Tuesday, 19 November 2013

Mantia

Përbërësit: 1 kg.mish i bluar,3 qepë,1 lugë gjalpë,kripë piper,majdanoz i grirë hollë,1 kg.miell,250 gr.gjalpë.

Zinet brumi me ½ liter ujë, 1 lugë vaj dhe kripë.Brumi i butë ngjeshet mirë dhe mbulohet sa të pushojë pak.Në ndërkohë,pritet qepa imët dhe fërgohet në gjalpë ose vaj.Shtohet mishi,fërgohet me qepën gjersa ta ndërroj ngjyrën.Hidhet kripë sipas shijes,piper dhe majdanoz i grirë hollë.Brumi ndahet në 28 toptha.7 toptha tëhollohen sa një pjatë,pastaj duke i lyer me yndyrë vendosen njëri mbi tjetrin dhe rritet në katmer të rëndomtë.Katmeri hollohet duke ia dhënë formën katrore dhe pritet përgjysëm.Në dy pjesët vendoset mishi i përgaditur dhe mbështillen në role gjatësie sa tepsia.Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit dhe mishit.Lyhen mbi me yndyrë dhe priten në mantia të vogla.
Piqen në furrë të nxehtë në fillim me temp.250 gradë C pas 10 min.ulet temp në 200 gradë C për tu pjekur gjersa të skuqen pak.
Në vend se të mbështillen në formë roleje,brumi i holluar mund të pritet në katrorë madhësie të dëshiruar,të qitet nga një lugë yÇ dhe të mbështillen në formë boshqëze.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...