Tuesday, 19 November 2013

Tave me lulelaker

Per 1 tave mesatare per 5 persona ju duhen:

1 lulelaker mesatare,
200 gr djathe kackavall,
3 luge gjelle gjalpe,


2-3 karrota (sipas deshires)
beshamel i gatshem pluhur dhe e trash me 1 got qumesht,


ose e pergatisni vete beshamelin me 2 luge miell, 2 gota qumesht, 1 veze.
Perzien sic jane jo ne zjarr...Piper, kripe, veze

Ziejme lulelakren pasi e kemi pastruar nga gjethet jeshile.  
Zihet ne tenxhere per 5-10 min sa te zbutet pak.

I shtojme kripe gjate zierjes. Hapim furren me 180 grad. Taven e lyejme me gjape te fresket. Shtrojme lulelakrat e ziera te cilat jane ndar ne dege te vogla. Grijme kackavall siper. Pergatisim salcen e bardhe beshamel, ja hedhim siper. I hedhim pak piper,dhe 1 veze te rrahur siper, 2 Luge gjalpe. 

E fusim ne furen e ngrohur. E leme te piqet per 20 min.
E shikojme me sy qe ka krijuar nje kore te shndritshme siper.
Del shume e shijshme. Ju rekomandoj ta gatoni 30 min para se ta servirni, pasi shijon e ngrohte,dhe me kafshata ne tave. Ju befte mire. Shpresoj ta realizoni pasi del e shijshme!
Dicka per salcen beshemal...Kur esht e gatshme pluhur...e hedh ne tas 1 nga qeseset pluhur dhe i shtoj 1 gote qumesht. E rrah dhe del krem.
Po nuk gjetet beshamel te gatshem pergatitet vete:

SKUQ MIELL ME GJALPE,SHUHET ME QUMESHT, ZIHET SA TE TRASHET, TRAZOJENI SHPEJT SE BEHEN KOKRA...E leme te ftohet dhe hedh te verdh veze...Ju rekomandoj beshamel pluhur te gatshenm se behet me kollaj!

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...