Showing posts with label Pije. Show all posts
Showing posts with label Pije. Show all posts

Tuesday, 4 November 2014

Qumështi i artë - një pije që mund t'ju ndryshoj jetën

Qumeshti i arte eshte nje pije Indiane e pregatitur sipas nje recete te veçante, e mbajtur sekret per shekuj me rradhe. Ata qe e njohin kulturen Indiane, e dine qe ngjyra e arte eshte simbol i shendetit dhe fuqise sheruese!
Kjo pije eshte jo vetem e shijshme, e thjeshte per tu pregatitur, por edhe e pasur me perberes ushqyes te cilet kur kombinohen me njeri tjetrin, perforcojne karakteristikat sheruese. Perfitimet shihen sidomos ne forcimin e sistemit imunitar, artritit, kockave, shtylles kurrizore dhe çdo organi tjeter jetesor! Eshte perfekt gjithashtu per te luftuar gripin, te ftohtin, depresionin, dhimbjen e kokes, dhimbjen e fytit... duhet te vazhdojme me shume?
Nuk ka asnje efekt anesor, prandaj mund ta perdorni kur te doni dhe sa here te doni. Preferohet te konsumohet te pakten 1 filxhan qumesht i arte ne mengjes per ta nisur diten me energji!

Perberesit

  • 1 filxhan qumesht dhie, bajamesh, kokosi apo kërpi
  • 1/4 filxhan uje
  • 1 luge te vogel shafran indie (tumerik)
  • 2 luge gjelle vaj bajamesh
  • mjalt per embelsim
Ziejme shafranin e indise ne uje per 6-8 minuta ne zjarr te ulet, shtojme qumeshtin, vajin e bajames dhe e çojme perberjen ne vlim. Ne momentin qe arrin piken e vlimit, e heqim nga zjarri, e leme te ftohet ne temperature ambjenti dhe i japim shije me pak mjalt sipas deshires.

Monday, 3 November 2014

Qumësht bajamesh i bërë në shtëpi

Nese ju ka shkuar qofte edhe nje here ndermend te pregatisni qumeshtin e bajameve ne shtepi, por nuk dini sesi, ndiqni receten tone me poshte! Perberesit jane te thjeshte: uje, bajame dhe mjalt per ta embelsuar. Eshte ideal per tu konsumuar ne cdo moment te dites si zevendesues i qumeshtit te lopes, sidomos per ata qe kane probleme me laktozin. Mund tja ofron edhe femijeve, duke qene se eshte i pasur me kalcium, kripera minerale dhe vitamina.

Perberesit

  • 1l uje natyral
  • 100-200gr bajame (varet sa te koncentruar e deshironi qumeshtin)
  • 80gr mjalte shumelulesh
I zhysim bajamet per gjysme ore ne uje te ngrohte, me pas i eleminojme lekuren me dore e cila duhet te hiqet lehtesisht.
I presim bajamet ne copa te medha me ndihmen e nje thike te mprehte dhe i shtypim ne havan duke shtuar pak uje here pas here derisa te formojme nje lloj krem (ose i kalojme ne mikser).
Shkrijme mjaltin ne 1 liter uje, shtojme kremin e bajameve dhe e leme perberjen ne temperature ambjenti per gjysme ore.
E filtrojme te gjithe masen me nje garze te paster dhe lengu i perftuar eshte qumeshti i bajameve. Ndersa tulin e bajameve mund ta perdorim per shembull per tja shtuar dritherave te mengjesit.
Qumeshtin e bajameve e ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...