Thursday, 30 October 2014

Ravioli të mbushur me kungull

Nese doni te befasoni miqte tuaj, pregatisni keto makarona te mbushur me kungull, sherbyer ne nje "salce" me gjalp, sherebel dhe leng limoni. Nje pjate qe i pershtatet shume mire sezonit te vjeshtes, atehere kur kungulli eshte me i shijshem se kurre.

Perberesit

...per brumin e makaronave
  • 200gr miell 00
  • 2 veze mesatare (70gr secila) ne temperature ambjenti
  • 1/2 luge vaj ulliri
  • 1 maje luge kripe
...per mbushjen me kungull
  • 450gr tul kungulli portokall
  • 1 te verdhe veze
  • 1 luge plot djath kackavall dele te grire
  • 2 luge plot galete (mund te nevojitet pak me shume ose me pak)
  • 10 fare kopre
  • pak arre moskate
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe
  • vaj ulliri
...per salcen me gjalp


  • 2 luge plot gjalp pa kripe
  • 1 dore gjethe te fresketa sherebeli
  • 1 luge leng limoni
  • djath kackavall dele i grire
  • gjethe sherebele per zbukurim
Per te pregatitur raviolit me kungull, fillimisht pregatisim Brumin me veze sipas recetes qe do ta gjeni ketu. E leme te pushoje per 1 ore nderkohe qe pregatisim mbushjen:
E presim kungullin portokalli ne copa mesatare pak a shume te te njejtes madhesi, e cpojme me dhembet e nje piruni ne menyre qe gjate pjekies te eleminohet lageshtia, e sperkasim me kripe, farat e kopres lehtesisht te shtypura, dhe vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200C per 30 minuta duke e kthyer nje here nga ana tjeter.
Kur kungulli te jete i vaket, eleminojme me dore lekuren dhe shtypim tulin me dhembet e nje piruni derisa te reduktohet ne pure'. shtojme te verdhen e vezes, pak kripe e piper, djathin e grire, arren moskate dhe galete derisa masa te rezultoje e njetrajtshme, as shume e lengshme as shume e thate. E leme mbushjen menjane.
Kur brumi te jete gati, e ndajme ne kater pjese te barabarta, e punojme secilen pjese per pak minuta me dore dhe e hapim me okllai ne tavolinen e punes te lyer me miell. Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me kungull ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I rregullojme anet secilit ravioli duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjeset e tjera te brumit.
Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles. E heqim tiganin nga zjarri, shtojme lengun e limonit dhe pak kripe e piper per shije.
Pasi te kemi pregatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djath kackavall dele te grire. I sherbejme menjehere.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...