Përbërësit për 4–6 persona:
12 peta lazanjash,
200 g Parmigiano Reggiano i grirë,
1kg krem beshamel.
Për kimën:
1 karotë,
1 kokërr qepë,
4 lugë gjelle vaj ulliri,
1 gotë qumësht,
50g gjalpë,
1 gotë verë e kuqe,
kripë,
piper sipas dëshirës,
100g pançetë,
mish i grirë viçi
250 g lëng mishi,
250 ml lëng domatesh,
1 degë selino.
Udhëzimet :
Fillojmë me përgatitjen e kimës. Pastrojmë dhe grijmë hollë karotat, selinonë dhe qepën dhe të tria i skuqim në një tigan të nxehtë me gjalpin dhe vajin e ullirit. Grijmë hollë pançetën dhe së bashku me mishin e grirë i hedhim në po të njëjtin tigan ku i skuqim së bashku në zjarr të fortë për disa minuta.
E shuajmë me verë të kuqe dhe e lëmë të avullojë gjithmonë në zjarr të fortë. Kur të jetë gati, shtojmë lëngun e domateve, lëngun e mishit, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere për rreth 2 orë. E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi dhe në fund ngadalë, qumështin. Në kohën që zien kima, përgatisim beshamelin duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i
hollë. Kur t’i kemi edhe kimën edhe beshamelin gati, nxehim furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat. Lyejmë me gjalpë një tavë drejtkëndëshe dhe shpërndajmë në të disa lugë kimë. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë kimë dhe i mbulojmë me një shtresë djathë Parmigiano të grirë. Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat.
Në fund përziejmë kimë dhe beshamel bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit. E pjekim për 50–60 minuta derisa të formojë një shtresë të artë. Kur të jetë gati, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta para se ta presim.
Shërbehet për: 4-6 persona
Koha: 1 orë
No comments:
Post a Comment