E kush prej nesh nuk i ka provuar te pakten nje here keto petulla me sheqerkaq te shijshme qe na i pregatiste gjyshja per mengjes… Jane fantastike me nje gote qumesht te ngrohte apo nje filxhan caj, dhe kane nje shije qe as femijet tane nuk mund ta humbasin. Tek e fundit te skuqurat nje here ne kaq kohe nuk bejne dhe aq keq apo jo?
Perberesit :
- 500gr miell
- 250ml qumesht
- 100gr gjalp
- 50gr sheqer
- 25gr maja birre
- 1 bustine vanilje
- lekuren e 1 limoni
- esence limoni
- pak kripe
Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme te zbutet ne temperature ambjenti per te pakten 3 ore.
Shkrijme majane e birres ne qumeshtin e ngrohte dhe e perziejme me gishta derisa ne siperfaqe te formohet shkume. Nderkohe ne nje ene te thelle (ku do te punojme brumin) hedhim miellin, sheqerin, vaniljen, lekuren e limonit, esencen e limonit, pak kripe dhe qumeshtin e perziere me majane e birres. E punojme mire brumin me dore derisa te homogjenizohet, shtojme copat e gjalpit dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa minuta derisa te formohet nje mase e bute dhe elastike.
Lyejme me vaj nje tas te madhe ne te cilin spostojme brumin dhe e leme te vije per rreth 1 ore e gjysme ne nje vend te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit. Kur brumi te kete dyfishuar vellimin e tij, me duar te lyera me vaj formojme sfera (rreth 100gr secila) te cilat i vendosim ne nje pecete te paster te barazlarguara nga njera tjetra dhe i leme te fryhen akoma dhe per 20 minuta.
Pasi ka kaluar kjo kohe, secilen sfere brumi e hapim me dore duke formuar petulla te medha dhe te holla (gati transparente te qender) te cilat i skuqim ne vaj te nxehte. Duhet patur kujdes qe vaji te jete i nxehte dhe jo i vluar, pasi ne kete menyre rrezikojme qe petullat te digjen menjehere.
I kalojme petullat e skuqura ne nje pjate ku kemi hedhur sheqer pluhur dhe i lyejme me te. I servirim te ngrohta brenda disa oreve nga gatimi.
No comments:
Post a Comment