Perbersit per 6 persona :
250 gr Cannelloni
1 l Salce Domatesh
500 gr me Mocarella
500 gr Mish i grire
2 Veze
50 gr Parmigiano
250 ml Beshamel
Vaj, Kripe, Piper, Vere te bardhe.
Pergaditja :
Ne nje ene vendosim mishin e grire, kripe, vezet, gjysmen e parmigianos qe ne kemi, piper, dhe i perziejme te gjitha bashke derisa te krijojme nje perzierje homogjene.E hedhim perzierjen e sapo bere ne nje tigan me pak vaj per tu skuqur dhe e perziejme me ndihmen e nje luge avash avash.Kur perzierja te jete skuqur e shuajme me vere te bardhe.Me pas i shtojme mocarelen e prere ne forma kubike, nje pjese te salces se domateve dhe nje pjese te beshamelit.Vazhdojme ti perziejme te gjitha bashke edhe per disa minuta.Ne nje tigan me uje te valuar me pak vaj dhe pak kripe hedhim cannelloni duke i lene per 3 – 4 minuta.Me pas heqim cannellonin nga uji dhe i heqim ujin e tepert me nje pecete.Me ndihmen e nje luge mbushim cannellonin me perberjen me mish te grire qe pregatitem pak me perpara ne tigan dhe i vendosim ne nje tave pjekjeje duke i sperkatur me salcen e domateve.Mbasi ti kemi vendosur te gjitha cannellonit ne tave i mbulojme me salcen e mbetur, me beshamel dhe me parmigiano.E vendosim taven ne furre ne temperature 180 °C per 30 minuta.Pasi pjekja te kete mbaruar e heqim taven nga furra dhe e leme te ftohet.Tani ju mund te ndani cannellonin me mish neper pjata dhe mund ta servirni ate.Ju befte mire
No comments:
Post a Comment