Monday, 30 December 2013

Speca me domate

Eshte pjate e shpejte dhe e shijshme.

Perberesit per 3-4 persona.

400 gr speca sa me te vegjel,
500 gr domate,
2 thelpinj hudher,
3 luge vaj,
majdanoz ose borzilok,
kripe e piper. 


Pergatitja.

Pasi lajme e kullojme mire specat, i veme ne nje tigan me kapak e me vajin. I gatuajme mbi zjarr te mesem. Kapaku ndihmon te behen specat dhe me avullin e tyre. Kur jane gati i heqim nga tigani dhe tek i njejti vend hedhim domatet me copa ose te grira me rende, shtojme hudhren, kripen dhe piperin dhe e leme te marre vale mbi zjarr. Kur te jete gati salca e domateve, shuajme zjarrin dhe perziejme specat me domate qe te perzihen shijet. I hedhim majdanoz ose borzilok. Sherbehen te vaketa ose te ftohta.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...