Tuesday, 15 July 2014

Patellxhana te mbushur

Menyra shqiptare e gatimit te patellxhaneve te mbushur (receta vegjetariane).

Perberesit

  • 4 patellxhan mesatar
  • 1 qepe e madhe e prere holle
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • 4 luge gjelle salce domatesh
  • majdanoz te fresket te grire
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
Parangrohim furren ne 200°C.
Pastrojme patellxhanet dhe i qerojme nje shirit po e nje shirit jo. I ndajme ne dy pjese per se gjati dhe i nxjerrim zemren duke i lene pak tul ne brendesi ne menyre qe kur te gatuhen te mos humbasin formen e tyre. E presim zemren ne copa te vogla dhe e leme menjane.
Ne nje tigan, kaverdisim qepen ne vaj ulliri per rreth 5 minuta apo derisa te zbutet, shtojme copat e patellxhanit dhe i gatuajme edhe per 5 minuta te tjera. Shtojme hudhrat, salcen e domateve, majdanozin, kripe, piper te zi dhe me kete perberje mbushim gjysmat e patellxhaneve. I vendosim ne nje tave te lyer me pak vaj dhe i pjekim per rreth 30 minuta. Shtojme pak uje nese shohim qe patellxhanet po thahen teper. I sherbejme te ngrohte.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...