Makarona me mish të grirë (kimë)"Nje recete e shijshme dhe mjaft e thjeshte e cila mund te pregatitet edhe nga ata qe nuk jane specialist ne kuzhine. Per ti dhene nje tjeter shije akoma me te veçante, pasi keni perziere makaronat me salcen, provoni ta hidhni perberjen ne nje tave porcelani, te shtoni pak
salce beshamele siper, pak djath te grire dhe ta fusni ne furre per maksimumi 15 minuta!
Perberesit
- 350gr makarona te shkurtra ose te gjata
- 300gr mish te grire (viçi ose te perziere)
- 400gr salce domatesh
- 1 qepe
- 1 karrote
- 1 thelpi hudher
- 1 gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
- majdanoz te grire holle
- djath kaçkavall te grire
- kripe
- piper
- vaj ulliri
Kaverdisim ne
vaj ulliri qepen, hudhren dhe karroten te grira holle derisa te zbuten. Shtojme
mishin e grire, e copetojme me dhembet e nje piruni ne menyre qe te shkriftohet dhe e leme derisa te marre ngjyre. E shuajme te gjithe perberjen
me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te forte. Shtojme
salcen e domateve, 1 gote uje, kripe, piper dhe e leme salcen te zieje ne zjarr mesatar me kapak te mbyllur
per rreth 20 minuta, apo derisa mishi i grire te jete gatuar plotesisht.
Nderkohe ziejme
makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.
Kur salca me mish te grire te jete gati, shtojme
majdanozin e grire holle, 4 luge djath kaçkavall dhe e bashkojme me makaronat tashme te ziera ose ja hedhim makaronave siper.
E sherbejme pjaten te sperkatur me djath kaçkavall ne siperfaqe.
No comments:
Post a Comment