Showing posts with label Pasta. Show all posts
Showing posts with label Pasta. Show all posts

Friday, 7 November 2014

Pesto me domate te thara dhe bajame

Nje variant teper i veçante i Pestos Gjenovez, asaj me borzilok, djath te grire Grana, stika pishe dhe vaj ulliri ekstra te virgjer. Provojeni te shoqeruar me Makarona ose per te lyer buken e thekur.

Perberesit

  • 100gr domate te thara nen vaj
  • 50gr bajame te pjekura ose natyrale
  • 50gr djath Parmixhano (ose Grana) te grire
  • 50gr borzilok
  • 100ml vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 2 thelpinje hudhra
  • 1 luge uthull balsamike
  • kripe
Vendosim ne nje mikser elektrik bajamet, borzilokun, uthullen balsamike, hudhrat dhe pak kripe dhe i grijme per disa sekonda. Shtojme edhe domatet e thata dhe djathin e grire dhe i grijme per afersisht 15 sekonda. Shtojme pak nga pak vajin e ullirit duke vazhduar perzierjen derisa salca te rezultoje homogjene.

Peston mund ta ruajme ne frigorifer per 1 muaj te vendosur ne nje kavanoz hermetik mbulur siper me vaj ulliri.

Saturday, 1 November 2014

Pasta Sfoglia

Pasta sfoglia është një petë e veçantë e bërë kryesisht me gjalpë. Kjo është një recetë e rëndësishme dhe e detyrueshme për tu ditur sepse kjo lloj pete gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Eshtë ideale si për torta të kripura, ashtu dhe për ato të ëmbla. Përgatitja e këtij brumi është pak i komplikuar por të gjithë mund ta provojmë ta bëjmë. Mund ta përgatisim kur të kemi kohë, e vendosim në ngrirje në frigorifer dhe e përdorim kur të na duhet për receta të ndryshme.Kjo lloj pete për vetë përgatitjen e saj ka shumë shtresa.

Thuhet që kjo petë e ka origjinën nga Egjipti i vjetër që më pas kaloi në Greqi ku gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën greke. Në kohët e sotme, përgatitja e saj kryhet me makineri të posaçme. Por gjithsecili nga ne mund ta provojë ta përgatisë edhe në kushtet e shtëpisë. Ka disa receta për përgatitjen e kësaj pete. Ne kemi sjellë këtu këtë recetë që na është dukur më e përshtatshme.

Përbërësit për Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

    Për brumin duhen:


  • 350 gr miell

  • 200 gr ujë

  • pak kripë

  • Për brumin me gjalpë duhen:


  • 250 gr gjalpë

  • 75 gr miell


  • Përgatitja

    Fillojmë me përgatitjen e brumit të parë. Në gotën me ujë hedhim kripën dhe e shkrijmë në të. Hedhim miellin mbi tavolinën e drurit, e bashkojmë me ngadalë me ujin. Vazhdojmë ta punojmë për disa

    Thursday, 30 October 2014

    Ravioli të mbushur me kungull

    Nese doni te befasoni miqte tuaj, pregatisni keto makarona te mbushur me kungull, sherbyer ne nje "salce" me gjalp, sherebel dhe leng limoni. Nje pjate qe i pershtatet shume mire sezonit te vjeshtes, atehere kur kungulli eshte me i shijshem se kurre.

    Perberesit

    ...per brumin e makaronave
    • 200gr miell 00
    • 2 veze mesatare (70gr secila) ne temperature ambjenti
    • 1/2 luge vaj ulliri
    • 1 maje luge kripe
    ...per mbushjen me kungull
    • 450gr tul kungulli portokall
    • 1 te verdhe veze
    • 1 luge plot djath kackavall dele te grire
    • 2 luge plot galete (mund te nevojitet pak me shume ose me pak)
    • 10 fare kopre
    • pak arre moskate
    • piper i zi i sapobluar
    • kripe
    • vaj ulliri
    ...per salcen me gjalp


    • 2 luge plot gjalp pa kripe
    • 1 dore gjethe te fresketa sherebeli
    • 1 luge leng limoni
    • djath kackavall dele i grire
    • gjethe sherebele per zbukurim
    Per te pregatitur raviolit me kungull, fillimisht pregatisim Brumin me veze sipas recetes qe do ta gjeni ketu. E leme te pushoje per 1 ore nderkohe qe pregatisim mbushjen:
    E presim kungullin portokalli ne copa mesatare pak a shume te te njejtes madhesi, e cpojme me dhembet e nje piruni ne menyre qe gjate pjekies te eleminohet lageshtia, e sperkasim me kripe, farat e kopres lehtesisht te shtypura, dhe vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200C per 30 minuta duke e kthyer nje here nga ana tjeter.
    Kur kungulli te jete i vaket, eleminojme me dore lekuren dhe shtypim tulin me dhembet e nje piruni derisa te reduktohet ne pure'. shtojme te verdhen e vezes, pak kripe e piper, djathin e grire, arren moskate dhe galete derisa masa te rezultoje e njetrajtshme, as shume e lengshme as shume e thate. E leme mbushjen menjane.
    Kur brumi te jete gati, e ndajme ne kater pjese te barabarta, e punojme secilen pjese per pak minuta me dore dhe e hapim me okllai ne tavolinen e punes te lyer me miell. Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me kungull ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I rregullojme anet secilit ravioli duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjeset e tjera te brumit.
    Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles. E heqim tiganin nga zjarri, shtojme lengun e limonit dhe pak kripe e piper per shije.
    Pasi te kemi pregatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djath kackavall dele te grire. I sherbejme menjehere.

    Sunday, 5 January 2014

    Makarona me mish të grirë (kimë)

    Makarona me mish të grirë (kimë)"Nje recete e shijshme dhe mjaft e thjeshte e cila mund te pregatitet edhe nga ata qe nuk jane specialist ne kuzhine. Per ti dhene nje tjeter shije akoma me te veçante, pasi keni perziere makaronat me salcen, provoni ta hidhni perberjen ne nje tave porcelani, te shtoni pak salce beshamele siper, pak djath te grire dhe ta fusni ne furre per maksimumi 15 minuta!

    Perberesit

    • 350gr makarona te shkurtra ose te gjata
    • 300gr mish te grire (viçi ose te perziere)
    • 400gr salce domatesh
    • 1 qepe
    • 1 karrote
    • 1 thelpi hudher
    • 1 gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
    • majdanoz te grire holle
    • djath kaçkavall te grire
    • kripe
    • piper
    • vaj ulliri
    Kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe karroten te grira holle derisa te zbuten. Shtojme mishin e grire, e copetojme me dhembet e nje piruni ne menyre qe te shkriftohet dhe e leme derisa te marre ngjyre. E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te forte. Shtojme salcen e domateve, 1 gote uje, kripe, piper dhe e leme salcen te zieje ne zjarr mesatar me kapak te mbyllur per rreth 20 minuta, apo derisa mishi i grire te jete gatuar plotesisht.
    Nderkohe ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.
    Kur salca me mish te grire te jete gati, shtojme majdanozin e grire holle, 4 luge djath kaçkavall dhe e bashkojme me makaronat tashme te ziera ose ja hedhim makaronave siper.
    E sherbejme pjaten te sperkatur me djath kaçkavall ne siperfaqe.
    Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...