Sunday, 29 December 2013

Petulla te mbushura-krapfen

Perberesit:
300 gr miell 00
130 ml qumesht
1 maja birre ( tharme)
2 te verdha veze
2 luge gjelle sheqer
50 gr gjalpe
esence vaniljeje e lekura e nje limoni e grire.

Pergatitja:

Zeme brumin dhe e punojme mire, derisa te behet i njetrajtshem. E perplasim disa here mbi tavoline, qe te behet me elastik dhe e leme me pas qe te vije, per rreth 1 ore 1ore e gjysem. Pas kesaj, e ndajme ne dy pjese dhe e hapim me shkopin e byrekut, duke bere nje nga nje pete me trashesi rreth 4-5 mm. i presim me nje gote dhe ne qendren e cdo rrethi, veme marmalate ose kre, ose cokokrem, ose recel. Cdo rreth me mbushje, e mbyllim me nje rreth tjeter. sperkasim me miell nje mbulese tavoline ose vete tavolinen dhe veme petullat qe te vijne akoma, sigurisht te mbuluara, per 1 ore, 1 ore e gjysem akoma. Pas kesaj, i skuqim ne vaj te nxehte e te bollshem, por jo me zjarr te forte, dhe ne fund i sperkasim me sheqer pluhur. Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...