Perberesit
- 400gr miell 00 te bute
- 4 veze mesatare (70gr secila) ne temperature ambjenti
- 1 luge vaj ulliri
- 1/2 luge te vogel kripe
E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.
E ndajme brumin ne dy pjese perpara se ta hapim me okllai dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise. E presim peten ne trashesine e deshiruar. Per te formuar Taljatele ose Taljolini, e rrotullojme peten rreth vetes dhe e presim me nje thike me maje te mprehte. Sapo i kemi prere, i crrotullojme, i hapim ne nje cep te tavolines se punes te lyer me miell dhe i perdorim brenda nje ore.
Veprojme ne te njejten menyre edhe me pjesen e mbetur te brumit.
I gatuajme makaronat ne uje te vluar me kripe per 4 minuta, kohe e cila varet gjithmone nga trashesia e tyre.
Taljolini: 2mm
Taljatele: 7mm
Papardele: 2cm
Lazanja: 20x15cm
No comments:
Post a Comment