Dieta anticelulit: 1 Kg fruta/dite
Dëshironi të humbni dhjamin e tepërt? Strategjia qëndron në konsumimin e rreth një kilogram pemëve dhe perimeve në ditë, mundësisht të freskëta dhe të sezonit, të ndara në pesë vakte.
Celuliti është një sëmundje e rëndomtë kozmetike. Përbëhet nga akumulimi i yndyrës nën lëkurë dhe krijon një pamje si gropëz. Ky problem prek pothuajse gjysmën e popullsisë dhe në 95 për qind të rasteve prek gratë, ndërsa në më pak se 5 për qind, burrat.
Ndonëse nuk ka një ilaç permanent, ekzistojnë shumë mundësi të ndryshme që ndihmojnë në zvogëlimin e tij. Një ndër to dhe më e rëndësishme është konsumimi i frutave dhe i perimeve me shumicë gjatë gjithë ditës. Saktësisht: një kile fruta dhe perime në ditë, duke i kombinuar në formë të sallatave, si dhe duke eliminuar nga dieta juaj sheqerin, ushqimet e ngrira, si dhe të konservuara.
Si ta luftoni celulitin?!
Mungojnë edhe katër muaj nga pushimet e verës dhe prova e rrobave të banjës nuk është edhe aq shumë larg. Kështu që të gjitha gratë që duan të arrijnë në “takim” me detin në formën më të mirë duhet të nxitojnë të fillojnë me një dietë të përshtatshme. Disa këshilla shumë të dobishme për këtë qëllim i ka dhënë dr. Pier Antonio Bacci, profesor i mjekësisë estetike në Universitetin e Sienës, në konferencën “Shëndeti në pjatë”.
“Në dhjetë ditët e para efekti do të jetë i dukshëm, pas 30 ditësh një përmirësim mjaft i dukshëm dhe nga tani deri në qershor rezultatet do të jenë ato që shpresonit, sepse me këtë dietë zvogëlohet aciditeti dhe indet shfryhen”, tha ai.
Por cila dietë me saktësi?
Gra, gati përpara letrën dhe lapsin: “Strategjia qëndron në konsumimin e rreth 1 kilogram frutave dhe perimeve në ditë, mundësisht të freskëta dhe të sezonit, të ndara në 5 vakte”, shpjegon ai.
Këshilla themelore e doktor Bacci-t: “Ushqimet më të rëndësishme duhet të kenë si primare perimet”. Qiellza do të “vuajë” pak, por pushimeve të verës do t’i buzëqeshni fizikisht dhe mendërisht.
Është e preferueshme që frutat të konsumohen në formën e sallatës, duke përzierë fruta të ndryshme, sidomos mollë, mandarina, rrush dhe portokall.
Për mëngjes është e nevojshme të shmanget absolutisht qumështi, biskotat dhe ëmbëlsirat dhe të “kënaqeni” me një fetë buke me vaj ulliri. Gjatë drekës është e këshillueshme të konsumohet një pjatë makarona, mundësisht të pashoqëruara me erëza të skuqura apo të paskuqura. Sigurisht, perime dhe fruta me bollëk. Një “meze” me bazë frutash gjatë pasdites dhe në mbrëmje përsëri perime.
Përmbledhtas:
Për mëngjes nuk duhet të hani asnjë ëmbëlsirë dhe nuk duhet të pini qumësht; kënaquni me një pjesë buke me vaj ulliri.
Në drekë është mirë të konsumoni makarona me pemë dhe perime sipas dëshirës. Pastaj në darkë, mish ose peshk të shoqëruar me bishtajore dhe perime të papërpunuara
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit
No comments:
Post a Comment