Perberesit:
- 3 veze,
- 1/4 kg miell,
- 1/4 kg sheqer,
- 1 gote uje ( 100 ml ),
- 1 gote vaj lule dielli,
- 1 pluhur fryres,
- esence sipas deshires
Pergatitja:
Rrahim per te pakten 10 minuta me mikser vezet me sheqerin, qe te futet ajri i duhur brenda. Me pas shtojme ujin dhe vajin dhe i perziejme. Shtojme miellin, esencen sipas deshires dhe pluhurin fryres dhe i perziejme qe te behet nje brum i holle por pa kokrriza. Ne se deshirojme mund te shtojme arra, grimca cokollatash, rrush te thate por me pare i lyejme lehte me miell qe te mos bien ne fund te taves. Hedhim brumin ne taven mundesisht me vrime te lyer me pare me yndyre dhe te sperkatur me miell qe te mos ngjise. E pjekim ne furre te ngrohte ne 170° per 30-40 minuta (varet nga furra) e megjithate pas proves se suksesshme te kunjes se dhembeve. Ne se duam mund te hedhim pak kakao tek nje pjese e brumit, por ne ate rast tek brumi me kakao, shtojme aq luge uje sa dhe kakao.
Mos nderroni vajin me gjalpe ose ujin me qumesht duke menduar qe e beni kekun me te mire, pasi eshte receta e mesiperme qe do ju habise me rezultatin. Mos u trembni duke pare brumin e holle, pasi keto jane sekretet e nje keku te bute, te bute, te bute qe ngelet keshtu dhe per 1 jave. Pas pjekjes e heqim nga tava e sipas deshires e sperkasim me sheqer pluhur. Nese tava me vrime na mungon, nuk ka problem, pasi nuk eshte forma qe na ndryshon shijen. Nese kemi tave me te madhe ose duam nje kek te fryre ne menyre te egzagjeruar, dyfishojme masat e perberesve.
Kur ftohet mire, e ndajme ne dy pjese me pjesen e poshtme me te madhe, te cilen e zbrazime ndihmen e nje luge. E mbushim me cokokrem, ose krem pasticerie, ose pana, ose marmalate dhe e mbulojme me pjesen e siperme, duke i shtuar cokollate te shkrire ne banjo mari. Therrimet e kekut qe hoqem, i pergatisim cakepops..

No comments:
Post a Comment