Showing posts with label Gjellera. Show all posts
Showing posts with label Gjellera. Show all posts

Wednesday, 12 February 2014

SPECA TË MBUSHUR

Përbërësit 

800 gr. Mish i grirë
12- 14 speca të madhësisë mesatare
2-3 koka qepë ( 300gr )
150 gr karota
300 - 400 gr domate
150 gr oriz
700 ml ujë
kripë, piper i zi, piper i kuq, vegetë, sipas dëshirës
3-4 lugë gjelle vaj
40gr miell
4 lugë vaj
2-3 lugë gjelle ajkë e thartë (shmand) ose kos


Specat lahen, u hiqen bishtat e farat. Qeptë, qërohen e grihën hollë, qitën në një enë e kaurdisën , shtohet edhe orizi që të kaurdisët bashke me qeptë për 2-3 minuta. Pastaj shtohet edhe mishi i grirë, vazhdohet të kaurdisët edhe për 2-3 minuta, shtohen mëlmesa sipas dëshire, mishi përzihet mirë dhe ena hiqet nga zjarri. Pastaj specat mbushën me mishin e përgatitur, dhe sipër mbyllen me copa të prera domatesh, ku u shtohen edhe karotat e prera në copa të vogla ose në rende.
Uji qitët të vlojë, shtohen edhe mëlmesa sipas nevoje, pastaj hedhet mbi speca. Tepsia futët ne furrën e nxehur më herët prej 200°c, dhe lehët të zihet përafërsisht një orë.

Përgatitja e salcës:

Mielli qitët në një tigan bashkë me vajin, dhe në temperaturë të ulët lehet të zverdhët, pastaj tepsia nxjerrët nga furra, dhe mielli shuhet më ujin e specave, duke u përzier ngadalë, që të mos mbetën korra mielli. Salcës i shtohet ajka e thartë (shmandi ) ose kos dhe përzihet mirë e provohet dhe salca shpërndahet sipër specave.
Specat futën prapë në furrë dhe lehen të zihen edhe për 15 minuta.

Saturday, 8 February 2014

Musaka me patate

Përbërësit

  • 1/2 kg.mish i bluar,
  • 2 qepë,
  • 2 dcl vaj ulliri,
  • 1/2 tubë majdanoz,
  • 1 kg.patate,
  • 3 vezë
  • 2 dcl qumësht,
  • kripë,
  • piper.

Udhëzimet

  1. Qepa pastrohet dhe pritet imët.
  2. Fërgohet në yndyrë gjersa të zverdhet.
  3. Hidhet specall dhe mishi i bluar.
  4. Fërgohet pak,shtohen majdanozi i grirë hollë,kripa piperi.
  5. Në ndërkohë,qërohen,lahen dhe priten në rrath patatet.
  6. Gjysma e patateve shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë.
  7. Derdhet yçi i përgaditur dhe rrafshohet.
  8. Mbi yç rradhiten patatet e mbetura,shtohet ¼ l.supë ose ujë dhe tava futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C për t’u pjekur gjersa të shterret lëngu.
  9. Vezët tunden,shtohet qumështi dhe masa derdhet mbi patate të skuqura.
  10. Hidhet pak vegetë dhe prap kthehet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë për t’u pjekur edhe 10 min.
  11. Patatet mund të përgaditen edhe pa vezë,në këtë rast,hidhet më tepër supë ose qumësht.

Friday, 31 January 2014

Sarma me lakra turshi

Përbërësit:

1 kokë lakre turshi
1 kg mish të bluar
2 qepë
1 gotë oriz
150 gr tlyn ose vaj
1 lugë gjelle kripë
Biber t’kuq (1 lug gjelleje)
Biber t’zi (1 lugë qaji)


Përgaditja:

Mishin e bluar e kavërdisim me qepë dhe ua shtojmë orizin, kripën, biberin e zi dhe biberin e kuq sipas dëshirës. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi pastaj sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre. Sipër sarmave mund ti hedhim disa copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veqant, pastaj ua shtojmë një gotë ujë dhe yndyrën e shkrirë me biber të kuq. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të javashtë 2-3 orë . Sarmat e ziera mund ti fusim në furrë afër gjysmë ore për ti skuqur dhe rreshkur. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi.

Sunday, 19 January 2014

Patate te pjekura dhe te mbushura

Përbërësit

  • Patate te pjekura, të ftohura pak
  • Gjalpë i shkrirë
  • kripë dhe piperë i zi i bluar
  • djathë i copëtuar kaqkavall ose ndonjë lloji qe ju pëlqen juve.
  • Mbushja; zgjidhni qfarë të dëshironi si pershembull perime presh, proshutë speca te grira etj.
Furrën e ngrohim paraprakisht në 250 gradë.
Prejmë në fetë një shtresë nga pjesa e sipërme e seciles patate. Përdorni një lugë për të larguar fetat nga brenda edhe jashtë, duke lënë një shtresë te hollë ne patate . Pjeset e patates te larguara nga mbrenda mund ti perdorni per pire ose ndonje gatim tjeter.
Me furçë lyejm brenda çdo patate me gjalpë te shkrirë dhe me pak kripë dhe piper. E mbushim me një shtresë djathë te copëtuar në çdo patate dhe pastaj shtoni mbushjen sipas dëshirës (me perime, mish proshute,presh etj) Plotësoni çdo patate rreth 3/4 e plotë. Theni një vezë në çdo patate. Shtoni pak pak më tepër kripë dhe piper,dhe nje shtres me djathë shtesë nese deshironi.
Vendosni patatet në një fletë pjekje pjekni ato për rreth 20 minuta.Ndjekni udhezimet si ne foto me poshte.

Thursday, 16 January 2014

Kavurme - Receta + Fotografi

Kavurmja është gjellë e shijshme, e ngjajshme me jahninë cila pregatitet zakonisht ne stinen dimërore.

Përbërësit

  • 500 gr mish viçi
  • 2 kg qepë
  • 200 gr gjalpë ose 1dl. Vaj
  • 1 lug gjelleje kripë
  • 5 – 6 krerë hudhër
  • 1 lug gjelle biber të kuq
  • 1 lugë reçeli biber të zi
  • 1-2 lugë gjelleje uthull

Qepët i grijmë dhe i kavërdisim afër gjysmë ore me 1 lugë kripë duke i perzier pandërpre që të mos nxhiten për tengjere, pastaj ua shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq dhe 2 gota ujë dhe i zijmë në temperaturë të ulët 1 orë. Krerët e hudhrës i lajmë mirë dhe ashtu si janë pa i ndarë në thelba, ua shtojmë qepëve tash ma të ziera dhe të shterura. Kavurmën me hudhra e zimjë edhe gjysmë ore, ia shtojmë uthullën, biberin e zi dhe e largoimë nga zjarri. Kavurmja servohet e nxehtë ne kombinim me pire , pilaf, patate te skuqura dhe turshi.

Wednesday, 15 January 2014

Lazanja Vegjetariane

Per llazanjen vegjetariane do t`ju duhen:

pete llazanje (mund ti pergatisni dhe vete ose ti perdorni te gatshme) karrota, kunguj, patllexhane,speca te prera ne forma te vogla kubike (2 cope per cdo perime) , nje grusht me koper te grire holle , pak vaj ulliri , kripe , piper i zi ,
ne vend te sosit Beshamel u perdor : kos shtepie dhe djathe i bardhe

 Zijini petat e llazanjes. Perimet gatuajini ne presion duke i shtuar pak vaj ulliri, kripe dhe piper.Do te behen me te shijshme dhe do te evitoni yndyrnat e teperta.Ne fund shtoni dhe kopren siper tyre. Shtrojini petat e llazanjes ne tepsi dhe siper tyre vini perimet me kopren. Kur te mbaroni me shtrimin e petes se fundit te llazanjes mbulojeni kete te fundit me miksin me kos dhe djathe te bardhe. Piqeni llazanjen ne furre me 180° deri sa te jete gati. Shpresoj t`ju shijoje kjo lloj llazanje.Mua me shijoi shume:) Ju befte mire:)

Monday, 30 December 2013

Speca me domate

Eshte pjate e shpejte dhe e shijshme.

Perberesit per 3-4 persona.

400 gr speca sa me te vegjel,
500 gr domate,
2 thelpinj hudher,
3 luge vaj,
majdanoz ose borzilok,
kripe e piper. 


Pergatitja.

Pasi lajme e kullojme mire specat, i veme ne nje tigan me kapak e me vajin. I gatuajme mbi zjarr te mesem. Kapaku ndihmon te behen specat dhe me avullin e tyre. Kur jane gati i heqim nga tigani dhe tek i njejti vend hedhim domatet me copa ose te grira me rende, shtojme hudhren, kripen dhe piperin dhe e leme te marre vale mbi zjarr. Kur te jete gati salca e domateve, shuajme zjarrin dhe perziejme specat me domate qe te perzihen shijet. I hedhim majdanoz ose borzilok. Sherbehen te vaketa ose te ftohta.

Sunday, 29 December 2013

Dollma me gjethe rrushi

Perberesit:

Gjethe rrushi te ziera 5 min ne uje me pak kripe
400 gr oriz
3 qepe te njoma
pak majdanoz dhe nenexhik
1/2 gote leng limoni
2/3 gote me vaj ulliri
Kripe , piper i zi

Pergaditjen mund ta shihni ne foto se si behet ...

Ju befte mire !

Wednesday, 25 December 2013

Patellxhane me proshute dhe mocarelle

Perberesit:

  • 1 patellxhane e madhe e prere me feta,
  • 2 thelpinj hudher,
  • 2 luge vaj,
  • 1 mocarele e prere me feta,
  • feta proshute,
  • rigon, kripe, piper.


Pergatitja:



Ne nje tave te vogel, hedhim vajin, pak kripe, piper e pak hudher te shtypur e mbi to veme fetat e patellxhanit. I sperkasim dhe siper me pak hudher, kripe, piper e rigon e mbi to veme nga nje fete proshute e siper mocarele. I pjekim ne furre te ngrohte ne 180°.
Sherbehen te ngrohta.

Monday, 16 December 2013

Pilaf

Pilafi është ushqim i shpejtë dhe i lehtë për tu përgatitur. Përdoret shumë shpesh si ushqim përcjellës i gjellërave të ndryshme në kuzhinën shqiptare.

Përbërësit

  • 3 gota oriz
  • 6 gota ujë
  • 1 filxhan vaj
  • 1 lugë gjelleje kripë
  • 1 grusht fide per supë sipas dëshirës
  • Biber i zi

Udhëzimet

Një grusht fide e skuqim në vaj, pastaj ia shtojmë orizin e larë me ujë të nxehtë dhe i fërgojmë të dyja për afër 3 min. Pastaj ia shtojmë ujin e vluar, kripën dhe biberin. E mbyllim kapakun e tenxheres, e ndalim pllakën e stufës , dhe nuk hapim kapakun për së paku 20 min. Pilafi zihet për gjysmë ore. Servohet me kos, mishëra dhe perime të llojllojshme.

Friday, 13 December 2013

Pershesh me gjel deti

Persheshi me gjel deti eshte padyshim pjata kryesore e cdo familje shqiptare naten e Vitit te Ri. Edhe pse gjate viteve te fundit jemi prirur te anojme pak nga gatimet e huaja (italiane, greke, turke etj), ne kete nate te vecante gatuajm te njejten recete qe kane servirur ne tavoline gjysherit apo stergjysherit tane. Dhe eshte bukur te ruash traditen, sidomos kur nje copez e saj perfaqsohet nga ky gatim kaq i
shijshem dhe i vleresuar kudo.

Perberesit per persheshin
  • 1kg miell gruri
  • 1 luge te vogel sode
  • kripe
  • uje
  • 1/2 kg presh
  • mente te fresket ose te thate (nenexhik)
  • gjalp
  • lengun e gjelit te detit
Fillimisht ziejme gjelin e detit ne uje me kripe dhe lengun e tij e perdorim per te bere persheshin. Gjelin e fusim ne furre per t’u pjekur sipas disa keshillave qe do ti gjeni ketu (koha e pjekjes varet nga madhesia).
Pregatisim kulacin me miell gruri, kripe, pak sode buke dhe uje derisa te perftojme nje brum pak sa te forte. E punojme mire me dore dhe e leme te pushoje per disa minuta perpara se ta fusim ne furre. E vendosim ne nje tave te rrumbullaket, e dekorojme siper me dhembet e nje piruni dhe e pjekim ne 200°C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e mbeshtjellim me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet vertikalisht te mbeshtetur diku ne menyre qe te kulloje.
Ne nje tenxhere te madhe dhe te thelle (ku do te pregatisim persheshin), kaverdisim me gjalp preshin e grire holle, shtojme te brendshmet e gjelit te detit gjithashtu te prera ne copa te vogla dhe kur preshi te jete bere transparent hedhim lengun e gjelit te detit dhe menten e fresket apo te thate (nenexhik). Nderkohe coptojme shume imet kulacin dhe copezat e tij ia shtojme lengut te gjelit. E mbulojme persheshin me kapak dhe e leme te pushoje per afer 20 minuta derisa kulaci ta kete thithur komplet lengun. Ne perfundim e servirim te nxehte ne pjate bashke me nje cope gjel deti te pjekur.

Thursday, 5 December 2013

Tave me speca te mbushur me oriz dhe mish te grire

Përbërësit:
- Speca te bukur e të mëdhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish
- 2 gota uji leng mishi (marrë nga mishi që kemi zjerë e më pas e kemi skuqur)
- 2 kokërra domate
- 2 kokërra qepë mesatare
- Koncentrate pule 1 (jo 2 e më shumë se kemi edhe lëngun e mishit)
- Piper sipas deshires

Pergaditja :

Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj(ose për shije edhe me pak gjalpë). Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me(por jo ta mbysni me lëng). Hidhini kripe edhe koncentratin e pulës por

kripë jo shume sepse ka edhe koncentrati dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak.

Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute. Qepët e prera bukur e holle i skuqim ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe domatet qërruara nga lëkure e të prera imët dhe pak vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper.

Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta.

Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.

Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin (masën e pergatitur) qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper.

Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.

Ju befte mire !

Tave Orizi me Speca

Perberesit: 
2 kokrra qepe 
200 gr mish i grire
500 gr oriz
4 speca
salce
kripe dhe ereza

Pergatitja:
Presim specat dhe i skuqim dhe i leme menjeane, ne nje tenxhere skuqim qepen me pas shtojm salcen mishin e grire, pasi ti kemi kaurdisur mire i shqojm orizin dhe specat kripe dhe ereza me pas i vendosim ne nje tave dhe i shtojm 4 goja uji dhe i vendosim per pjekje dhe i lejm ne furre derisa te behet orizi. Ju befte mire

Sunday, 1 December 2013

Fergese e shpejte dhe e shijshme

Per receten na duhen:
Salce domatesh, ne kuti ose ti grijm vete,
rigon piper te zi,
majdanoz,
djathe te zakonshem,
djath te verdh, (i njohur si guda)
djath kackavall

Pergatitja:
Veme salcen te zjeje me pak vaj. Shtojme piperin, rigonin, majdanozin, i leme rreth 2 minuta te zjejne me salcen dhe shtojme djathrat qe thame me lart!

Sipas deshires mund te shtojme dhe pak piperke djeges!

Keshille: Ju rekomandoj te mos e trazoni me luge ,por duke levizur tiganin qe te lidhen djathrat njeri me tjetrin!

Thursday, 28 November 2013

Japrak me lakra

                                                             Perberesit:
1 laker mesatare 
3 kokrra qepe
2 gota uji me oriz
200 gr mish i grire
50 ml vaj
ereza sipas deshires

Pergatitja:
Mbushim nje tenxhere me uje dhe e vendosim qe te valoj pastaj ndajme te gjitha gjethet nga lakra dhe nje nga nje i vendosim tek uji qe vlon dhe i lejm per 1 min pastaj i hapim ne tavolin qe te ftohen,,pergatisim qepet duke i grire shum holle shtojm orizin,mishin e grire, kripe dhe ereza i perziejm te gjitha se mashku mire e mire me dore,pastaj marrim gjethet e lakres dhe i vendosim nga nje luge gjelle nga pergatitja e mesiperme dhe e mbeshtjellim gjethin,,i vendosim ne tenxhere i shtojm 3 gotat uji pak vaj dhe i lejm te ziejn per rreth nje ore.

Role me laker dhe mish te grire ne furre

Perberesit: 
500gr laker,
100-200 gr mish te grire,
2-domate,
piper,majdanoz.

Per brumin: 
1-filxh caj miell te bardhe,
1-filxh caj miell te zi,
1-luge vaj,
dhe uje sa te mari.
Presim lakren ne copa jo shum te hodha dhe e skuqim gjer sa te zbutet mire,me pas shtojme mishin e grire e lejme pak min i hedhim domatet e grira,nje filxhan uje dhe e lejme gjerisa te trashet mire.Zejme brumin duke hedhur te gjithe perberesit ne nje tas dhe e punojme,brumi eshte gati kur nuk ngjit me neper duar.E hapim ne nje pete te madhe hedhim gjellen nga lart duke e shperndare ne te gjithe peten,e mbledhim ne formen e rolos e vendosim ne tave te lyer me vaj e sperkasim me pak uje nga lart,dhe e pjekim ne 200gr perreth 20 min. Ju befte mire

Wednesday, 27 November 2013

Tasqebap

Perberesit:
  • 500 gr mish vici
  • 3 kokrra qepe te kuqe
  • 1 luge gjelle miell
  • 1 filxhan caji me vere
  • 1 gjethe dafine
  • pake salce
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • pak vaj ulliri
  • kripe dhe piper sipas deshires


Udhezimet:Ne nje tigan shtoni vajin e ullirit dhe thelpinjte e hudherave te qeruar pa prere. Mabsi

hudhra te jete skuqur i hiqni nga tigani dhe shtoni qepen e pastruar dhe prere ne kube te

vegjel.
Mbasi qepa te jete skuqur mire, shtoni salcen dhe me pas hidhni copat e mishit te prere

kubik. I skuqni pake sebashku dhe me vone hidhni miellin dhe e trazoni mire, me pas i

shtoni veren dhe gjethen e dafines dhe e lini pake ne zjarr.
Shtoni ujin deri sa te mbulohet mishi dhe e lini te zjej ne zjarr te ngadalte per 45 min, me

pas shtoni kripen dhe pieprin sipas deshires dhe e lini te zjej edhe 10-15 min.

Sunday, 24 November 2013

Fasule ne tave me mish qingji

Marrim 1 gote uji me fasule ( ose 1 -2 gota sipas deshires) dhe i veme ne uje te nxehte nje nate perpara ne nje tenxhere!

Pastaj i shperlajme dhe i vendosim ne tenxheren me presion ku i mbulojme me uje i hedhim vaj ulliri, pak kripe dhe 2 gjethe dafine.

I leme te ziejne per 20 min!

Ne tenxhere normale i lèmè per 40 min te ziejne.
Ne nje tigan skuqim lehte 2-3 thelbinj hudher ne vaj ulliri dhe pastaj shtojme 2 kokrra qepe qe i kemi ndare ne kubike.

Vazhdojme skuqjen , hedhim copat e mishit te qingjit(
4-5 copa) dhe vazhdojme skuqjen ne zjarr mesatar.

I shtojme 1 luge salce domatesh, pak kripe, piper, mendèr( menexhik), spec djeges dhe 1 gote uje dhe i leme te ziejne mishin me qepet se bashku per 15- 20 min.

Marrim nje tave per pjekje dhe i hedhim fasulet dhe mishin ne te njejtin vend. I perziejme, i shtojme 1 gote uje dhe i veme te piqen per 45 min - 1 ore ne furre!
Ju befte mire!

Tuesday, 19 November 2013

Lazanja me perime

Pergatitja per 6 racione: 

Presim ne copa te vogla 1 qepe, 4-5 thelpinj hudhra, 2 patellxhan, 2 kungulleshka, 2 karrota, 2 speca dhe 2 domate. Skuqim perimet dhe pasi te jene skuqur shtojme copat e domates. Perziejme mire, hedhim kripe, piper te zi, paprika dhe pak arre moskati. Hedhim 1 filxhan uje dhe e leme te zieje ne nxehtesi te ulet derisa te shteroje uji.<br

BESHAMELI : Hedhim ne nje tenxhere te vogel 2 gota te medha me qumesht, shtojme 3 luge miell dhe pak gjalp. Vendosim ne sobe dhe perziejme derisa te valoje. Per me shume shije dhe arome shtojme pak arre moskati.
Ne tave hedhim 1/3 e besamelit dhe fillojme te shtrojme petat e lazanjave. Per prakticitet, perdorni lazanja qe nuk kane nevoje per zierje. Vendosim 2 shtresa lazanja dhe hedhim siper gjysmen e mases se perimeve. Shtrojme serish 2 shtresa lazanja dhe hedhim pjesen tjeter te perimeve. Vendosim shtresen e fundit te lazanjave dhe hedhim gjithe besamelin. Siper i hedhim djath kackavall te forte te grire. Pjekim ne furre te parangrohur ne 220 grade per 20 min.
Duhen me pak se 20 min pergatitje dhe 20 min pjekje per te shijuar lazanjat me te shijshme!
*** sipas deshires mases se perimeve mund t'i shtoni dhe proshute ose bacon.

Ju befte mire

Tave me lulelaker

Per 1 tave mesatare per 5 persona ju duhen:

1 lulelaker mesatare,
200 gr djathe kackavall,
3 luge gjelle gjalpe,


2-3 karrota (sipas deshires)
beshamel i gatshem pluhur dhe e trash me 1 got qumesht,


ose e pergatisni vete beshamelin me 2 luge miell, 2 gota qumesht, 1 veze.
Perzien sic jane jo ne zjarr...Piper, kripe, veze

Ziejme lulelakren pasi e kemi pastruar nga gjethet jeshile.  
Zihet ne tenxhere per 5-10 min sa te zbutet pak.

I shtojme kripe gjate zierjes. Hapim furren me 180 grad. Taven e lyejme me gjape te fresket. Shtrojme lulelakrat e ziera te cilat jane ndar ne dege te vogla. Grijme kackavall siper. Pergatisim salcen e bardhe beshamel, ja hedhim siper. I hedhim pak piper,dhe 1 veze te rrahur siper, 2 Luge gjalpe. 

E fusim ne furen e ngrohur. E leme te piqet per 20 min.
E shikojme me sy qe ka krijuar nje kore te shndritshme siper.
Del shume e shijshme. Ju rekomandoj ta gatoni 30 min para se ta servirni, pasi shijon e ngrohte,dhe me kafshata ne tave. Ju befte mire. Shpresoj ta realizoni pasi del e shijshme!
Dicka per salcen beshemal...Kur esht e gatshme pluhur...e hedh ne tas 1 nga qeseset pluhur dhe i shtoj 1 gote qumesht. E rrah dhe del krem.
Po nuk gjetet beshamel te gatshem pergatitet vete:

SKUQ MIELL ME GJALPE,SHUHET ME QUMESHT, ZIHET SA TE TRASHET, TRAZOJENI SHPEJT SE BEHEN KOKRA...E leme te ftohet dhe hedh te verdh veze...Ju rekomandoj beshamel pluhur te gatshenm se behet me kollaj!
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...