Tuesday, 28 January 2014

Tavë e Prizrenit – Tavë me bamje

Tava me bamje, është gjellë me shije të vëqantë e cila përgatitët kryesisht në Prizren.

Përbërësit:

1 kg mish viçi
1 kg bamje
2 kepë
200gr gjalpë
2 – 3 domate
2 limona
Kripë
Biber të kuq
Biber të zi

Përgatitja:

Mishin e presim në copëza dhe e kavërdisim me qepë, kripë, biber t’kuq dhe domate. Bamjet e pastruara i lëmë gjysmë ore në lëngë të limonit, pastaj i kullojmë, i përvlojmë, ua shtojmë mishit të kavërdisur dhe i rreshkim në furrë për afër 30 min. Tava me bamje servohet e nxehtë në kombinim me pilav, patate të skuqura etj.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...