Monday, 18 November 2013

Pogace ne trekendesha

Perbersit :

500 gr miell
2 veze plus nje te bardhe te vezes
1 luge sheqer
1/2 luge uthull molle
1/2 luge krip
250 ml qumesht te nxehte
100gr Margarin (ose gjalpe)
20 gr kfasac (maja) e fresket.
Krijojme brumin dhe e leme qe te pushoje (vij).
Nga ky brum formojme 8 kulece.
2 pete nga 4 kulece

Tre kuleceve te pare u hidhet margarine (gjalpe) kurse i fundit (4) nuk lyhet. 

Ne menyre te njejte veprohet edhe me peten e dyte.
Te dy petet mbeshtillen ne forme rolle vec e vec, me pas rollete priten ne copa, ne forme trekendeshi, vendosen ne tepsi dhe lihen qe te vijne.
Permbi lyhet me nje te kuq te vezes te rrahur me nje luge vaj. Siper u hidhet susam apo mundeni edhe fare te zeze. Piqet 10 minuta ne temperature 180 grade, pastaj zvoglohet temperatura ne 160 grade dhe vazhdon pjekja edhe per 30 min.
Proceduren e recetes mund ta ndiqni ne fofot qe besoj se do ju lehtesoj menyren e pergaditjes.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...