Buka me hudhraeshte nje recete tradicionale amerikane, shume e thjeshte per tu pregatitur dhe teper e shijshme sidomos per te shoqeruar supen, sallaten apo perimet ne zgare.
Perberesit per 1 buke me hudhra
- 1bagete te fresket
- 125gr gjalp
- 3-4 thelpinje hudher
- pak majdanoz te grire (opsionale)
- pak rigon (opsionale)
Qerojme hudhrat dhe i presim shume holle. Shkrijme gjalpin ne zjarr te avashem apo ne mikrovale, shtojme hudhrat e grira dhe majdanozin e rigonin nqs i perdorim. I gatuajm per pak minuta ne zjarr shume te avashem ose ne mikrovale me fuqi te ulet.
Presim bageten ne feta, por pa shkuar deri ne fund (si ne foto). Hedhim gjalpin me hudhren siper bukes dhe e vendosim ne furre derisa te marri nje ngjyre te arte. E servirim buken te ngrohte dhe krokante.
No comments:
Post a Comment