Përbërësit:
- Speca te bukur e të mëdhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish
- 2 gota uji leng mishi (marrë nga mishi që kemi zjerë e më pas e kemi skuqur)
- 2 kokërra domate
- 2 kokërra qepë mesatare
- Koncentrate pule 1 (jo 2 e më shumë se kemi edhe lëngun e mishit)
- Piper sipas deshires
Pergaditja :
Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj(ose për shije edhe me pak gjalpë). Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me(por jo ta mbysni me lëng). Hidhini kripe edhe koncentratin e pulës por
kripë jo shume sepse ka edhe koncentrati dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak.
Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute. Qepët e prera bukur e holle i skuqim ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe domatet qërruara nga lëkure e të prera imët dhe pak vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper.
Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta.
Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.
Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin (masën e pergatitur) qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper.
Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.
Ju befte mire !
No comments:
Post a Comment