Përbërësit
- 500 gr mish viçi
- 2 kg qepë
- 200 gr gjalpë ose 1dl. Vaj
- 1 lug gjelleje kripë
- 5 – 6 krerë hudhër
- 1 lug gjelle biber të kuq
- 1 lugë reçeli biber të zi
- 1-2 lugë gjelleje uthull
Qepët i grijmë dhe i kavërdisim afër gjysmë ore me 1 lugë kripë duke i perzier pandërpre që të mos nxhiten për tengjere, pastaj ua shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq dhe 2 gota ujë dhe i zijmë në temperaturë të ulët 1 orë. Krerët e hudhrës i lajmë mirë dhe ashtu si janë pa i ndarë në thelba, ua shtojmë qepëve tash ma të ziera dhe të shterura. Kavurmën me hudhra e zimjë edhe gjysmë ore, ia shtojmë uthullën, biberin e zi dhe e largoimë nga zjarri. Kavurmja servohet e nxehtë ne kombinim me pire , pilaf, patate te skuqura dhe turshi.
No comments:
Post a Comment