Monday, 23 December 2013

BYREK ME KUNGULL

Byreku eshte nje nga gatimet tradicionale me te njohura te kuzhines shqiptare, i servirur ne pothuajse çdo rast. Receta me kungull qe po ju paraqesim me poshte, mund te sherbehet si e
embel (duke i shtuar 3 luge sheqer harxhes) ashtu dhe e kripur (duke shtuar pak djath te bardhe sipas deshires).

Perberesit per nje tave me diameter rreth 40cm:

15 peta byreku te gatshme (nese doni mund ti pregatisni vet)
1kg tul kungulli
300ml qumesht (rreth 2 filxhan; 1 filxhan per harxhen e byrekut dhe 1 filxhan per
te sperkatur petet)
300gr gjalp
3 veze
1 luge miell
kripe
copeza djathi sipas deshires per byrek te kripur ose 3 luge sheqer per byrek te embel

Pergatitja:
Grijme tulin e kungullit ne rende me pjesen me te trashe te saj. Ne nje tenxhere, shkrijme rreth 200gr gjalp dhe shtojme kungullin duke e gatuar ne zjarr te ulet per rreth 30 minuta; ne kete menyre kungulli do te zbutet dhe do ti avulloje lengu i tepert.
Ne nje tas rrahim vezet, shtojme qumeshtin, miellin, pak kripe, 100gr gjalp te shkrire paraprakisht ne mikrovale dhe kungullin duke i perziere shume mire; kjo eshte harxha me te cilen do te mbushim byrekun. Lyejme me pak gjalp taven ku do te pregatisim byrekun, shtrojme 5 peta duke i sperkatur çdonjeren prej tyre me pak qumesht, shtojme gjysmen e harxhes me kungull, 5 peta te tjera (te sperkatura me qumesht), harxhen e mbetur dhe e perfundojme byrekun me 5 petat e fundit. I kthejme anet byrekut, hedhim mbi te qumeshtin e mbetur dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 30 minuta.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...