Janë ushqime të nevojshme, të shijshme, aromatike, por që nëse s’i përdorim siçduhet mund të na shkaktojnë vdekjen, ose thjesht të na sëmurin për ca ditë! Ja se cilat janë ushqimet me përmbajtje më të lartë toksike!
Bëni kujdes me konsumimin e tyre!
Çfarë do të bënit nëse merrni vesh se në tavolinën tuaj konsumoni edhe ushqime toksike, të cilat padyshim janë të rrezikshme për shëndetin? Sigurisht do t’i konsumonit më pak, me një vetëdije më të madhe dhe pa u alarmuar. Ne po jua bëjmë më të lehtë kujdesin që duhet të tregoni ndaj tyre, duke ju paraqitur pesë ushqimet me
përmbajtje më të madhe toksike apo helmuese. Asgjë nuk mund të ndalohet në mënyrë absolute, por nëse tregohet një kujdes më i madh, atëherë gjithçka është në rregull!
1. Patatet
Zhardhokët e pafajshëm dhe të shijshëm? Jo plotësisht! Në fakt patatet përmbajnë dy lloje glycoalkaloide, solaninën dhe chaconinën (neurotoksina që janë në gjendje të pengojnë veprimin e enzimave) dhe teratogjenin (që është në gjendje të nxisë
shfaqjen e keqformimeve të fetusit në qoftë se merret gjatë shtatzënisë).
Përqendrimet më të larta të këtyre substancave janë gjetur në lëkurën e patateve dhe të zhardhokëve të infektuar ose të prishur. Por, gjithsesi, mos kini frikë! Jo të gjitha patatet mund të jenë helmuese. Në veçanti, kur përqendrimet e këtyre substancave
janë më të larta, shija e patateve është e ndryshme. Ato janë të hidhura dhe të djegin në gojë e fyt.
2. Borziloku
Ai është zakonisht prezent në kuzhinës mesdhetare, falë shijes dhe aromës që garanton për shumë pjata. Por borziloku fsheh edhe një anë të errët përveç shijes. Në kancerogjene. Ky rrezik i tij eliminohet nëse e konsumoni atë të freskët ose të ngrirë,
por në asnjë mënyrë të thatë. Por tregoni gjithashtu kujdes që të përdorni vetëm gjethet e vjetra të tyre dhe jo ato të sapombirat, pasi të rejat përmbajnë methyleugenol, një substancë me efekte kancerogjene.
3. Majdanozi
Rreziqet e këtij bari aq shumë të dashur nga amvisat për të aromatizuar pjatat e tyre, nuk janë edhe aq të panjohura! Nuk është fjala për rastin që sipas traditës, para disa kohësh, ishte protagonisti i recetës abortive për ato gra të cilat nuk dëshironin që
shtatzëninë e tyre ta çonin deri në fund! Në veçanti, majdanozi përmban myristicin, i cili në doza të larta kthehet në një narkotik të
fuqishëm me efekt toksik. Por mos u shqetësoni, edhe për rastin e majdanozit ekziston një zgjidhje. Konsumoni pak, mundësisht përdoreni me spërkatje!
4. Qershitë
Të mira, madje shumë të mira, por a janë krejtësisht të padëmshme? Edhe qershitë përmbajnë toksina! Në qoftë se tuli i tyre është plotësisht i sigurt, ne nuk mund të themi të njëjtën gjë për bërthamën e tyre, e cila çliron cianid hidrogjeni me fuqi
toksike. Por duhet thënë se rreziku i tyre shfaqet vetëm në rastin kur ju i hani ato bashkë me bërthamën, në sasi të madhe, ose kur brendia e tyre është pak e dëmtuar! Në raste të tjera nuk ekziston asnjë rrezik për shëndetin e atyre të cilët i preferojnë
shumë qershitë.
5. Domatet
Nuk kanë ndonjë rrezik shumë të madh. Domatet (një alkaloid me toksicitet të ulët, që më shumë përqendrohet te domatet jeshile), lënë pasoja helmi edhe kur përfundojnë procesin e tyre të pjekjes. Ndaj edhe për domatet këshillohet e njëjta gjë si ushqimet
më lart.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit
No comments:
Post a Comment