Pilafi është ushqim i shpejtë dhe i lehtë për tu përgatitur. Përdoret shumë shpesh si ushqim përcjellës i gjellërave të ndryshme në kuzhinën shqiptare.
Përbërësit
- 3 gota oriz
- 6 gota ujë
- 1 filxhan vaj
- 1 lugë gjelleje kripë
- 1 grusht fide per supë sipas dëshirës
- Biber i zi
Udhëzimet
Një grusht fide e skuqim në vaj, pastaj ia shtojmë orizin e larë me ujë të nxehtë dhe i fërgojmë të dyja për afër 3 min. Pastaj ia shtojmë ujin e vluar, kripën dhe biberin. E mbyllim kapakun e tenxheres, e ndalim pllakën e stufës , dhe nuk hapim kapakun për së paku 20 min. Pilafi zihet për gjysmë ore. Servohet me kos, mishëra dhe perime të llojllojshme.
No comments:
Post a Comment