Sunday, 24 November 2013

Pule e mbushur

1 Pule 1kg e 500 gr.

Per mbushjen :
100 gr bekon (mish i tymosur)
200 gr kerpudha.
100 gr kacakavall.
100 gr Parmezana.(lloj djathi)
1 qepe e fresket.
1/2 filxhan caji oria.
Per te marinuar pulen: Kripe ,piper te zi,Udher , mustardhe,pak gjalpe ,pak vaj ... leng pe portokalli.
Pergatitja:
Lajme pulen mire. Marinojme pulen qe ne darke me perbersit qe kemi shkruar me larte . Lyejme ne funt pulen nga siper me gjalpe qe gjate pjekjes te mare ngjyre te bukur.
Mbushjen. Zjejme orizin me pak uje per 5 minuta. Marim nje tigan shtojme pak vaj , qepen , kerpudhat,becon (eshte jjoj sallami si pancete e prere holle) i skuqim per pak. Shtojme dhe orizin e zjere me pare te kulluar. I leme te ftohen .
Mbushim pulen qe ne qafa nga pjesa e poshteme mbylleni me kruajtse dhembesh ose me pak spango .... E vendosim pulen ne gaster" tenxhere fure me kapak"ose ne tepsi te mbuluar me leter alumini. C'do 15-20 minuta e lyejeme me lengun e portokallit. Pjekja varet nga nxetesia e fures tuaj . Shikoni kur pula te jete skuqur ne te gjitha anet eshte gati .
Nese deshironi mund te shtoni dhe patate gjate pjekjes te pules. Sa per uje mos shtoni me shume se dy filxhane kafeje. Ju befte mire

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...