Monday, 24 February 2014

Tortë me arra dhe keksa

Një kombinim i bukur, për tortë një shumë të shijshme me dy krema njëkohësishtë. Njëri krem përbëhet nga arrat dhe të verdhat e vezës ndërsa kremi tjetër me sempre keksa dhe shtalpë ndërsa në mes të dy kremave është një shtresë e hollë nga arrat dhe kakao.

Përbërësit

Pandispanja:

  • 12 të bardhë të vezës
  • 16 lugë sheqer
  • 16 lugë arra të bluara
  • 8 lugë kakao
  • 4 lugë miell
  • 1 pluhur për pjekje (pecivë)
  • 100gr çokollatë

Kremi:

  • 12 të verdhë të vezës
  • 500ml qumësht
  • 12 lugë sheqer
  • 6 lugë niseshte
  • 250gr margarinë
  • 100gr sheqer pluhur
  • 12 lugë arra të bluara
  • 200gr shtalpë (krem pana)
  • 150gr keksa të bluar sempre
Përzihen të bardhat e vezës me sheqer derisa sheqeri të shkrihet dhe të fitohet një masë e trashë nga të bardhat e vezëve. Dalëngadalë ia shtojmë arrat, miellin, kakaon dhe pluhurin për pjekje dhe të gjitha përzihen ngadalë.
Nxehet furra në 200grade celsius dhe nga kjo masë pjeket një shtresë në tepsi përafërsisht 25 x 25cm per 15min. E shkrijmë çokollatën me 3 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj dhe pasi të ftohet pandispanja e lyejmë atë.
(Kremi i parë) Përziejmë të verdhat e vezës, qumështin, niseshten dhe sheqerin dhe e vendosim të vloj në zjarrë të ulët. Pasiqë të zihet kjo masë dhe të trashet i shtohen arrat e bluara. Përzihet margarina me sheqer pluhur ngadalë dhe ia shtojmë kremit të ftohur.
(Kremi i dytë) Përziejmë shtalpën ose krem pana, ndajmë 3 lugë dhe ia shtojmë kremit me arra (kremit të parë) ndërsa pjesës tjetër të mbetur ia shtojmë keksat e bluar dhe i lëmë që të qëndrojnë 10min.
Pandispanja e pjekur ndahet në tri pjesë. Shtrohet pjesa e parë dhe i qitet kremi i parë me të bardhë të vezës pastaj kremi i dytë me të verdhë të vezës pastaj pjesa tjetër e pandispanjës pastaj prapë kremin e parë me të bardhë të vezes pastaj kremin e dytë me të verdhë të vezës dhe pastaj pjesën e tretë të pandispanjës e vendosim mbi krem. Nëse mbetet krem atëherë torta lyhet anash dhe dekorohet sipas dëshires.

Ju bëftë mirë.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...