Perberesit per 4 persona :
4 gjokse pule (rreth 500gr),
2 veze
miell
kripe vaj luledielli per skuqje
Per salcen me limon :
1 luge niseshte (ose miell)
200ml uje,
2 luge te vogla sheqer,
lengun dhe lekuren e 1 limoni
kripe
Pergatitja
Presim fillimisht gjoksin e pules ne shirita jo shume te holle, i kalojme ne vezen e rrahur me pak kripe, me pas ne miell dhe i skuqim per rreth 5 minuta ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim copat e pules ne nje tas me kapak ne menyre qe te jene akoma te ngrohte dhe pregatisim salcen. Shkrijme plotesisht niseshten ne nje gote me uje te ftohte duke e perziere vazhdimisht. Ne nje tigan te madh hedhim ujin me niseshte, shtojme menjehere , sheqerin, ujin e mbetur dhe lengun e limonit. Kur salca te jete trashur pak (duhet ta perziejme gjate gjithe kohes) shtojme edhe lekuren e limonit te grire ne rende dhe e leme ne kete menyre derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht dhe salca te trashet. Shtojme ne kete moment edhe copezat e pules dhe i gatuajme per rreth 2 minuta te tjera ne zjarr te ulet derisa perberesit te marrin shijen e njeri tjetrit. E sherbejme pulen me limon te ngrohte duke e zbukuruar pjaten me feta te holla limoni dhe gjethe majdanozi. E shoqerojme kete pjate me nje sallate jeshile ose me perime te ziera apo te pjekura ne furre.
No comments:
Post a Comment