën për të trajtuar sëmundjen koronare të zemrës (SKZ). Kjo është një sëmundje kur një lëndë e dylltë e quajtur pllakëz grumbullohet brenda arterieve koronare. Këto janë arterie të cilat e ushqejnë me gjak të oksigjenuar muskulin e zemrës.
Kur pllakëzat mblidhen në arterie, sëmundja quhet aterosklerozë. Këto pllakëza aterosklerotike e ngushtojnë arterien koronare, duke ulur qarkullimin e gjakut të pasur me
oksigjen në zemër. Kjo mund të çojë deri në dhimbje në gjoks ose një mundim të quajtur angina.
Grumbullimi i pllakëzave po ashtu shton gjasat që mpiksjet e gjaku të krijohen në arteriet tuaja koronare. Nëse mpiksjet bllokojnë një arterie koronare, mund të ndodh sulmi në zemër.
Te ky rast mjekët mund ta përdorin angioplastinë dhe stentën për ta trajtuar problemin. Gjatë kësaj procedure, një gyp i hollë, elastik, me një balon ose pajisje tjetër në fund, futet përmes ndonjë ene gjaku në arterien koronare të ngushtuar ose të bllokuar.
Kur të arrijë në vend, balona fryhet për ta shtypur pllakën për murrin e arteries. Kjo rikthen qarkullimin e gjakut nëpër artere, që redukton anginën dhe ndonjë simptomë tjetër të sëmundjes koronare të zemrës.
Përveç nëse arteria është e vogël, gjatë angioplastisë në zonën e trajtuar zakonisht vendoset një stentë. Stenta mbështetet në murin e brendshëm të arteries. Ajo redukton shanset që arteria të ngushtohet ose të bllokohet sërish. Një stentë po ashtu mund ta ndihmojë arterien që është grisur ose dëmtuar gjatë angioplastisë.
Edhe me stentë, ka nga 10 deri në 20 për qind shanse që arteria sërish të ngushtohet ose bllokohet gjatë vitit të parë të angiopatisë. Kur stenta nuk përdoret, rreziku mund të jetë dyfish më i lartë.

Stenta në arteriet tjera
Mjekët po ashtu mund të përdorin stentat për të trajtuar sëmundjen e arterieve karotide, të vendosura në secilën anë të qafës tuaj. Këto arterie sigurojnë gjak të oksigjenuar për trurin. Por nëse ajo ngushtohet ose bllokohet, furnizimi i trurit me gjak limitohet dhe kjo rrit rrezikun për goditje në tru.
Mjekët përdorin stentat për të ndihmuar arteriet koronaret të mos ngushtohet ose bllokohen pasi ato të zgjerohen përmes angioplastisë.
Angioplastia (hapja e arterieve të ngushtuara ose të bllokuara) dhe vendosja e stentave po ashtu mund të bëhet edhe në pjesë të tjera të organizmit, si veshka ose gjymtyrë. Nëse arteriet e veshkave ngushtohet, kjo mund të prekë funksionin e tyre dhe të rezultojë me tension të rritur dhe probleme të tjera.
Nëse arteriet në gjymtyrë ngushtohen, një gjendje që quhet sëmundja arteriale periferike, ato mund të shkaktojnë dhimbje dhe ngërçe në këmbët ose krahët e prekur. Ngushtimi i tepruar mund krejtësisht ta ndërpresë qarkullimin e gjakut, që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjike.

Stentat në aortë
Aorta është një arterie e madhe e cila siguron gjak të pasur me oksigjen nga ana e majtë e zemrës për gjithë trupin. Kjo arterie kalon përmes gjoksit dhe shkon poshtë në abdomen.
Me kalimin e kohës disa zona të murrit të aortës mund të dobësohen. Këto zona të dobëta mund të shkaktojnë fryrje në arterie të quajtura aneurizma. Aneurizmi në aortë mund të shpërthejë dhe të çojë te ndonjë gjakderdhje të brendshme serioze. Aneurizmat zakonisht shfaqen në pjesën abdominale të aortës.
Për të penguar shpërthimin, mjekët vendosin stentë pëlhure në zonën e dobësuar të aortës abdominale. Stenta krijon një mbështjellës të brendshëm më të fuqishëm për arterien.
Aneurizmat po ashtu mund të zhvillohen në pjesë tjera të aortës, siç është pjesa e cila kalon përmes gjoksit. Mjekët përdorin stentat për të trajtuar edhe këto aneurizma.
Një problem tjetër që mund të ndodhë në aortë është ndonjë vrimëzim në murrin e brendshëm të saj. Nëse gjaku rrjedh nëpër vrimë, ajo do të zgjerohet dhe situata përkeqësohet. Për të mbyllur këtë vrimë në zonën e dëmtuar, vendoset stentë pëlhure e cila ndihmon në qarkullimin normal të gjakut dhe pengon rrjedhjen e gjakut nga aorta ose shpërthimin e saj.

Saturday, 4 January 2014

Dieta për të cilën po flasin të gjithë – Dieta Dukan

Arsyeja pse francezët janë të dobët
Dieta e mëposhtme është krijuar nga mjeku francez Pierre Dukan, dhe është përmbledhje e librit të tij. Ky libër është shitur në më shumë se 10 milion kopje. Është përkthyer në 14 gjuhë dhe publikuar në 32 shtete. Dieta konsiston në proteina dhe nëse e ndiqni deri në fund sipas këshillave të mëposhtme humbni shumë kilogramë dhe nuk i merrni më ato kurrë.

Faza nr.1

Gjatë fazës së parë, që mund të variojë nga një deri në 7 ditë,Nga katëgoritë e mëposhtme, mund të hani cfarë të dëshironi ,pa u kufizuar, ne cfarëdo kohe të ditës. Jeni të lirë dhe ti miksoni ushqimet si të dëshironi. Mund të hani cfarëdo nga lista e mëposhtme pa përjashtim. Ato që nuk janë në listë, janë të ndaluara., kështuqë harrojini ato ushqime për momentin, pasi shumë shpejt do ti keni përsëri.
1. Mish (përvec brinjëve),mish vici, të pjekura pa vaj, pa gjalp, .
2. Të brëndshmet- veshkat, mëlcia, gjuha
3. Të gjithë shpendët, përvec patës dhe rosës, por cdo shpend pa lëkurë.
4. --------------------------------
5. Të gjithë peshqit pa yndyrë
6. Të gjitha frutat e detit
7. Proshutë me shumë pak yndyrë( proshutë pule)
8. Vezët
9. Bulmeti pa yndyrë
10. Të paktën 1.5 litër ujë në ditë
11. Tërshërë 1 lugë e gjysmë gjelle në ditë
12. 20 minuta ecje me detyrim në ditë
13. Ekstra: Kafe, caj, uthull, erëza,limin(jo limonatë), kripë, mustardë( nga pak)
Përvec ushqimeve të lartpërmendura, mos hani asgjë tjetër.

Faza nr. 2

Vazhdoni të hani të gjitha ushqimet e fazës së parë dhe shtoni perimet e mëposhtme, të gjalla ose të gatuara, pa u limituar në sasi, kombinime ose momente të ditës:
Domate,kastraveca, rrepka, spinaq, shparg, pras, mashurka, lakër, këpurdha, selino, kopër, patëllxhan, kungull i njomë, kungull veror, speca, dhe të gjitha sallat jeshile, duke përfshirë dhe cikore. Mund të shtoni dhe

karrota, panxhar,karcof, mjafton të mos i hani këto të fundit në cdo vakt. Këto përmbajnë pak më shumë sheqer se sa të tjerat. Nëse po humbni peshë gradualisht mund ti përdorni me moderim, por nëse shikoni që keni ndaluar së humburi peshë, atëhere eleminojini për pak kohë.
Tërshëra do konsumohet 2 lugë gjelle të plota në ditë.
Gjatë Fazës nr.2, do të alternoni periudha me proteina dhe perime, me periudha pa perime fare, derisa të arrini peshën e dëshiruar. Pra zgjidhni një ditë vetëm me proteina, ndërsa një ditë proteina + perime.

dieta franceze dukan

2 salca që mund ti përdorni për të shoqëruar gjatë Fazës 2.
Salca bazë me uthull

1 lugë gjelle mustardë
5 lugë gjelle uthull balsamiko
1 lugë caji vaj misri ose luledielli
Kripë dhe piper të freskët për shije.
Bashkojini të gjithë përbërësit në një kavanoz. Nëse ju pëlqen hurdha, shtoni në fund të kavanozit një thelpi të madh dhe 7-8 gjethe baziliko. Mbulojeni kavanozin dhe tundeni për të përgatiru salcën.
Nëse nuk ju pëlqen uthul balsamico ,përdorni një tjetjër uthull sipas dëshirës.
Salcë me kos

150-220 gram kos pa yndyrë
1 lugë gjelle mustardë
Pak uthull
Kripë, piper, erëza për shije.
Rrihni bashkë kosin dhe mustardën derisa të bashkohen si majonezë. Shtoni uthullën kripën, piperin dhe erëza.
Mos harroni: Vërtet nuk jeni të limituar në sasi, por mos hani kot nëse nuk jeni të uritur.
Faza 2 nuk ka limite fikse në përzgjatje. Kjo është periudha që zgjat, dersia të keni arritur peshën tuaj ideale.

Faza nr.3

Ky është momenti që keni arritur peshën tuaj ideale. Se sa zgjat kjo fazë varet nga kg që keni humbur. Nëse keni humbur 40 pound( 18kg) shumëzojeni për 5 që është e barabartë me 200 ditë( 6 muaj e 20 ditë). Pra 200 ditë do të mbani këtë fazë. Ose nëse keni humbur 20 paund( 9 kg), do e mbani 20 shumëzim 5 ditë barabartë 100. Pra këtë fazë do t’a mbani 100 ditë.
Ushqimet që lejohen
1. Të gjitha ushqimet nga faza numër 1.
2. Perimet nga faza nr.2
3. 1 frut në ditë, përvec bananeve rrushit dhe qershive
4. 2 feta bukë në ditë integrale
5. 2 ushqime brumi në javë
6. Mish qingji, derr i pjekur, ose proshutë me pak yndyrë një herë ose dy herë në javë
7. 2 vakte “festive ” në javë.( zgjidhni cfarë ushqimi të dëshironi,dhe ju ka marë aq shumë malli ,por jo super teprim). Këshillohet që atë ushqim ta hani në darkë. Nuk mund ti hani të dy vaktet që lejohen në javë, brenda një dite. Mund të hani patate të skuqura, cokollatë,akullore etj. Mos harroni vetëm dy herë në javë. Hani ngadalë, dhe mos hani kur lexoni ose shikoni televizor. Shijojeni këto dy vaktë “festive” me qetësi dhe qef, pasi nuk do të shtoni asnjë gram nëse ndiqni cdo gjë që këshillohet. Përshembull, nëse konsumoni këtë vakt festiv të martën në darkë, tjetrin mundohuni në distancë, dhe jo të mërkurën në mëngjes
8. Një ditë në javë duhet të jetë si faza e parë. Pra një ditë në javë vetëm me proteina.
9. Tërshëra, vazhdon 2 lugë gjelle në ditë, përvec dy fetave të bukës në ditë që kemi shtuar.
10. Bëni ecje ose ushtrime vetëm 30 minuta në ditë.

Faza nr.4  Stabilizimi I përhershëm
Kjo është faza që zgjat gjatë gjithë jetës tuaj. Tani keni mësuar si të hani shëndetshëm, dhe mund të ndiqni një ritëm të përhershëm. Për të mbajtur gjithë jetën trupin që keni arritur të keni, ndiqni këto rregulla shumë të thjeshta dhe të panegociushme
1. Konsumoni tre lugë gjelle në ditë tërshërë
2. Përdorni shkallët dhe asnjëherë ashensorin
3. Një ditë në javë( të enjten) mbani ditë vetëm me proteina.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit

Friday, 3 January 2014

Hurmat, nje nder frutat me te shendetshem ne bote

Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Gjithashtu përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur dhe sasi të konsiderueshme tanin etj.

Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminësh natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit.

Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.
Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.

Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.
Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme.
Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Monday, 9 December 2013

Të gjitha sekretet për të gatuar një gjel deti

Shume i thate, i pagatuar, jo shume i madh, sa kohe do te duhet te shkrij? Largojini te gjitha dyshimet tuaja mbi gatimin e gjelit te detit duke ndjekur keshillat tona te thjeshta:
  • Ne cfare madhesie me nevojitet?
Llogarisni afersisht 380gr mish gjel deti per person (me gjithe kocke). Ne kete menyre do t’iu mbetet edhe per te nesermen.
  • Nese gjeli i detit eshte i ngrire?
Lereni te shkrije plotesisht perpara se ta gatuani. Gjeli i detit duhet te shkrihet ne temperature ambjenti i mbeshtjelle ne ambalazhin e tij (qe mund te jete qese, kuti kartoni etj) duke e kontrolluar here pas here zgavren per te
hequr te brendshmet. Sapo ne brendesi te mos kete me kristale akulli dhe kembet mund te perkulen lehtesisht, gjeli i detit duhet mbuluar me leter celofoni dhe futur ne frigorifer ku dhe lihet qe te shkrije plotesisht. Nevojitet te gatuhet brenda 24 oreve nga momenti i shkrirjes.
  • Llogarisni sasine e mbushjes…
Mbushjen e fusim nga zgavra qe ndodhet ne fundin e qafes se gjelit duke llogaritur 230gr mbushje per cdo 2.3kg gjel deti. Lekuren e “qepim” me kunja dhembesh ose me nje gjilpere kuzhine ne menyre qe gjate gatimit mbushja te mos dal jashte.
  • Gatuheni ne perfeksion…
Peshojeni gjelin pasi e keni mbushur, lyeheni me gjalp ne siperfaqe, mbeshtilleni me leter alumini dhe gatuheni ne furre te parangrohur ne 190°C. Planifikoni qe gjeli te jete gati te pakten nje ore e gjysme perpara se te filloni te hani ne menyre qe te pushoje brenda ne furre, por edhe per t’iu dhene pak liri veprimi nese eshte akoma roze ne brendesi. Per te perftuar nje lekure me ngjyre te arte, hiqeni letren e aluminit nje ore perpara mbarimit te kohes se gatimit.
  • Si mund te kuptojme nese eshte i gatuar perbrenda?
Çani pjesen me te holle te lekures se kofshes me majen e nje thike. Lengu qe do te dali jashte duhet te jete transparent, pa asnje gjurme ngjyre roze. Ne momentin qe gjeli i detit eshte plotesisht i gatuar, mbeshtilleni me leter alumini dhe lereni ne nje vend te ngrohte te pakten nje ore perpara se te filloni ta hani.

Thursday, 28 November 2013

Për çfarë është e mirë vazelina?



Vazelina është baza e shumë kremërave të shtrenjta, por a e keni ditur që vazelinën mund ta përdorni edhe për gjërat në vijim? Ja se për çfarë mund të përdorni këtë produkt të lirë 

Aroma e parfumit qëndron më shumë

Para se të spërkasni parfumin tuaj të preferuar, vendin ku do të vendosni parfumin lyjeni së pari me pak vazelinë. Parfumi nuk do të zhduket aq shpejt si më parë.

Vetulla të pëkryera

Nëse i keni vetullat të ashpëra, përkatësisht qimet që vazhdimisht lëvizin dhe i bëjnë vetullat e juaja të duken të shprishura, lyeni me një shtresë shumë e hollë të vazelinës dhe vetullat tuaja do të jenë të bindur.

Buzët e plasaritura

Vazelina është një nga mjetet më të mira për hidratim dhe ju lirisht mund ta përdorni atë si një zbutës për buzë (labelo). Buzët e tuaja do të jenë të ushqyera, hidratuara dhe sensuale.

Qerpikët të gjatë dhe të bukur

Nëse dëshironi që qërpikët tuaja të jenë të gjata dhe të rregulluara, përdorni një furçë për qerpikë (të maskarës) të vjetër të cilën së pari duhet ta keni larë mirë nga gjurmët e vjetëra të ngjyrës dhe lyni qerpikët me furçë në të cilën keni vendosur një shtresë të hollë të vazelinës. Këtë procedurë përsëriteni për disa ditë me rradhë, dhe ndryshimi është i garantuar. Shënim: së pari largoni grimin nga sytë.

E keni shpenzuar të gjithë kozmetikën

Jeni duke u bërë gati për të dalur, por keni harruar që e keni harxhuar buzëkuqin tuaj të preferuar apo hijen. Grimëcat e grimit që ju kan mbetur, hidhni pak vazelinë në to, dhe vendosni në fytyrë, askush nuk do të vërej ndryshimin.

Thembrat e buta

Vazelina është i mrekullueshme për kujdesin e lëkurës së plasaritur në përgjithësi, dhe në qoftë se ju e keni këtë problem me lëkurën e këmbëve, vazelina është zgjidhje e duhur për ju. Një këshillë, kur i lyeni këmbët vishini edhe çorapet në mënyrë që të qëndroj vazelina sa më shumë në lëkurë.

Për largimin e grimit

Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe produktet për largimin e grimit reagojnë në lëkurën tuaj, atëherë, vazelina është e zgjidhje e duhur për ju. Ky produkt jo vetëm që nuk do të shkaktojë një reagim (ndonjë irritim), por është gjithashtu i shkëlqyer për largimin e make-up i cili nuk hiqet aq lehtë.

Pas depilimit

Lëkura juaj është e kuqe dhe i irrituar pas depilimit, lyeni vendin e irrituar me vazelinë dhe lereni që të thith. Skuqja do të zhduket shumë shpejt.

Majet e flokëve të plasaritura

Nëse flokët tuaj janë të gatshme për një prerje flokësh dhe ju dëshironi që të lëshoni dhe nuk dëshironi që ndryshoni gjatësinë, vazelinë është zgjidhje. Lyni majet e flokëve me vazelinë, me të cilën do të mbuloni majet e plasaritura, ndërsa të përgatiteni për një model të ri të flokëve.

Leqe nga grimi

Aksidentalisht i keni zhytur rrobat me buzëkuq. Aplikoni pak vazelinë në njollë dhe fërkoni, njolla ​​do të zhduket menjëherë.

Leqe nga ngjyrat e flokëve

I keni lyer flokët, por e keni ngjyer edhe gjysmën e fytyrës në ngjyrë të re të flokëve. Aplikoni pak vazelinë në vendet me njolla, dhe butësisht pastrojeni deri sa të largohet ngjyra.

Vënia e vatheve

Nëse ndonjëherë ju lëndon vënia dhe largimi i vatheve, lyini vrimat me pak vazelinë dhe dhimbja do të largohet.

Si të jetë pula e pjekur gjithmonë e përkryer

Pulën kryposeni, bëjeni me spec djegës dhe futeni në furrë. dhe kjo është e tëra? Një hap i vogël ju ndan që ta bëni pulën e pjekur të përkryer. Ja çfarë ju nevojitet.
E rreshkur nga jashtë ndërsa e butë dhe me shije të mrekullueshme nga brenda. Pula e pjekur nga furra meriton pak më shumë vëmendje dhe pak më shumë mëlmesa se vetëm kripa.

Hapi i parë

Për pulë të shijshme ju nevojiten, sigurisht, një pulë e shëndetshme. Më së mirë është që pula të jetë e shtëpisë. Pastrojeni mirë pulën, lajeni me ujë të vakët dhe më pas fshijeni mirë nga jashtë dhe brenda. Lyejeni me vaj të ullirit dhe me gjalpë. ( është e dëshirueshme që pula të rri 30 minuta në temperaturë të dhomës, para pjekjes) sillni krahët dhe lidhini këmbët e pulës me penj të kuzhinës.

Shtesat dhe mëlmesa

Për pulë të pjekur e të shijshme ju nevojiten, karshi kripës dhe piperit, qepë, trumzë dhe supë pule. I përgatitur i lyer me yndyrë krip dhe piper, lyejeni brenda me gjalpë dhe mëlmesa dhe piqeni  në 240oC, kokë pas kohe duke e lagur me supë pule.
Kuzhinieri i njohur Xhejm Oliver këshillon që ta ‘rrethoni’ me karota, selino, qepë, hudhër dhe ta mbushni me një limon. Përdorni 2 qepë të madhësisë së mesme, 2 karota, 2 shkopa selinoje, një kokë hudhër, 1 limon, kripë, vaj ulliri, piper dhe pak mëlmesa, – trumzë, ruzmarin, dafinë (apo përzierje të këtyre mëlmesa).
Hudhrën ndajeni në thelb, por lërini të pa qëruar, ndërsa perimet copëtojini në copa të mëdha. Të gjitha perimet vendosini në tepsi në të cilën keni qitu vaj ulliri, vendoseni pulën më pas të ( me spec djegës,kripur, duke me piper dhe të lidhur) përmbi perime. Në brendinë e pulës vendoseni një limon, të cilin paraprakisht e keni zbutur duke e sjell në tavolinë aq sa të mund ta shponi me pirun. Fusni në pulë edhe mëlmesa. Në temperaturë nga 200oC pulën e pjekni për një orë e 20 minuta (nëse doni të hidhni edhe patate futini  45 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes). Nëse është e nevojshme lageni pulën me supë apo ujë.

5 ushqimet më të shtrenjta në botë

15-ushqimet-me-te-shtrenjta-ne-bote---cover-photo

Kur përmendet ushqimi më i shtrenjtë në botë, sigurisht u ka shkuar mendja për ndonjë specialitet të një restorani të famshëm botëror, apo një melmese që gjindet shumë rrallë në botë. Ju sjellim ushqimet më të shtrenjta në botë, me çmimet e së cilave do të shokoheni. Por, më mirë të mësojmë tani sesa të mos u besojmë syve nëse ndonjëherë na rastis t’i kemi në menynë e ndonjë restorani gjatë pushimeve…
bluefin-tuna
Tuna Bluefin: një kilogram të këtij lloji të tunës kushton 1365 dollarë.
pjepri-yubari-king
Pjepri Yabari King: është shumë e rrallë dhe jashtëzakonisht e pemë e çmuar, e cila vjen nga Japonia. Në Japoni kjo pemë kushton 50-100 dollarë. Jashtë Japonisë, një pjepër të tillë do ta paguani rreth 26000 dollarë, kurse paketimin prej gjashtë pjepërve mund të gjendet për 80000 dollarë.
bifteku-kobe
Mish gjedhi Kobe: Gjithashtu vie nga Japonia, nga krahina Kobe. Gjysëm kilogrami të këtij mishi kushton rreth 500 dollarë.
kafeja-kopi-luwak
Kafeja Kopi Luwak: Farat e kësaj kafeje mund të gjenden në Indonezi dhe Filipine, kurse kilogrami kushton rreth 500 dollarë.
safroni
Shafroni: Kjo melmesë është e njohur në mbarë botën, kurse shumë pak për çmimin e saj të vërtetë: Një kilogram shafron kushton rreth 2700 dollarë.
patatet-la-bonnetta
La Bonnotte: Patateja më e shtrenjtë në botë. Rritet në Francë, kurse kilogrami i kësaj patateje kushton rreth 3000 dollarë.
almas-kaviari
Kaviari Almas: Në fakt vetë kaviari llogaritet si ushqim i shtrenjtë. Mirëpo, për këtë lloj të kavijarit do të duhej që të ndani 25000 dollarë për një konservë.
kerpudhat-matsutake
Kërpidhat Matsutake: Kjo lloj kërpudhe ka qenë shumë e popullarizuar në vitet e ’80-ta dhe ’90-ta.Por sot është shumë e rrallë dhe për atë një kilogram kushton 2000 dollarë.
djath-nga-dreri-i-amerikes-se-veriut
Djathi i bërë nga qumështi i drenushës nga Amerika e Veriut mund të gjendet vetëm në fermat private në disa pjesë të Suedisë, dhje për atë një kilogram djathi kushton rreth 1000 dollarë.
shalqini-i-zi
Shalqini i zi: Rritet vetëm në ishillin japonez Hokaido. Çdo vit prodhohen rreth 10.000 copë të këtij lloji shalqiri. Një shalqi mesatar kushton rreth 6000 dollarë.
samundri-khazana-specialiteti
Samundri Khazana: E njohur edhe si “pasuria e detit”. Kjo gjellë përbëhet nga kaviari prej llojit të peshkut bli (sturgeon), kërmijve të detit dhe një karavidhe të plotë.është e lyer me ar kuzhine me një aromë të fuqishme këry. Çmimi? 2000 dollarë për një porcion.
pica-royale-007
Royal Pizza 007: Llogaritet për picën më të shtrenjtë në botë, sepse në vitin 2006, avokati italian Mauricio Moreli në ankand e ka paguar këtë picë për 4200 dollarë.
biftek-wagyu
Mish gjedhi Wagyu: është e ngjashme me mishin Kobe, dhe poashtu edhe ky lloj mishi ka një shije të veçantë. Një porcion në të cilin keni këtë lloj të mishit, do t’ju kushtojë rreth 2800 dollarë.
cokolologji-chocopologie
Çokopoligji: 100 gramë të çokolatës më të shtrenjtë në botë kushton rreth 550 dollarë.
fritata-me-e-shtrenjte-ne-bote
Fritata prej zilion dollarësh: Omleti nga një vezë, i lyer me përzierjen e disa llojeve të ndryshme të vezëve, karavidhes dhe kaviarit special, përbëjnë këtë fritata, e cila kushton 1000 dollarë.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...