- 1 kg miell,
- 4 luge vaj,
- 1 maja birre, (tharme)
- 600-650 ml uje i vaket,
- 1 luge gjelle kripe, 1 luge gjelle sheqer.
- Per mbushjen:
- djathe e thermuar,
- spinaq,
- 2 veze,
- kripe.
Pergatitja :
Zeme brumin dhe e punojme mire, derisa te na dalin duart e pastra. E perplasim disa here me force mbi tavoline, per ta bere me elastik dhe e leme te dyfishoje vellimin e saj. Nderkohe veme spinaqin ne tenxhere apo tigan, te zbutet me ujin e vete. Me pas e perziejme me djathin e vezen. Marrim brumin dhe hapim nje pete rreth 1 cm te trashe, sa eshte siperfaqa e taves dhe e shtrojme. Pjesen tjeter te brumit, e ndajme te toptha te njejte. Pas kesaj, cdo topth, e hapim si kulac dhe e mbushim me perzierjen me djathe e spinaq dhe e mbeshtjellim si top. I veme mbi peten e bazes, duke lene qendren bosh, te cilen e mbushim gjithashtu me spinaq e djathe. E leme te vije akoma per 1 ore, dhe pasi lyejme topat me te verdhen e vezes se rrahur, ose me qumesht, e pjekim ne 180°.
Ju befte mire!
No comments:
Post a Comment