Përbërësit:
- 1 ve
- 80 gr sheqer
- 1 vanill sheqer
- 100 gr margarin(në temperaturë dhome)
- 2 lugë qumësht
- gjysëm luge e qajit me sodë bikarboni
- 300 gr miell
- 3 lugë buke kakao
- 9dcl qumësht
- 8 lugë sheqer
- 10 lugë miell
- 2 kese vanill sheqer
- 130 gr margarin
Udhëzimet :
Vezët,sheqeri dhe vanill sheqeri përzihen me pirun,i shtojmë kakon dhe qumështin,ne fund e shtojmë miellin të përzier me sodë bikarboni.I përziejmë të gjitha dhe në fund e qesim margarinen e coptuar në katrorë të vegjël.E ngjeshim brumin me dorë dhe e ndajmë në
4 pjesë.I tëhollojmë dhe i pjekim në tepsi të lyer me yndyrë dhe të kthyer mbrapsht.Petët piqen në temperaturë 180*C nga 5 minuta sepse janë të holla.(Mos u brengosni nese behen te forta sepse do zbuten pas 1 apo 2 oresh pasi qe te lyhen me fill)
Përgatitja e fillit:
7 dcl qumësht ,sheqeri dhe vanill sheqeri qiten në zjarr të vlojnë.Në 2 dcl e mbetura të qumështit e qesim miellin dhe e përziejmë mirë që mos të mbeten kokrra.Kur vlon qumështi e qesim miellin dhe e ziejm fillin.E lëjmë fillin te ftohet pak (të jetë pak i vakët) dhe i qesim margarinën e tundur me mikser.Me këtë fill i lyejmë petat .Përmbi lyhet me qokoladë të shkrirë.
Shërbehet për: 6-8 persona
Koha: 45 min
No comments:
Post a Comment