Per llazanjen vegjetariane do t`ju duhen:
pete llazanje (mund ti pergatisni dhe vete ose ti perdorni te gatshme) karrota, kunguj, patllexhane,speca te prera ne forma te vogla kubike (2 cope per cdo perime) , nje grusht me koper te grire holle , pak vaj ulliri , kripe , piper i zi ,
ne vend te sosit Beshamel u perdor : kos shtepie dhe djathe i bardhe
Zijini petat e llazanjes. Perimet gatuajini ne presion duke i shtuar pak vaj ulliri, kripe dhe piper.Do te behen me te shijshme dhe do te evitoni yndyrnat e teperta.Ne fund shtoni dhe kopren siper tyre. Shtrojini petat e llazanjes ne tepsi dhe siper tyre vini perimet me kopren. Kur te mbaroni me shtrimin e petes se fundit te llazanjes mbulojeni kete te fundit me miksin me kos dhe djathe te bardhe. Piqeni llazanjen ne furre me 180° deri sa te jete gati. Shpresoj t`ju shijoje kjo lloj llazanje.Mua me shijoi shume:) Ju befte mire:)
No comments:
Post a Comment