Monday, 23 December 2013

CHOCOTORTE

Perbersit :

6 vezë
7 lugë gjelle ujë të ngrohtë
12 lugë sheqer
12 lugë miell
1 pluhur pjekje (peciv, bakingpowder)
1 filxhan i vogël vaj (filxhan kafe turke)
1 filxhan të vogël të qumështit
5o gramë arraPergaditja :

Rrahim vezët dhe sheqerin, u shtojme ujë, pastaj qumësht dhe vaj dhe në fund miell me pluhur pjekje dhe arra. Piqet padispanja për 25 minuta në 200 gradë. Padispanja duhet të ftohet për të vene mbushje.

Per pudingun :


Pudingun e pergatit sipas pershkrimit te pakos qe perdorni ju! ½ cokollate milka, per ta embelsuar me shume shtoni 2-3 luge sheqer ose ½ kutie qumesht te kondensuar por kur shtohet qumeshti i kondensuar duhet te shtoni 2-3 flete xhelatine (xhelatinen e leme ne uje te ftohet qe te zbutet). Pasi te mbaroni pergatitjen e pundingut e hidhni dhe xhelatinen duke e perzier.

Tenxherja ku eshte zier pudingu e leme ne lavaman me uje te ftohte, pundingun te mbuluar me plastikfoli (te shtrire siper pudingut qe mos te krijoj lekure siper)

Pasi piqet padispanja e leme te ftohet pak dhe e presim ne mes, (dy pjeset) siper saj e sperkasim me lenge portokalli qe te behet e bute dhe si e lengshme (jo te behet qull, por sperkatjen bejme sikur bie shi dmth nga larg ben sperkatjen)

(kujdes: pjesa tjeter qe do qendroje jashte frigoriferit te mbulohet me nje lecke kuzhine qe eshte e sperkatur me uje ose lenge portokalli, kjo parandalon tharjen e padispanjes)

Shtron pudingun duke provuar qe ajo te rrije mbi padispanje e leme pak ne frigorifer sa te forcohet pastaj e shtron tjetren pjese te cilen po ashtu e ke sperkatur!

Marrim margarine rreth 50-60 grame e shkrijme (jo qe te zieje) dhe nje cokollate milka, 3 apo 4 kokrra cokollate e zeze shkrijme bashke duke i perzier. Kur te shkrihen e leme cokollaten te ftohet pak pastaj e hedhim siper tortes…

per dekorimin:

Pana duhet te qendroje ne ngrirese per nje ore (jo te ngrije, vetem te ftohet mire) e rrahim me mikser dhe i shtojme sheqer pluhur..dhe ate per forcim te krem pana Ose merrni pana te gatshme!

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...