- 260 gr miell 0
- 40 gr kakao e hidhur
- 50 gr fructan
- 1 luge kafeje me sodë buke
- 10 gr uthull e bardhë
- 200 gr ujë i ftohtë
- 1 bustinë me vanilje
- 30 gr vaj luledielli
- Për ta dekoruar:
- 50 gr çokollate fondente
- lajthia të pjekura ose stika
Përgatiteni ujin dhe mbajeni afër. Do të hedhim tek çdo vrimë përbërësit dhe menjëherë do të hedhim ujin duke e përzier me shumë shpejtësi.
Do e hedhim brumin në një tavë me diametër 24 cm të lyer më parë me gjalpë dhe pak miell dhe do e pjekim në furrë për rreth 30 minuta. Mos harroni të bëni provën me kruajtësen e dhëmbëve për të parë nëse është pjekur sepse koha e pjekjes ndryshon nga një furrë tek tjetri.
Ndërkohë që torta piqet, shkrijmë çokollatën me pak gjalpë në një tenxhere me zjarr të ulët. Kur torta të jetë pjekur do i hedhim sipër çokollatën e shkrirë dhe e spërkasim sipër me lajthia.
Kjo recetë mund të përgatitet shumë mirë edhe për ato persona që nuk janë diabetikë duke zëvendësuar fructanin me 120 gr sheqer kaf dhe është tortë light meqenëse nuk përmban as gjalpë dhe as vezë.
No comments:
Post a Comment