Përbërësit:
1 gotë grurë i bardhë për ashure,
1 gotë sheqer,
pak kripë,
2-3 lugë gjellë niseshte,
1 lugë gjellë kanelle,
50 gr rrush i thate,
1 filxhan çaji me reçel fiku,
100 gr arra te grira,
4-5 karafila.
Përgatitja:
1) Marrim një tenxhere dhe hedhim grurin mbasi e kemi lare. Shtojmë 2.5 kg ujë, dhe e vejmë të zihet në zjarr të ngadaltë derisa të plasaritet gruri.
2) Hedhim kripën, sheqerin, rrushin e thatë, reçelin e fikut të gri
rë, kanellën, karafilat, dhe gjysmën e arrave të grira.
3) Marrim një enë dhe shtojmë niseshtenë bashke me pak ujë dhe e nakatosim masën duke ja shtuar tenxheres në zjarr.
4) Sa kthen një vale 2 min e zbrazim nëpër tasa dhe sipër i hedhim nga arrat e mbetura dhe nga pak kanelle. E lejmë në frigorifer për disa orë në mënyrë që të ftohet dhe të marr shijen e duhur.
No comments:
Post a Comment