Mëlçia është pjesë shumë e rëndësishme e trupit të njeriut. Ajo vazhdimisht është e rrezikuar nga gjëra të ndryshme, e sidomos nga toksinat. Çaji i gjelbër dhe hudhra stimulojnë heqjen e toksinave dhe perimet me gjethe të gjelbra pastrojnë mëlçinë prej metaleve të rënda, pesticideve dhe herbicideve.
Këto janë vetëm disa nga produktet që e pastrojnë mëlçinë, cilat janë tjerat do ta mësoni në vazhdim.
Arra: Ushqimet e ngopura dhe alkooli ngarkojnë mëlçinë e cila është përgjegjëse për pastrimin e trupin nga toksikët dhe për të kryer funksionin e saj si duhet, ka nevojë për disa ushqime që e përshpejtojnë punën e saj. Në atë proces ndihmon arra që është e pasur me acide yndyrore omega-3, aminoacide, arginine dhe glutathione. Ajo përshpejton shkarkimin e amoniakut nga trupi, por edhe relakson enët e gjakut dhe pasuron gjakun me oksigjen. Arra përdoret edhe në preparatet për detoksifikimin e mëlçisë.
Hudhra: Hudhra është e pasur në kompozimet e squfurit që aktivizojnë enzimat përgjegjëse për detoksifikimin e mëlçisë. Hudhra përmban një sasi të lartë të alicinit dhe selenit, kompozimet natyrore që nxisin heqjen e toksinave nga trupi.
Çaji i gjelbër: Ka efekt të dobishëm për tërë trupin, veçanërisht për mëlçinë, të cilën e mbron prej toksinave. Ky çaj parandalon mbajtjen e toksinave dhe nxit sekretimin e tyre të shpejtë nga trupi. Antioksidanti katehin ruan shëndetin e organeve dhe parandalon akumulimin e yndyrës.
Perimet me gjethe të gjelbër: Perime të tilla si spinaqi, pastrojnë trupin prej metaleve të rënda, veçanërisht të rrezikshme për mëlçinë. Ato eliminojnë pesticidet dhe herbicidet nga trupi, përshpejtojnë detoksifikimin dhe avantazh i tyre është se ato mund të konsumohen veçmas ose si përbërës të gjellërave të ndryshme.
Avokado: Ky frutë ekzotik forcon shëndetin e mëlçisë dhe e mbron atë nga të qenurit e mbushur me toksina. Përmban glutate të mjaftueshme, të nevojshme për detoksifikim dhe studimet e mëparshme kanë konfirmuar se një deri dy avokado në javë gjatë një muaji, mund të përmirësojnë dëmtimin e mëlçisë.
Shafrani i Indisë: Përveç se ndihmon spastrimin e mëlçisë, shafrani i Indisë ndihmon edhe në rikuperimin e dëmtimeve të saj. Stimulon prodhimin e vrerit, aktivizon enzimat e mëlçisë dhe përmirëson funksionimin e tëmthit, si dhe largon toksinat nga trupi.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem, SHPERNDAJE. Faleminderit
No comments:
Post a Comment