Kur përmendet ushqimi më i shtrenjtë në botë, sigurisht u ka shkuar mendja për ndonjë specialitet të një restorani të famshëm botëror, apo një melmese që gjindet shumë rrallë në botë. Ju sjellim ushqimet më të shtrenjta në botë, me çmimet e së cilave do të shokoheni. Por, më mirë të mësojmë tani sesa të mos u besojmë syve nëse ndonjëherë na rastis t’i kemi në menynë e ndonjë restorani gjatë pushimeve…Tuna Bluefin: një kilogram të këtij lloji të tunës kushton 1365 dollarë.Pjepri Yabari King: është shumë e rrallë dhe jashtëzakonisht e pemë e çmuar, e cila vjen nga Japonia. Në Japoni kjo pemë kushton 50-100 dollarë. Jashtë Japonisë, një pjepër të tillë do ta paguani rreth 26000 dollarë, kurse paketimin prej gjashtë pjepërve mund të gjendet për 80000 dollarë.Mish gjedhi Kobe: Gjithashtu vie nga Japonia, nga krahina Kobe. Gjysëm kilogrami të këtij mishi kushton rreth 500 dollarë.Kafeja Kopi Luwak: Farat e kësaj kafeje mund të gjenden në Indonezi dhe Filipine, kurse kilogrami kushton rreth 500 dollarë.Shafroni: Kjo melmesë është e njohur në mbarë botën, kurse shumë pak për çmimin e saj të vërtetë: Një kilogram shafron kushton rreth 2700 dollarë.La Bonnotte: Patateja më e shtrenjtë në botë. Rritet në Francë, kurse kilogrami i kësaj patateje kushton rreth 3000 dollarë.Kaviari Almas: Në fakt vetë kaviari llogaritet si ushqim i shtrenjtë. Mirëpo, për këtë lloj të kavijarit do të duhej që të ndani 25000 dollarë për një konservë.Kërpidhat Matsutake: Kjo lloj kërpudhe ka qenë shumë e popullarizuar në vitet e ’80-ta dhe ’90-ta.Por sot është shumë e rrallë dhe për atë një kilogram kushton 2000 dollarë.Djathi i bërë nga qumështi i drenushës nga Amerika e Veriut mund të gjendet vetëm në fermat private në disa pjesë të Suedisë, dhje për atë një kilogram djathi kushton rreth 1000 dollarë.Shalqini i zi: Rritet vetëm në ishillin japonez Hokaido. Çdo vit prodhohen rreth 10.000 copë të këtij lloji shalqiri. Një shalqi mesatar kushton rreth 6000 dollarë.Samundri Khazana: E njohur edhe si “pasuria e detit”. Kjo gjellë përbëhet nga kaviari prej llojit të peshkut bli (sturgeon), kërmijve të detit dhe një karavidhe të plotë.është e lyer me ar kuzhine me një aromë të fuqishme këry. Çmimi? 2000 dollarë për një porcion.Royal Pizza 007: Llogaritet për picën më të shtrenjtë në botë, sepse në vitin 2006, avokati italian Mauricio Moreli në ankand e ka paguar këtë picë për 4200 dollarë.Mish gjedhi Wagyu: është e ngjashme me mishin Kobe, dhe poashtu edhe ky lloj mishi ka një shije të veçantë. Një porcion në të cilin keni këtë lloj të mishit, do t’ju kushtojë rreth 2800 dollarë.Çokopoligji: 100 gramë të çokolatës më të shtrenjtë në botë kushton rreth 550 dollarë.Fritata prej zilion dollarësh: Omleti nga një vezë, i lyer me përzierjen e disa llojeve të ndryshme të vezëve, karavidhes dhe kaviarit special, përbëjnë këtë fritata, e cila kushton 1000 dollarë.
Kur përmendet ushqimi më i shtrenjtë në botë, sigurisht u ka shkuar mendja për ndonjë specialitet të një restorani të famshëm botëror, apo një melmese që gjindet shumë rrallë në botë. Ju sjellim ushqimet më të shtrenjta në botë, me çmimet e së cilave do të shokoheni. Por, më mirë të mësojmë tani sesa të mos u besojmë syve nëse ndonjëherë na rastis t’i kemi në menynë e ndonjë restorani gjatë pushimeve…
Tuna Bluefin: një kilogram të këtij lloji të tunës kushton 1365 dollarë.
Pjepri Yabari King: është shumë e rrallë dhe jashtëzakonisht e pemë e çmuar, e cila vjen nga Japonia. Në Japoni kjo pemë kushton 50-100 dollarë. Jashtë Japonisë, një pjepër të tillë do ta paguani rreth 26000 dollarë, kurse paketimin prej gjashtë pjepërve mund të gjendet për 80000 dollarë.
Mish gjedhi Kobe: Gjithashtu vie nga Japonia, nga krahina Kobe. Gjysëm kilogrami të këtij mishi kushton rreth 500 dollarë.
Kafeja Kopi Luwak: Farat e kësaj kafeje mund të gjenden në Indonezi dhe Filipine, kurse kilogrami kushton rreth 500 dollarë.
Shafroni: Kjo melmesë është e njohur në mbarë botën, kurse shumë pak për çmimin e saj të vërtetë: Një kilogram shafron kushton rreth 2700 dollarë.
La Bonnotte: Patateja më e shtrenjtë në botë. Rritet në Francë, kurse kilogrami i kësaj patateje kushton rreth 3000 dollarë.
Kaviari Almas: Në fakt vetë kaviari llogaritet si ushqim i shtrenjtë. Mirëpo, për këtë lloj të kavijarit do të duhej që të ndani 25000 dollarë për një konservë.
Kërpidhat Matsutake: Kjo lloj kërpudhe ka qenë shumë e popullarizuar në vitet e ’80-ta dhe ’90-ta.Por sot është shumë e rrallë dhe për atë një kilogram kushton 2000 dollarë.
Djathi i bërë nga qumështi i drenushës nga Amerika e Veriut mund të gjendet vetëm në fermat private në disa pjesë të Suedisë, dhje për atë një kilogram djathi kushton rreth 1000 dollarë.
Shalqini i zi: Rritet vetëm në ishillin japonez Hokaido. Çdo vit prodhohen rreth 10.000 copë të këtij lloji shalqiri. Një shalqi mesatar kushton rreth 6000 dollarë.
Samundri Khazana: E njohur edhe si “pasuria e detit”. Kjo gjellë përbëhet nga kaviari prej llojit të peshkut bli (sturgeon), kërmijve të detit dhe një karavidhe të plotë.është e lyer me ar kuzhine me një aromë të fuqishme këry. Çmimi? 2000 dollarë për një porcion.
Royal Pizza 007: Llogaritet për picën më të shtrenjtë në botë, sepse në vitin 2006, avokati italian Mauricio Moreli në ankand e ka paguar këtë picë për 4200 dollarë.
Mish gjedhi Wagyu: është e ngjashme me mishin Kobe, dhe poashtu edhe ky lloj mishi ka një shije të veçantë. Një porcion në të cilin keni këtë lloj të mishit, do t’ju kushtojë rreth 2800 dollarë.
Çokopoligji: 100 gramë të çokolatës më të shtrenjtë në botë kushton rreth 550 dollarë.
Fritata prej zilion dollarësh: Omleti nga një vezë, i lyer me përzierjen e disa llojeve të ndryshme të vezëve, karavidhes dhe kaviarit special, përbëjnë këtë fritata, e cila kushton 1000 dollarë.
No comments:
Post a Comment