Tuesday, 25 February 2014

Peshk salmon në zgarë me salcë mango dhe avokado

Receta qe po iu paraqesim sot, perben nje pjate shume te veçante, e cila kombinon shijen e peshkut salmon te pasur me omega 3, dhe vitaminat C, fibrat dhe antioksidantet te gjendura ne salcen e frutave. Kjo pjate e dyte i pershtatet sidomos personave qe duan te humbasin kilet e teperta, por ne te njejten kohe te ushqehen shendetshem.

Perberesit

…per salmonin
  • 4 fileto peshku salmon
  • 50ml vaj misri
  • 2 luge salce soje
  • 1 luge te vogel salce pikante (Sriracha)
  • 1/2 luge xhenxhefil pluhur
  • 1 thelpi hudher te grire holle
…per salcen me mango dhe avokado
  • 1 mango e prere ne kubik te vegjel
  • 1 avokado e prere ne kubik te vegjel
  • 1 domate e prere ne kubik te vegjel
  • 1 qepe e njome e prere holle
  • 1 qepe e vogel e kuqe e prere holle
  • 2 luge vaj misri
  • lengun e 1 limoni
  • pak menderz
  • kripe
  • piper
Marinojme fillimisht salmonin per 2-4 ore duke hedhur te gjithe perberesit, pra filetot e peshkut, vajin e misrit, salcen e sojes, salcen pikante, xhenxhefilin dhe hudhren e grire holle ne nje tas te madh dhe e perziejme shpesh. Pasi te kete kaluar kjo kohe, heqim lengun e tepert nga filetot dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj misri per rreth 5 minuta, apo derisa peshku te shkeputet lehte nga zgara. Pregatisim salcen me fruta duke vendosur te gjithe perberesit ne nje ene dhe duke i lene ne nje vend te fresket per rreth 1 ore. I shoqerojme filetot e salmonit me salcen e frutave dhe ne vend te bukes mund te perdorim sipas deshires pilaf ose kus kus.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...